sajmirUdineze me ofertë për Sajmir Ujkanin

Udineze me ofertë për Sajmir Ujkanin

sajmirUdineze me ofertë për Sajmir UjkaninSamir Ujkani mund të rikthehet sërish titullar në Serinë A, këtë radhë me Udinezez. Klubi nga Friuli ka hedhur sytë nga portieri shqiptar, pasi Zeljko Bërkic, nuk do të mund të japë kontributin e tij të paktën deri në janar për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Gjatë një seancë stërvitore në palestër, 26-vjecari nga Novisadi ka pësuar një dëmtim aksidental në shpatull, por që rezultoi më I rëndë nga sa mendohej. Shtatlarti serb I është nënshkrtuar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do t’I duhet të paktën katër muaj derisa të nisë stërvitjen me topin. Në këto kushte drejtuesit e Udinezes janë të detyruar të kërkojnë një portier tjeter me eksperiencë në Serinë A.

Drejtori sportiv I friulanëve, Kristiano Xhareto, e pranoi se Ujkani mbetet alternative kryesore për të plotësuar organiken me një tjetër portier, po shtoi gjithashtu se Ivan Kaleva I blerë nga Dinamo e Zagrebit nuk do të jepet në formën e huazimim, sikurse ishte parashikuar, por do të luftojë për një fanellë titullari, me shumë mundësi me Ujkanin. 25-vjecari shqiptar është në pronësi të Palermos, ku u aktivizua gjatë fazës së parë të sezonit që lamë pas, ndërsa në merkaton e dimrit u transferua te Kievo në formën e huazimit. Qëndrimi në stol te Kievo e shtyn Ujkanin të kërkojë një tjetër destinacion për sezonin e ri, ku sigurisht Udineze do të ishte më I preferuari.