U promovua libri ‘Çeta e Gostivarit’ i autorit Halit Elshani
Në mjediset e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, në kuadrin e ditëve të Mërgatës u bë promovimi i librit ”Çeta e Gostivarit” i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Xhelë Xhelilit nga fshati Kalisht.
Libri në mbi 260 faqe është përplot materiale shumica e të cilëve botohen për herë të parë dhe ku janë portretizuar disa dhjetëra trima dhe luftëtar të pashoq.
“Libri ‘Çeta e Gostivarit’ qysh në pamje të saj të lënë përshtypje se mund të lexohet « me një frymë », sa për shkak të personazhit kryesor në libër po aq për shkak të veprimtarive atdhetare të bashkëluftëtarëve të plakut të maleve Xhelë Xhelili – Kalishta”, u tha në promovim.
Promovimi i librit u organizua nga Zyra për mërgatë e Kosovës, ndërsa botimi i tij u mbështet financiarisht nga Komuna e Gostivarit.
O Halil Elshani historia nuk shkruhet duke treguar pralla per femij nje plak i cili nuk din as vet se q’thot por historia bazohet ne fakte data dhe dit te sakta. Nese ke dasht me i qit vetit ni kapuq qe nuk e meriton keshtu te del dardha me bisht. Ata qe mundohen te mbrojn jan si ti duke mos pasur fakte sulmojn dhe ofendojn pjesmarsit e kety ngarjeve qe per fat ende jan gjall e nuk eshte gjall vetem ky Xhela te mos them i krisur. Ti Halil ndoshta je i ndonje familje “patriotike” nuk po e diej por po shoh se qka po shkruen dhe qka po mundohesh te mbron te paverteten dhe llafet e kota. Nuk mundesh o zotri te mbrosh ate qe nuk mbrohet sepse minarja nuk mundet te hyje ne thes. Te lutem ke kujdes kur permend familjet e njerzve te sprovuar te Kalishtit si psh, ate te Rrahman qehajes sepse kur ti permendesh ato familje duhet te qohesh ne kembe e te drejtohesh kah kibla sepse as ti e as ajfar Xhela yt nuk jeni te thembra e atyre familjeve. Sa per Xhelen po them se sikur ta kishte pa ne ender Muharem Bajraktarin ate Xhelen e kioshte leshue shpirti. Ai Xhela yt ka qen trim dhe ne jeten e tij trimrore ka arit te vret vetem ate bostangjiun e shkret kur ka shkue me ba trimri e me vjedh nji bostan. Prej asaj dite ky trim u ba i njohur se vrau fukaran e shkret qe ishte duke e ruajtur bostanin.E ti zotri shukri sinani nuk po e diej as kush je por po te them se kur te kritikosh dike duhet te kesh argumente e jo genjeshtra. “genjeshtarit i kallet qiri vetem deri ne aksham” prandaj mos ia fut kot vetem pse ke ndegjue ndonji prall prej qiftave te Xheles e Halilit. Si bre Halil mundesh ti thua vetit intelektual e bile edhe shkrimtar e te shkruan pralla duke u thir ne histori kur e din se historia thiren ne data vende dhe fakte. E sa per Zyhdi Hamitin nuk mundeni te kontestoni shkrimet e tija sepse ato per ju jan abetare te gjuhes shqipe qe ju duhet ta mesoni para se te filloni te shkruani histori duke lujtur si femija mshefsa. Heren tjeter kur shkruani ndonji liber me par ulunni e lexoni ndonji liber qer te msoheni te shkruani.
Buka dhe uji për jetën dhe e dhëna dhe interpretimi për historinë janë kushte “sine qua non”!
Në këto kohët e fundit, me sa dimë, janë shkruar dy libra që kanë të bëjnë me historikun e Pollogut.
Një me autorë Ali Llunji dhe Iljaz Metaj: “Xhemë Gostivari”, monografi, Tiranë 2001, Ai është shpërndarë edhe në Kosovë. Këtij libri i kemi bërë një vështrim (Shih libri Xhemë Simnica” në “Rindërtimi i historikut të Pollogut”, Prishtinë, 2011. Në faqen 86 të librit në fjalë evidetohen emrat e disa krerëve të çetave të luftës në Pollog dhe përkrahësit e tyre që nuk qëndrojnë, sidomos numrat astronomikë. Ndër këta shënohet edhe emri i Hamz Rexhepit. Për të thuhet: “Udhëheqësit ushtarakë të vullnetarëve të fshatrave të tjera, ta zamë, për fshatrat Debresh dhe Vrapçisht thoshin se komandant ishte një person nga Luma e Shqipërisë” (sic). Ky, pra ishte Hamz Rexhepi. Aty nuk përmendet askush tjetër i asaj ane. Më tej libri përmendë fshatrat që ishin në ndikimin dhe mbrojtjen e Hamz Rexhepit. dhe që kanë pasë dhënë ndihmesë ludtarake.
Një tjetër libër që bën fjalë për historikun është edhe ai i autorit Rrahim Sadikut: “Jetë kushtuar lirisë – Monografi për Hajrullah Tërpezën”, Prishtinë, 2002. Ndër të tjera aty bëhet fjal[ edhe për historikun e Pollogut. Në pjesën me titull: “Tubimi në Precedel”, faqe 109, posë tjerash bëhet fjalë për rioganizimin e forcave ushtarake.të Qëndresës më 15 gusht 1945, Aty u zgjodh Hysen Tërpeza Komndant i Shtabit të Përgjithshëm të luftës, kurse Sylë Halta zëvendës i tij. Shtabin e përbënin këta luftëtarë: Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendi, Sylë Hotla, Adem Gllavica, Luan Gashi, Komandantë të batalioneve u zgjodhën: Hasan Kabashi i batalionit të parë, Bajrush Xhakli i batalionit të dytë, Rexhep Okllapi i batalionit të tretë, Shaban Haliti i batalionit të katërt dhe Ali Din Hoxha i batalionit të pestë. Me titullin komnadantë batalioni u njohën edhe Mefail Zajazi, Xhemë Gostivari (Xhema në atë kohë ka qenë i zhdukur, por ata nuk e kanë ditur) Hamz Luma dhe të tjerë, në mënyrë që të kishte mundësi që shtabi i përgjithshëm ta shtrinte komandën edhe në ato vise prej nga në momentin e themelimit nuk kishte pasur përfaqësues.(sic)”
Këta burra, pra, duke qenë të informuar dhe të brengosur për luftën dhe fatin e atdheut, e kan pasë njohur Hamz Rexhepin bashkë me aëleatët e tij Xhemë Simnicën, Mefail Zajazin, sepse ishin njohur me luftërat e tyre… Në Greqi Hysen Tërpeza i afrohet Neshatit, djalit të Hamzës, i jep dorën dhe i thotë: “E kam pasë ditur luftën e babain tënd”.
