UFO në Olimpiket e Londrës

UFO në Olimpiket e Londrës

Në kohën që në Londër do të nisnin fishekzjarrët inauguruese të Lojërave Olimpike, të para nga rreth një miliard njerëz, në qiell ishte edhe një vëzhgues tjetër, një UFO.

Mjeti që lëvizje ngadalë në qiell ishte në formë disku, i fryrë në qendër, metalik, por deri tani asnjë nga organizatorët nuk ka shpjeguar se çfarë ishte ai objekt fluturues.

Ai u filmua rreth orës 00:30, të premten mbi stadiumin “Olympic Park”. Vetëm pak javë më parë, Nik Pop, një nga ekspertët më të njohur të UFO-ve në Britani, parashikoi se kjo ngjarje do të shërbente për të prezantuar edhe qenie nga një botë tjetër.

Pop, i cili ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes për 20 vjet, ka hetuar raportimet e UFO-ve në vitet 1991-1994.