U promovua libri ‘Çeta e Gostivarit’ i autorit Halit Elshani
Në mjediset e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, në kuadrin e ditëve të Mërgatës u bë promovimi i librit ”Çeta e Gostivarit” i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Xhelë Xhelilit nga fshati Kalisht.
Libri në mbi 260 faqe është përplot materiale shumica e të cilëve botohen për herë të parë dhe ku janë portretizuar disa dhjetëra trima dhe luftëtar të pashoq.
“Libri ‘Çeta e Gostivarit’ qysh në pamje të saj të lënë përshtypje se mund të lexohet « me një frymë », sa për shkak të personazhit kryesor në libër po aq për shkak të veprimtarive atdhetare të bashkëluftëtarëve të plakut të maleve Xhelë Xhelili – Kalishta”, u tha në promovim.
Promovimi i librit u organizua nga Zyra për mërgatë e Kosovës, ndërsa botimi i tij u mbështet financiarisht nga Komuna e Gostivarit.
Z. Halit Elshani, te pergezoj shume per botimin e librit te ri, i cili eshte edhe nje kontribut edhe nje tentim me shume per nxjerrjen nga pluhuri i hareses i fytyrave te rendesishme patriotike kombetare, te cilet flijuan cdo gje, ne fund dhane edhe jeten per ceshtjen kombetare. Keta patriote te shumte te cilet politika slave beri cdo gje qe ti hudh ne anonimitet dhe ti fshij nga historia dhe vetedija jone kombetare. Sot ti Z. Halit Elshani ben nje nder te madh historise se re shqiptare duke ju hapur nje faqe te rendesishme, te haruar nga historianet tane. Uroj qe ky te jete vetem fillimi i kontributit tend historise sone te re , siq ke dhene edhe kontribute ne fusha te shumta te jetes ne Kosove…
Uroj qe ne te ardhmen e afert edhe ti ta kesh vendin e nderrit per vepren tende te dhene Kosoves.
Me Respekt!
Fatmir Qorolli
Edhe kështu lexova me kujdes rencenyionin tuaj Z. Pushkolli për librin e Halit Elshanit “Çeta e Gostivarit” para atyre 30 vetave në sallën univerzitare në Prishtin. Nuk ka fije dyshimi se kur doli libri e prita me interes dhe po ashtu e lexova me interes. Por duke qenë njeri i Luftës, Z. Neshat Bilali – luftëtar i Hamz Rexhepit, i bahkëluftëtarit të Muharrm Bajraktarit, Dostan Rexhepit dhe pas vrasjeve të tyre edhe i Muahrrem Bajraktarit, dhe duke e ditur kështu historikun e Pollogut, e shoh se ai ëshët me përmasa të mëdha i falcifikuar, rrenë, mashtrim, shtrembërim, sajim…, sepse nuk ka patur “Çetë të Gostivarit”, por ka patur disa çeta të Gostivarit, njëra ajo e Xhemë simnicës, një tjetër e Mefail Zajazi dhe pastaj ajo e Hamz Rexheepit, të cilat kanë bashkëpunuar për vite me njëra tjetrln në luftën e madhe të popullit tonë kundër serbo-maqedonëve. Po ashtu ka pasur edhe ddisa çeta më të vogla, si ajo e Haqif Reçanit dhe e Lokë Llokovicës. Por në asnjë mënyrë nuk ka pasur çetë të Xhelë Xhelilit, i cili ka qenë në burg për vrasjeb e karpuzxhisë pre 26 shkurtit 1944 dei më 31 07. 1944 kur iku nga burgu, kur ishte vala e luftës. Xhela i vetmuar, i paraqitur nga Rrahman Qehaja te Hamz Rexhepi, pas asaj kohe është ggjetur në çetën e Hamz Rexhepit, si në përcjelljen e Mefail Yajazit me njerëyit e çetës së Hamz Rexhepit, ssi Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, Sul. Asllani,, y, Neshat Bilali, të gjithë nga Luma dhe anë atë të Vrasës, që i kishte mbëedhur për t,i shpëtuar Hamz Rexhepi, si BBajram Dobërdollin, byrazel, Hazi Tërnovën, mik, Zylbehar derveni, po ashtu nik me të tjerë edhe Xhelë Xhelilin, këta nga Pollogu dhe Dostan Rexhepin, Elmaz Çejkun, Ramadan Tasimin, Sulë Asllanin, Emër Kolgjinin dhe z. Neshat Bilalin, të gjizhë këta nga Luma. Pas luftës më të madhe në Pollog të Vrasës, ku u vra prijësi popullor dhe dëshmori i kombir shqiptar Hamz (Dekretin e dekorimeve, 1993 nga Kryetari Dr. Sali Berisha) dhe ku u shkatrrua një pjesë e madhe e ushtrisë jugosllave, u shkatrrua çeta e tij. Të ggjithë luftëtarët e mbetur shkuan për LUmë, lurseXhelame Bajram dobërdollin shkuan, duke u bërë tebdilë, në tiranë. Atje Xhela i ka shëruar këmbët më 1946, jo siç thuhet në libër me 1945. Po ashtu Xhemë Simnica nuk është mbytur më pranverë të 44-shit, se atëhrë ai ishte në luftë, por në prandverë të 1945-shit. Si është e mundur, me gjithë ato pretenddime, Xhelë Xhelili të mos i dijë