Po ashtu, në një letër që na dërgoi Adem Gjana, luftëtar i çetës së Hamz Rexhepit, nga Liezha e Belgjikës më 13/07/1966, pas botimit të shkrimit tonë në “Shqiptari i lirë” (shih “Rindërtimi i historikut të Pollogut…”): “Shkruan: “Përsa i përket Hamzit, edhe unë jam i dëshirit që ludta heroike dhe të pastërta pa kurrfarë interesi nuk duhet që të mbeten kurrë pa u shënue në faqet e historisë… Tash, sa u përket luftave që ka ba Hamzi mirë i ke zhvillue, por jo të gjitha, se ai ka marrë pjesë gati në çdo luftë që asht ba atje, sidomos në rrethimin e Kërçovës, në Izvorin e Strugës, lufta në Sogore, dmth. shpartallimi i shtabit komunist në Poreçe, e cila luftë asht kryesue prej tij dhe u krye me sukses (Kanë marrë pjesë edhe Xhema e Mefaili, por ata kanë ardhë në ndihëm, se luftën ma parë e ka fillue Hamzi e në atë rast pa marrë pjesë as Xhema as Mefaili. E dyta me ransi asht lufta e Llazaropolit, ku edhe atje forcat janë kryesue prej Hamzit e në atë rast pa marrë pjesë as Xhema as Mefaili. dhe lufta pat sukses, dmth. komunistat u shkatrruen … (sic)”.
Kurse Bajram Bajraktari në “Promemorjen” e tij (Burgu i Kukësit, 1948), kur flet për përgaditjen e kryengritjes kundër komuniste, shquan “Batalionin special të Hamz Rexhepit dhe planin që kishte marrë ai për sipër për ta zbatuar në tubimin e katundit Fshat në verë, 1945″. Aty përmendet edhe Mefail Zajazi edhe Haqif Reçani, që do të merrnin pjesë në fazën e dytë të kryengritjes. (Hamz Rexhepi dhe Mefail Zajazi me djal, pasi kaluan dimrin te Daut Hoxhë Lushi i Çajës, dhe pranverën me një pjesë të verës nëpër Lumë, u takuan edhe me Muharrem Bajraktarin dhe Dostan Rexhepin në Lajthizë të katundit Fshat të Lumës, të cilëve u jepet plani i sulmit. Bajram Bajraktari, vëlla i M. Bajraktarit në “Promemorjen e tij” nuk përmend ndonjë tjetër nga Pollogu. Këtë e vë në duke dhe z. Neshat Bulali, i cli ka qenë i pranishëm në tubim (Shih Tubimi: “Dy Drinat):
Po këto kohet e fundit ka dalur në shesh edhe një e dhënë tjetër. Ajo përbën “Dokumentar i Sutki Koloverit”, i sendërtuar nga Mr. Ismet Krosi dhe Zudi Hamiti, Tetovëmë 2006. Ai përbëhet nga intervista e luftëtarit të Xhemë Simnicës, i cili nuk shkoi në Pollog kurrë para shkatrimit të komunizmit. Një intervistë e pasur me shumë të dhëna për historikun e Pollogut nga një luftëtar pamës, në të cilën, ndër të tjera, thuhet: “”Me Xhelën nuk njihem, Unë s’kam pasë kontakt me Xhelën. Xhela ka pasë një kontakt pune atëherë kur ishte me Hamzën, me Hamt Rexhepin, me atë ka psur kontakt pune. E unë me Xhelën afër…jo…”.
Po ashtu kanë dalur në shesh edh dy botime të tjera që kanë të bëjnë me historikun e Pollogut dhe me Hamz Rexhepin.
Njëra është shkruar nga Lutfi Çejku, mjek. Ajo titullohet “Luma nëpër sfidat e historisë”, Prizren më 1997. Lutfiu është vëlla i luftëtarit Sabri Çejku dhe kushëri i parë i lifttëtarit Elma Çejku. Në pjesën e titulluar “Beteja e Muzdaqes – krenari kombëtare” (Beteja e Vrasës është një bete e vërtetë, sepse në ballafqimin e dy forcave ushtarake me armë vazhdoi lufta një dytore gjer në shkatrrimin e armikut dhe me pasoja edhe nga Qëndresa), ai flet bukur si shumë për të madje me mbështetje në dësmitë e pjesëmarrësit Emër Kolgjini, bashkëfshatar i tij, që jeton në Suedi dhe të Elmaz Çejkut, luftëtar trim i çetës së Hamz Rexhepit dhe pjesëmarrës në Betejën e Vrasës. Ai, ndër të tjera, shquan: “Kështu armiqët sllavomaqedonas, kësaj beteje aktit trimëror të nacionalistëve, dhe udhëheqësit të tyre Hamz Rexhepi Bilalit, me të vërtetë u dhanë përmasat e një legjende, sepse një kështu ua patën bërë armiqt turq një qindenjëzet vjet më parë Ali ashë Tepelenës në Janinë (f. 151, sic).(Fotografitë e Hamz Rexhepit dhe të Dostan Rexhepit janë paak si të shrydhura dhe mezi marrin frymë, sigurisht se nuk ka psur mjaft vend për to, ndonëse ai e ka pasë dërguar foton e çetës në Zagreb për të rinovuar – eb).
