Udinese shkatërron Interin 3-0

Udinese shkatërron Interin 3-0

Udinese shkatërron Interin 3-0Viti 2013 për Interin nis në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra e Andrea Stramaccioni është mundur në “Friuli” me rezultatin 3-0 nga vendasit e Udinese.

Dygolëshi i Di Natale (64’ dhe 79’) dhe goli i Muriel (75’) kanë shkatërruar Interin që deri para pësimit të golit të parë kishte dy raste shumë të mira për të kaluar në avantazh me Jonathan dhe Palacio.

Menjëherë pas rastit të pastër të shpërdoruar nga argjentinasi, vjen kundërsulmi i Udinese dhe goli i kapitenit të saj, Di Natale. Më pas, episodi që vulosi ndeshjen: Juan Jesus shkakton faull ndaj Muriel dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Inter mbetet me dhjetë lojtarë dhe Udinese dominon pjesën e mbetur të takimit duke shënuar edhe dy gola të tjerë.