Udineze mposht Lacion 1:0

Udineze mposht Lacion 1:0

Udineze mposht Lacion 1:0Udinese ka shënuar fitore 1:0 në udhëtim kundër Lazios së Lorik Canës e Etrit Berishës.Skuadra e Udineses ka arritur të shënojë një fitore të madhe në udhëtim kundër Lazios.

Udine arriti të triumfojë 1:0, për të nxjerr tri pikë të vlefshme nga ky takim. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Cyril Thereau në minutën e 26-të.

Te Lazio, 90 minuta luajti kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, teksa Etrit Berisha në këtë sfidë qëndroi në bankën rezervë, duke ia lëshuar vendin Federico Marchettit.