Po ashtu Naser Bresa, arsimtar dhe nip i Ramadan Tasim Bresës dhe bir i vëllaut tij Meriman Bresës, ka shkruar nj[ libër me titull: “Shtegtim Kohor”, Prizren, 2005. Naseri flet gjërësisht për fmiljen e madhe të tij dhe përkrahëse të Qëndresës, por prekë edhe disa çësshtje të historikut, si historian i mirë, ato që kanë rëndësi për të, si për “Betejën e Vrasës” bri Muydaqes në fillim të vitit 1946, me informacione që u ka pasë dhënë xhaxhai i tij, pjesëmarrësi Ramadan Bresa. Në të ndër të tjera ai shquan: “Muzdaqja, simbas shumë informatave të marrura nga persona pjesëmarrës në këtë rrebesh armësh konsiderohet një ndër kasaphanat më të mëha në mes forcave nacionaliste dhe të ushtrisë jugosllavo-bullgaro-maqedonase”. Më tej ai vëren: “I gjithë aksioni i zhvilluar, ndonëse me humbje të shumëta të armikut, pikohet me gjak dhe vuloset me jetën e luftëtarit, ideatorit dhe nacionalistit Hamz Rexhepi”. Ai përfundon: “Muzdaqja u njom me gjakun e nacionalistit të paepur, i cili ra burrërisht në krye të detyrës së komandanti dhe jo vetëm kaq, por edhe në kry të akcionit fanatik lumjan kundër sllavo-komunistëve” (f. 61, sic). Neshat dhe Esat BialiliE
Shtatë vjet luftë me fjalë, me be e me kalem Xhelë Xhelili dhe Halit Elshani!?
Duke e shikuar librin e Halit Elshanit dhe të Xhelë Xhelilit të ashtuquajtturin “Çeta e Gostivarit”, m’a tërhoqi vëmendjen edhe një pjesë në f. 176. Në të, posë tjerash, thuhet “Kur erdhëm në ato mele …dhe vazhduam rrezistencën edhe për tre vjet, gjer më 1947, dmth. luftuam plot shtatë vjet midis viteve 1941-1947. Pas shtatë viteve nëpër malet heroike na ishte zvogluar rrethi pasi pushteti okupues ia kishte shti frikën në palcë …neve nuk na mbeti veç të arratisemi për në Greqi” (sic).
Vërtet Xhela dhe Haliti e kanë bërë mirë “hesapin”, se që nga viti l941 gjer më vitin 1947, janë plot 7 vjet. Por kur fillojnë të zbërthehen këto vite duke i lidhur me jetën e Xhelës, njehsimi del i koklavitur, madje shum ë problematik.
Së pari, Poloogu nuk ka qenë i pushtuar nga serbo-maqedonët që nga prilli 1941, por ka qenë nën pushtimin nazist gjerman dhe pastaj atë fashist italian.gjer në shtator 1943. Pra këtu janë tre vjet. Gjatë kësaj kohe atje nuk ka pasur luftë kundër pushtuesit, përveç që Xhemë Simnica i liroi të burgosurit për një kohë dhe çetës së Hamz Rexhepit, kujto përleshjen me italianë në Gradec dhe Gorjan dhe ndeshjet e shpeshta me hadutët e ardhur jashtë visit. Prandaj, Xhela, kudo që të ketë qenë, nuk ka qenë as në mal dhe as në luftë, sepse atëherë luftë me pushtuesit sllavë nuk kishte. Se kjo është ashtu e tregon edhe fakti që më 20/08/1942, Xhela me vëllezërit e tij vranë rastësisht rojtarin e ngratë të karpuzave për një borstan. Më 11 shkurt 1943, Xhelës iu lëshua fletë arrestimi dhe në ndërkohë u burgos më 26/shkurt1944. Por më 31/07/1944, Xhela iku nga burgu me 13 vetë (Shih: Istrazhen sud, Tetovo, 1944).
Kurse pasi iku Xhela nga burgu, i paraqitur nga Rrahman Qehaja, dhëndërr dhe mik i Hamz Rexhepit, shkoi në çetën e Hamz Rehepit, Për të humbur gjurmë dhe për të ruajtur fytyrë, Hamzi përcolli me luftëtarët e tij për në Lumë, pa bërë ndonjë luftë, posë me karkalece duke ecur bjeshkëve…Pra, për katër vjet Xhela nuk ka bërë asnjë luftë përveç vrasjes së rojtarit të ngratë të karpuzave për një bostan.
Prandaj nga ajo shumë 7 vjeçare, po hiqen 4 vjet pa ndonjë përleshje, pa ndonjë përpjekje dhe sakrificë kombëtare dhe po ngelin edhe tre vjet copa copa të tjera. Me fjalë të tjera, kjo periudhë e marrëzisë, të cilën falsifikatori i obsesionuar Halit Elshani e përshkruan kështu: “Xhelë Kalishti që vazhdoi rrezistencën kombëtare me çetën që e kishte formuar Xhema me shokë që nga viti 1941, “Çeta e Kalishtit – Gostivarit “, këtë që e kishte mbajt dhe e kishte prirë vetë Xhelë Kalishti gjer më 1947 (f.198, sic). Nëse dikush do të mendojë që Halit Elshani është pa trurë, ajo është punë e tij, por unë nuk po e thom atë, po le ta lexojë citatin e tij më lart dhe le ta gjejë vetë të vërtetën!
Të shihet se si qëndron puna me ato copat e viteve të tjerë? Vitet 1945, 1946, 1947 dhe atë pjesë e vitit 1948, që duket se e hapë Kutinë e Pandorës!
Një pjesë e vitit 1945 (pasi është kthyer nga Luma), Xhela e ka kaluar në Kalishtpa bëzëjtur në ndonjë pleme ose mashne ku mbahet zahirja e bagëtive. Më kujtohet një çast kur rrinte i strehuar te pojata e Nijaziut përmbi shtëpi të Rrahman Qehajës, se nga ai vend mund të ikte lehtë e shpejt në male nëse paraqitej nevoja. Kur vjen Hamz Rexhepi dhe Mefail Zajazi në malet e Kalishtit nga Luma në verë 1945, pas incidentit të Pozhoranit (Shih: “Rindërtimi …Prishtinë, 2011), diku takohen me Xhelën dhe, meqenëse Mefaili vendosë të shkojë në vend të vet, Hamzi e shoqëron atë me luftëtarët e tij dhe me që edhe Xhela ndodhë aty, edhe ai nuk ndahet nga luftëtarët e Hamzit. Por pasi u përcoll Mefaili afër vendit të vet, kur kthehen luftëtarët te stanet e Jollovcës, … ndodhë një shkëmbim pushkësh për një çast, thotë pjesëmarrësi Neshat Bilali, ku plagoset një luftëtar i Hamzit. Këtu Xhela. mbase nga trimëria ose frika, duht ta ketë shkrehur pushkën e shkurtër italiane dhe këtë shkëmbim armësh Xhela dhe mentori i tij Halit Elshani e quajnë “Betejë të duhanit”!!! Pra kjo është lufta që ka bërë Xhela gjer në verën e vitit 1945.
Por nga fundi i vitit 1945, duke mos mundur të organizonin ndërmarrje kundër pushtuesit, nga se prisnin urdhëra nga anglezët, Hamzi filloi të mendojë për të kaluar dimrin, i cili ishte për ta aq armik sa edhe serbo-maqedonët. Ai ndërtoi një kolibe në Vrasë të Madhe buzë Muzdaqes, një pikë shumë strategjike. Aty i mblodhi pothuajse të gjithë të arratisurit e Pollogut: Musli Simnicën, Bajram Dobërdollin, Zylbehar Dervenin, Hazir Tërnovën dhe Xhelë Xhelilin me disa miq të tij nga Luma. Kështu, pra, përfundoi edhe lufta e Xhelës gjatë vitit 1945.
Por fillimi i vitit 1946 do të jetë pak i ndryshëm, sepse do të ketë luftëra. Më 29 dhe 30 shkurt,1946, pushtuesi i bie në fije Qëndresës. Prandaj dërgoi dy ekspedita kërkuese. Por duke u hetuar me kohë, Qëndresa ua vë pushën dhe i detyron të ikin, duke pasur pasoja në ditën e dytë të luftimeve. Por kërmishi do të bëhet dy ditë më vonë, më 2 shkurt 1946. Një ditë para kërmishit të madh, erdhi nga Luma me disa luftëtarë Dostan Rexhepi, për t’i shpëtuar zbulimit atje të vendit ku qëndronte dhe kështu zhdukjes. Kur u bë lufta e madhe buzë Muzdaqes, (datat që jepen në librin e famshëm (!)) për përleshjet dhe Betejën e Vrasës së Madhe nuk janë të sakta) kundër forcave policore dhe ushtarake serbo-maqedono-jugosllave më 29 dhe 30 kallnor 1946 dhe kërmishi i madh më 2 shkurt 1946, Xhela ndodhi në përleshjet e dy ditëve të para dhe në Betejën e ditës së tretë. Kjo përbën luftën e Xhelës më fillim të viti 1946, por si pjesëmarrës në çetën e Hamz Rexhepitë.
Pasi mbaroi beteja e Vrasës, në të cilën u vra në fund të saj prijësi popullor Hamz Rexhepi, të gjithë luftëtarët e pranishëm u nisën për në Lumë, me qëllim që të shpërndaheshin nëpër miq për t’u shëruar nga ftohja dhe për të kaluar pjesën tjetër të dimrit të acart të atyre vendeve. Gjatë rrugës, andaj kah Restelica, Musli Simnica dhe Zylbehar Derveni e humbën rrugën dhe u ndanë nga shokët. Kurse pas arritjes në Çajë më 3 shkurt, u ndanë edhe Bajram Dobërdolli me Xhelë Xhelilin.të cilët shkuan për Tiranë (Në libër thuhet se ka shkuar për Tiranë më 1945 ku është operuar, po kjo nuk është e saktë, f. 177).
Këto të dhëna pra, përbëjnë luftën e Xhelës prej vitit 1941 dhe gjer më 2 shkurt 1946.
Sa i përket Xhelës pas nisjes për të shkuar në Tiranë, më 3 shkurt 1946, sipas deklaratave të tij që i paraqet në libër mentori i tij Halit Elshani, çështa është jo vetën nebuloze, por edhe shumë e ngatrruar sa duket se po bëhet kijameti! Në një vend ai thotë se ka qëndron nja një muaj, diku tjetër thotë se ka qëndruar dy muaj në një spital për të shëruar këmbën e ftohur. Por pas një muaj ai thotë se ka ikur nga spitali, sepse gjoja qenka hetuar. Por në anë tjetër ai thotë që “kur isha në spital në Tiranë, më çoi fjalë Muharrem Bajraktari” (f.174) për ta ftuar për të ikur për Grqei. (Nuk është e saktë që M. Bajraktari e ka ftuar atë për të ikur. Por kjo trego që Xhela gjer atëherë ka qenë në Tiranë, mbase në spital gjer në gusht 1946. Po në faqen 240 të librit thotë që ka qëndruar 6 muaj te një familje në Fushë Krujë, ku ka shërbyer si rrogëtar bagëtishë. Pra vitin 1946, sipas tij, e ka kalusr në Shqipëri. Kjo tregon shkoqitmas për luftën e tij gjatë pjesës tjetër të vitit 1946. Dhe këtë luftë të Xhelës falsifikatori i obsesionuar, Halit Elshani, e paraqet kështu: “Katër vite me komandantin legjendar Xhemë Gostivarin dhe vazhdimi edhe për tre vjet me komandant Xhelë Kalishtin çeta ka qenë nder dhe nji rrealitet i pamohueshëm që për asnji çast nuk është dashtë të anashkalohet (f. 199, sic).
Ja kështu bëhen gjashtë vjet luftë me llafe, që i ka vulosur Xhela me be në Televizionin “Koha të Tetovës dhe Halit Elshani me kalemin e tij…me “qetën” e Brukselit!…Pra, për t’u bërë 7 vjet, luftë me fjalë, duhet edhe një vit. Sa i përket luftës me fjalë, edhe kjo do të plotësohet. E kam mirë arithmetikën z. Halit Elshani, se juve jeni matematicent!?
Po si qëndron puna me vitin 1947 dhe pjesën e vitit 1948 para se të shkojë në Greqi, të cilin sikur përpiqet ta fshehë Xhela ose Halit Elshani?
Për këtë kohë Xhela dhe Halir Elshani nuk japin informacione në librin në fjalë. Kjo vjen nga ajo se nuk ka veprimtari ose bëhen përpjrkje për të fshahur diçka dhe për ta vërtetuar këtë nuk është lehtë. Por ka disa mekanizma që mund të ndihmojnë si mendja e shëndoshë, rrethana dhe ndonjë dëshmi, të cilat, fundi i fundit, janë disa nga dallojat e mirëfillta të shkencës së historisë.
Sipas informacioneve që dalin tërthorazi, Xhela ka jetuar në Shqipëri, siç u konstatua më sipër, gjer para prishjes së marrëddhënieve shqiptaro-jugosllave më fund të vitit 1948. Prandaj kur regjimi komunist i Jugosllavisë ia kërkoi atij të Shqipërisë që t’ia dorëzojë pollogassit e ikur te nëna e tyre pas 45sh-it, filloi t’i kthente prapë nja një muaj para prishjes. Këtë gjendje e tregon shumë shkoqitmas luftëtari i Xhemë Simnicës, Sutki Koloveri, në “Dokumentari”, Tetovë, 1006, sendërtuar nga z. Krosi. Të frikësuar që do të dorëzohen në kthetrat jugosllave, shumë pollogas vendosin të ikin. .. “Nji grup ikë e del në këtë anë, por me që kishte spijunë, i kapin në Gostivar”, thotë Sutki Koloveri. .. “Njani, një mësues nga Tetova ma i miri, u vra… Në shtëpi ndejtëm 13 ditë me vëllaun tim… Me këtë grup ka qenë edhe Xhela e Avdyli që iki nga Vlora… i zunë dhe i burgosën.. Pastaj ikën nga Idrizova dhe shkuen në Greqi”, shton Sutki Koloveri në dëshminë e tij si luftëtar i Xhemës Simnicës. Ai flet, midis shumë të tëtjerave për luftën edhe për një ëçshtje tjetër, Hmz Rexhepin. Ai thotë: ” E unë me Xhelën shumë njihem, po me Xhelën nuk kam pasë kontakt. Xhela ka pasë një kontakt pune atëherë kur ishte me Hamzën, me Hamz Rexhepin, me at ka pasë një kontakt pune. Në Greqi tre vjet e gjysmë, dëshmon luftëtari i Xhemë Simnicës, Sutki Koloveri në “Dokumentari”.
Pra këto e përbëjnë luftën “Me armë dhe me mend qëndroi dhe rrezistoi në luftë kundër pushtuesit sllavo-komunist plot 7 vjet. Katër vjet luftë bëri nën komandën e Xhemë Gostivarit, alias Xhemë Hasës, e tre të tjera si komandant i çetës” f. 201, sic).
Kjo pjesë, pra, përbën tre vjetët tjera të luftës së Xhelë Xhelilit kundër pushtuesit serbo-maqedon!?
Pra edhe këto dy vjet (pjesë e 1946 dhe 2947), nuk tregojnë që Xhela ka qenë në Pollog, se lëre më të tregojnë për ndonjë luftë, veprimtari a përleshje që ka bërë ai në mbrojtje të çështjes kombëtare., posë llafeve, për të cilat Halit Elshani i bie aq zëshëm borozanit, sepse sikur mendon se është duke folur me nxënësit e tij. Por kah fundi i vitit 1948, Xhela shkon atje, kapet dhe burgoset. Bën çka bën, del nga burgi i Idrizovëd dhe ikë për Greqi me vëlla të tij. Prandaj edhe këto duhet ë zbriten nga ato 7 tvjet, besoj se Halit Elshani di ta bëjë zbritjen! Çka ngelë, pastaj nga lufta e Xhelës dy pjesëmarrje rasti luftimesh në çetën e Hamz Rewxhepit, që e paraqet, pa fije pa u skuqur, si të veten.
Po në faqen 136-237 të librit në fjalë, Xhela përmend dhe Haliti shënon një numër vendesh ku janë bërë luftëra kundër pushtuesve serbo-maqedonë. Ai thotë: “Kemi luftue këtu, kemi luftue atje, kemi, kemi, kemi dhe kemi luftue kudo..”. Shumë luftëra janë zhvilluar atje. Po ato nuk i ka bërë as Xhela, as mentori i tij Haliti dhe as unë, por i ka bërë populli i Pollogut me prijësit e tij trima e të vendosur për idealin shqiptar të drejtë: Xhemë Simnica, Mefail Zajazi, Hamz Rexhepi dhe të tjerë si Haqif Reçani, Lokë Llokovica…
Tani dua të jemë i qarttë. Qëllimi im është që të gjindet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Këtë jam përpjekur ta bëj në saje të informacionit që ka dhënë Xhelë Xhelili në librin në fjalë dhe në saje të disa dëshmitarëve që e kanë pasë njohur atë mirë. E thërras-ish bashkëfshatarin tim të dikurshëm (Jam larguar nga Kalishti më verën e vitit 1951 dhe pasaj e kam vizituar nga Prizreni edhe disa herë), që të mos ketë zemrime, kërcënime, llafosje pa fakte dhe pa argumente, sepse ato nuk kontribuojnë për gjetjen e së vërtetës. Sa i përket periudhës 1941-1946 janë absolutisht dhe kategorikisht të vërteta “abssolute”, që nuk mund të vihen në pyetje, sepse janë të dëshmuara nga një numër dëshmitarësh pamës. Jeta e tij është e dyshimtë pas Btejës së Vrasës. Por për të, me pasaktësi, flet ai vetë, por për pjesën tjetë, ndonëse Xhela hesht, e sqaron Sutki Koloveri në “Dokumentari”.
Jam i sigurt që plaku katundar Xhelë Xhelili nuk e kupton rëndësinë e të dhënës në histori, faktin ose dokumentin. Por ato nuk mund të rregullohen sipas qejfit. Gjithashtu jam i sigurt që edhe mentori i Xhelës, Halit Elshni, për shkak të kokëfotësisë së tij nuk i përfillë ata, Është punë e tyre. Por ato do t’i shohë shkenca dhe inteligjencia e Pillogut… Unë jam i hapur, për hir të së vërtetës, si i përkushtuar që jam për të, të debatoj jo vetëm me sajuesit e atyre “qetave” kudo dhe me atë në Bruksel, por vetëm me fakte, me dokumente dhe me dëshmitarë që flasin jo duke bërë be, por duke treguar përvojën e tyre me dorë në zemër dhe me të dhëna të pakontestuara.. Halit Elshani, pa qenë pjesëmarrës, pa e ditur vendin, pa pasur haber për luftën, pa dhënë asnjë ndihmesë, asnjë…, të paraqitet si kampion i formimit të “qetave” të paqena për të ngatrruar e zhdukur historinë, të sajimit të “pleqëve të maleve” të paqenë, të mohimit të së vërtetës objektive, të deformimit të historisë, gjeografisë së Pollogut…
Essat H. Bilali, Sr. Sc.
2 shkurt, 20012
SH. B. A.
Pasi e shkatrroi historikun me ngritjen e çetave të paqena dhe pasi i paisi ato po ashtu me krerë të paqenë, Halit Elshani do të shkatrrojë çdo gjë tjetër!
Duke sofistikuar për një çështje, Halit Elshani përmend një emër Ukë Musa. Sillu dhe mbështillu, ngeca, por kur u përmend Lalë Krosi, e pashë se historiani i çetave e ka fjalën për Musa Jukën (f. 151).
Në faqen 129, pasi historiani llafoset për do gjëra që nuk përkojnë me rrethanën, përmendet një emër i një fshati Qajle. Duke shikuar andaj dhe këtej, gjej që ky emër i referohet emrit të fshatit të Lumës Çajë.
Në faqen 184, historiani bën fjalë për heronjët e Xhelës dhe të Halit Elshanit. Aty përmendet edhe emri i Hamz Rexhepit, i cili ka qenë nga Bicajt e Lumës, kryeqendër e visit për shekuj. Por për të thuhet se Hamz Rexhepi ka qenë nga Izbica, një emër fshati që nuk gjindet në sipërfaqe të dheut…
Në faqen 195 bëhet fjalë për do njerëz, të cilët quhen Kallishtajve. Mendohet këtu për kallinjët – elb, grur dhe, apo për fshatin Kalisht ose Kalishtajve?
Në faqen 142, duke folur për Betejën e Vrasës, përmendet një emër Muzhdavaqe. Ky emër nuk ekziston atje, por atje gindet emri i lumit Muzdaqe.
Kurse në faqen172 bëhet fjalë për një Bajram Dobërdolani, mbiemër që nuk ekzistonte gjatë luftës. Atherë ka qenë një Bajram Dobërdolli, luftëtar i Pollogut, që vepronte në çetën e Hamz Rexhepit, gjë që e tregon edhe fotoja…
Këtu u paraqitën disa harrlla hurlla, që gjinden e librin e historianit Halit Elshanit “Çeta e Gostivarit”, i cili është i pasur fund e krye me këso marifetesh. Nuk ka fije dyshimi që kjo gjendje, duke u përpjekur për të falsifikuar, është një marri kolosale, që nuk e banë as guri as druri… Meegjithatë, kur vihen në dukje këto marrëzi nuk duhet të merren si fyerje, por duhet të shprehet mirënjohja, falënderimi dhe të kërkohet falje lexuesit për blrjen e këtyre lëshimeve të pashembullta, sepse kjo është në pajtim jo vetëm me mendjen e shëndoshëe njerëzore, por edhe me mirësjelljen, se lëre profesionalzmin. Por duket që Halit Elshani, historiani i çetave të sajuara dhe autori me Xhelën, duke mos pasur lidhje me këto, i quajnë fyerje. Por ata duhet ta dinë se kur thuhet e vërteta, nuk është fyerje, por fyerje është kur thuhet e pavërteta, rrena, shpifja, shtrembërimi, falsifikimi, vjedhja e ngjarjeve, vjedhja e luftëtarëve, vjedhja, vjedhja, vjedhja…- Essat Bilali
1.Degradimin e luftës mund ta bejnë vetëm njerzit si JU !Degradimin e luftës së përbashkët duke e përsonalizue deri ne ekstremitët .Kjo nuk i benë nder asaj rrezistence.Duke krahasue mohimin tuaj qe Gjela të këtë pasë lidhje në shkrimet e më hershme,ju zoteri e vertetoni tani më këtë koment se Gjela ka qenë pjesëmarres,udhëheqes dhe krah për krah më Muharrem Bajraktarin,për të cilin ne nje koment te ma hershëm keni pohue se gjoja Gjela nuk ka pasë lidhje më Muharrem Bajraktarin!!!!!!!
2.Edhe Haliti dhe shum te tjer Halita,pra edhe Gjela kanë pasë n’at kohë at uniformë.Kjo nuk ka qenë deshirë e as një shqiptari,por është qit aty me ua berë me dije se është e vërtët se në shqiptarët kemi qenë ushtar oblikatisht,pra edhe Xhela ne te njatin vend ne Semizovc të Bosnjes,jo në Serbi,bile mue me ka ra rasti të luftoja me ustash të cilët edhe na sulmuen më 1971!Ju e keni pasë lehtë se keni qenë jashta kufirit shqiptaro-jugosllav.Shembull më eklatant i shtrembrimit është citimit dhe banalizimi kur thueni:”Halit Elshanit është ajo kapela dhe palltoja jugosllave e përgjakur me gjak shqiptari, përkrahja e tij e fashisto-serbbizmit dhe deformimi i historikut të Pollogut në librin e ashtuquajtur “Çeta e Gostivarit”.Dezertori gjithmonë kapët për çofte edhe për një fije kashte për të shpetue se mbyturi,sepse ju i kini sherbye fashizmit të shpirtit të juaj.Ju i keni lanë shokët tuaj dhe ia keni mbath matan dhe tentoni apriori se dini çdo gjë !Historia nuk shkruhët apriori si ju e keni pa,rrallë here aty këtu.Pas çdo aksioni keni ikur dhe jeni strehue andej kufirit.Gjela më shokë ka qenë vendas dhe e ka vazhdue luftën edhe dy vjat pas jush.Leni më këto denigrime se po e ulni vleren tuaj dhe shokët tuaj.Halit Elshani Të nderuar komentues:Bedri,Goni,Milloshi,Enveri,Bobllima dhe Astriti,jeni të mrekullueshëm dhe rreal.Po çka keni prit prej nipit të tradhetarit Esad Pash Toptanit?Po shiqojani facën : si t’ishte homoseksualc apo një lavire e ngjyrave të kuqe!Po si ka mundësi të shkruhët një libër aq voluminoze dhe te rëndësishme për tre muaj !?Edhe sikur të kishte krejt salistët ;jatullahistët e milicat në dispozicion nuk do kishin mujt as brumin me tubue e lene më me gatue?Po për tre muaj as grumbullimin e materjali,as seleksionimin e tij,as mbarshtrimin,as lekturën e korrekturën e lene tua jep njerzve qe ta lexojnë dhe t’i japin verejtjët e tyre e t’i inkorporoj ato!Këto janë genjeshtra të kuzhinave antikombetre.Une kam punue ne librin tim 6 vjet dhe…Kjo është prralla me tupan qe ne dijm me berë vetvehtën dhe me njollosë shtetin dhe kombin duke u fut aty ku është e denueshme,jo humane dhe djallezuese.Si ka fytyrë më folë për shkeljën ,perdhosjën e ish sistemit,kur vet e benë të njatën gjë.Dhe më të drejt Pirro Prifti shkruen se :Kalerimi i Blendit ka efekt flutur, …H
Z: Halit Elshani, autor i librit “Çeta e Gostivarit”, në shënimin e datës 11 mars 2012, jeni përpjekur të thoni diçka, por për shkak të përzierjes është vështirë të kuptohet ndonjë gjë qartë.Megjithatë dalloj që ju përdorni një fjalë a shprehje, të cilën e shkruani apriori. Kjo fjalë nuk gjindet në asnjë fjalor. Por më duket se kur e përdorni juve atë fjalë, keni ndërmend fjalën filozofike A PRIORI. Kur e shoh se si e shkruani gabimisht, jam i mendimit që juve nuk e dini as kuptimin e saj. E kundërta e saj është A POSTERIORI, e cila ka lidhje me historinë. Kuptimin e tyre nuk po e shpjegoj, por po më duket se juve jeni si ai qytetari fisnik i Molierit, që thotë se ka folur katërdhjetë vjet në prozë dhe nuk e di se çka ëshët proza!
Sa u përket atyre që mund të quhen llafosje këmbëngulëse ala Halit Elshani, sofistikime pa fakte, pa dëshmi dhe pa dokumente, ato duken si ato llafosjet serbe për Kosovën që e quani “Stara Serbia” dhe për ta bërë atë falsifikim të vërtetë, përdornin diktaturën, terrorin, shpërnguljet, mbytjen, poshtërimin, zhdukjen e njerëzve dhe të dokumenteve. Por e vërteta nuk ndryshohet, nuk zhduket…Po gjithashtu juve me këmbënguljen tuaj pa fakte, dhe pa argumente, dukeni si Duçeja,si Hitleri, si Stalini, si Titoja dhe si Enveri, të cilët, duke u përpjekur që t’i bëjnë realitet A Priori-et e tyre për gati një shekull, e torturuan njerëzimin…, por të vërtetat nuk mundën t’i ndryshojnë dhe A PRIORI-et e tyro cofën si vesa nga dielli i mëngjezit. Që juve jeni të këtillë, nuk e tregon vetëm këmbëngulja e juaj dogmatike, e tregon jo vetëm përzemërsia për ta, por edhe ajo kapota me kësulën me yll të kuq të srbo-komunizmit, të cilën juve e mbani për kryelartësi dhe madje, që është edhe më keq, përpiqeni t’i arsyetoni ato të këqia të mëdha,duke fyer të gjithë ata kosovarë që vdisnin nëpër burgjet e pushtuesit serb, që përndiqeshin, që mbyteshi, që dëboheshin, duke luftuar kundër asaj kësule me yllin serb të kuq dhe asaj kapote të yrryer të kuqe dhe të zezë!..
Se juve llafoseni, madje ala Halit Elshani, pa ditur të vërtetën, shihet edhe nga ajo kur më bëni mua të “jashta kufirit”, kur unë jam rritur e rinuar në Pollog e në Kosovë (1941-1960), gjatë masakrave të 45-shit, gjatë terrrorit të mbledhjes së armëve, gjatë terrorit për mbyljen e shkollave dhe kam qenë i akuzuar si nacionalist, si kundër-jugosllav, msdje si kundër-kominternist, por atë kapoten dhe kësulën tënde,me yllin e kuq nuk e kam veshur, madje as për të shitur çallëm për t’u dukur si dem!
Muharrem Bajraktarin, e theksojmë edhe një herë, nuk e keni parë as ti, as Xhela.gjatë luftës, pos në ëndërr, të cilat po përpiqeni me këmbëngulen dhe kokëfortësinë tuaj t’i bëni zhgjëndërr, por kot e keni. Lexojeni drejt shkrimet tonë. Ne nuk jemi kunëdthënës!
Juve paskeni punuar gjashtë vjet, sa qesharake qenka, në librin e rrenave, në librin e shpifjeve, në librin e sajimit të çetave të paqena, në librin që ia ndryshoni foton Mefail Zajazit, në librin që përpiqeni t’i përvetësoni luftën Xhemë Sinicës, në libri që përvetësoni çetën e Hamz Rexhepit, në librin që e quani Hamz Rexhepin luftëtar të Xhelës (o Zot i madh!), në librin…
Kaq sa i përket historisë. Ato tjerat që janë jo historike, mbajeni për vete se janë prodhim i kulturës dhe i personalietit tuaj!
Essat Bilali,
“Dëshmorët ose të Hlit Elshanit
Duket se Halit Elshani, autor i librit “sui generis” “Çetq e Gostivarit”, për të cilën thotë që ia ka vënë vetë emrin (shih old comments në internet), nuk i përfillë faktet, se mendon që ata nuk janë gjëra që ngurtësojnë historinë, po pëfill ndjenjat, dëshirat dhe opinionet si bërës të historisë. Për këtë Halit Elshani duket se është një “revolucionar” i tipit marksist, jo me mjekër dhe me mendjen briliante, i cili i sulmote filozofët duke thënë se çështja me rëndësi “është jo përshkruarja e botës, por ndryshimi i saj sipas qejfit të tij”. Si ndjekës i kësaj mendësie, “kuptimi objektiv i historisë është duke u venitur. Dhe rrena, pra ndjenjat, do të sajojnë histori”, thotë Orwell-i
Prandaj Halit Elshani në librin e përmendur më sipër, duke përmendur Xhelë Xhelilin, diktatorin me luhatjen e shkopit për t’u dëgjuar, kur flet për vëllezërit e tij , posë tjerash, thotë: “Dorën në zemër ata nuk ishin në sy si unë, ndoshta ata kishin mundur pa pasoja të mbeteshin në Kalisht”(f. 124, sic). Kjo është një gjë që dihet mirë.nga ne të asaj ane në atë kohë, ndonëse ata e ndihmuan Xhelën për zhdukjen e rojtarit të pafajshëm të Ngotinës.
Por Halit Elshanit nuk i pëlqen dëshmia e heroit të tij të sajuar folklorik, që përbën fakt të ngurtë, sigurisht sepse nuk është në pajtim me ndjenjat e tij subjektive për historinë – kërcënime dhe fyerje. Prandaj ai ka tjetër mendim për vëllezërit e Xhelës, sepse, mendimi i tyre, kur e kanë gënjyer fashistin e Lumës nga Gjakova, Tahir Zajmin për historikun e pollogut, pajtohet me mendësinë e Halit Elshanit. Prandaj, ai do t’i shpërblejë ata me tituj madhështorë të shkruar me kalem, sigurisht se sipas qejfit të tij, pa çka se ata kanë qenë siç thotë Xhela dhe pa çka se axha Hajrullah ka qenë mullinjëxhi. Prandaj në listën e përzier të dëshmorëve të kombit shqiptar “Me rastn e përurimit të bustit të Skënderbeut në Shkup më 2006, …”, Halit Elshani do të bëjë dëshmorë duke u ngazëllyer, jo vetëm heroin e tij të gjallë, Xhelën, por edhe të tjerët të familjes së këtij të fundit gjithashtu të gjallë, pa rënë në lufta, pikërisht si Enver Hoxhën, ideologun simpatik të tyre. Kjo shihet nga numëri 20 i rradhës së dëshmorëve të tij, ku shënon: “Vëllezërve Hajrullah, Hylmi, Abdyl, Hysen e Xhelë Kalishta (f. 183, sic)”. Për habi emrin e tij nuk e shënon Halit Elshani si dëshmorë!
Nuk ka fije dyshimi që edhe kjo çështje përbën jo vetëm dhunë ndaj të vërtetës historike, madje nëpërkëmbje shumë të përdhunëshme të atyre dëshmorëve të vërtetë, që ranë nëpër lufta si “me le”
kundër pushtuesve të kombit. Po si këtë edhe sofistikimet tjera të Halit Elshanit, janë disi të kuptueshme, sepse, duke punuar më shumë se gjashtë vjet në librin e tij, pra, gjashtë vjet më pak se udhëtimi i Odisse-ut për Itakë, për ta gjetur Penelopën e bukur duke bërë vek, është marramendur…
Për këto të gjitha dhe shumë e shumë mëkate të tjera që janë pasqyruar më sipër dhe në libra, Halit Elshani nuk duhet të vihet në gjilotinë, sepse, duke mos qenë Pollogas, duke mos marrë pjesë në asnjë përpjekje atje, duke u mbështetur në thëniet e plakut të pashkolluar, që u bë plak i maleve afër 100 vjetësh dhe duke mos u marrë me këso punësh gjatë gjithë jetës së tij, përveç tani për hatër e për hutër, gjatë gjithë jetës së tij, është bërë një romantik i kohës së vjetër në kohën e re, duke u përpjekur që ta idealizojë Pollogun sipas qejfit të tij me punë të pagaur nga “shumazha” për gjashtë vjet të tëra. Por, nga sa shihet, sikur të punonte në të edhe për gjashtë vjet të tjera dhe t’ia kalonte kohës së udhëtimit të Odise-ut, për shkak të kokëfortësisë së tij dhe dëshirës për qejfëbërje, pa çka se merret nëpëkëmbë objektiviteti dhe e shenjëta e vërtetë, nuk duket se do të bënte më mirë., madje edhe kohë nuk ka, se i duhen shumë vite për të shkruar një fjali të thjeshtë pa kryfjalë, pa folje dhe pa kundrinë…Dogma serbo komuniste, nuk zhduket lehtë nga truri…
Në fund do të pyetja: se “Të nderuar komentues : Bedri, Goni, Milloshi, Enveri (jo Enver Hoxha-eb), Bobllima dhe Astriti”, të cilët paskan komentuar për librin në fjalë, a nuk dinë t’i shkruajnë mbiemrat e tyre dhe a e dinë historikun e Pollogut shqiptar??!
Essat H. Bilali, lumjani nga Pollogu
Mars, 20\2 SHBA
Titulli i shkrimit të më sipërm duhej të ishte: “Dëshmorët ose martirët” e Halit Elshanit”.