këto? Po si është e mundur që autori i librit t,i gëlltisë rrenat e Xhelës pa konfirmim të fakteve? Po gjithashti si është e mundur që ballisti i ri kur ka vdekur Balli Eugjen Shehu të përgadisë rencezionin e ti në saje të këtyre rrenave, kur ai n. “Fakti” botoi një shkrim mjaft informues për luftën e Pollogut !? Në këtë mbësshtetje ëahtë përgaditur edhe vështrimi i juaj z Pushkolli, madje me mendësi të përgjithëshme, pa asnjë të dhënë të veçantë. Nuk e di se nga jen, z. Pushkolli, por një gjë dua ta them për shkruesit e historikut të Pollogut. Ata nuk duhet të tregohen aq lokalistë neputisë se pollogu ëahtë i gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet t,i mbyllin syt. ndaj idealizmit shqiptar, sepse okupatori fashist, njësoj si ai serbo-maqedon ka qeb]n okupator, madje i gjithë SHQIPËRISË, që mendonte për t,i asimiluar shqiptarët dhe Hamz Rexhepi, luftëtari Pollogut, ka qenë njëri që i ka luftuar të gjithë okupatorët me çetën e tij trime dhe me popull e krerl të Pollogut. Vështrimet shkencore nuk bëhen për hatër r për hutë! Për më tepër shih: Esat Bilali, “Shkrime historike: Kosovë – Tetovë, Gosivar, Kërçovë”, Tiranë, 2002. Neshat dhe Essat Hamz Bilal
Ashtu siç ka gabime faktike të qëllimta, shtrembërime dhe falcifikime, fryerje dhe zmadhime, vjedhje të luftës së Xhemë Simnicës, të Muharrem Bajraktarit dhe të Hamz Rexhepit, libri “Çeta e Gostivarit” i z. Halit Elshanit, ka edhe gabime ideore. Në faqen 182 bëhet fjalë për një letër që paska dërguar Xhelë Xhelili me rastin e vendosjes së bustit të Skenderbeut në Shkup. Në të shënohen një numër emrash si dëshmorë të kombit, një shumicë prej të cilëve kanë vdekur nga vdekje të natyrëshme. Ata mund të jenë gjithëçka, por nuk don mend se nuk janë dëshmorë të kombit. Po ka edhe nga ata që janë dëshmorë të kombit, sepse kanë rënë nëpër luta kundër pushtuesve, njëri nga këta është edhe Hamz Rexhepi, që u vra nga armiku i kombit serbo-maqedon në fillim të vitit 1946 në Luftën e Vrasës, luftën më të madhe tri ditëshme që është zhvilluar në Pollog kundër ushtrisë jugosllave. Po befasia e madhe është që në këtë listë të dëshmorëve të Xhelë Xhelilit dhe të Halit Elshanit, bashkë me recensistin Eugjen Shehun, shënohet edhe emri i Enver Hoxhës si dëshmorë i kombit shqiptar. Kjo gjithashtu nuk qendron, madje në asnjë mënyrë. Enver hoxha mund të ketë qenë shumëçka gjatë sundimit të tij në Shqipëri. Por ai, duke pasë vdekur në prehër të Nexhmie Hoxhës me të gjitha të mirat që kanë qenie në tokë, asesi nuk mund të jetë dëshmor i kombit shqiptar. Përzemërsia e autorit për Enver Hoxhën bashkë me Xhelën që u konvertua më vonë për t,i shitur falcifikimet e tija edhe në Shqipëri, tregon një mendësi të hallakatur, sidomos në kohën kur u zbuluan krimet e tij, të cilat bënë që ta tradhëtojë edhe Partia e Punës së Shqpërisë, pra djemtë e vet politikë….
Të Botosh nji liber ne emer te Xhel Kalishtit eshte liber e diriguar nga vete Xhela dhe eshte liber te ngritjes se vetvetes ne piedestal,e pyes Xhele Kalishtin kush ka qene vete ai nji komunist i perbetuar i cili kur permende Enver Hoxhen ,derthe lote krokodili,kurse Enveri me Titon i luftoi Cetat e Xhem Gostivarit,Haqif Recanit,Hamz Rexhepit nga Luma,kurse ku ishte ceta e juaj artificiale per te cilen cete e keni genjier Opinjonin Shqiptare dhe Autorin i cili eshte futur ne Bodrum dhe ka shkruajtur librin ne eresire,pa hulumtuar dhe pa i kotaktuar ata pak ish luftetr te asaj kohe per te cilen vete Xhel Kalishti nuk i njeh qe dote thote se ai nuk ka shkrepur anji plumb nga arma,ngase ka qene pa arme dhe i ikur nga Burgu,Xhel Kalishti ka qene i Mbrojtur nga Hamz Rexhepi i cili e mbante ne ceten e vet vetem e vetem qe Xhela mos te bjere perseri ne doren e Shkavit jo qe Xhela ka qene politikisht i denuar por per dicka theter qe dote ishte reale qe vete Xhela te kerkoje falje nga familja e Sheval Elmazit nga Negotina..Autorit te librit i’ja boj me dije qe te terhek librin me genjeshtra ngase Historia dhe koha do te ju denoj..Pollogu nuk eshte larg ejani dhe hulumtoni mandej edhe Botoni,libri juaj Eshte Embelsire e Guzines se Xhel Kalishtit..
Ju lutem sa ma shume te debatohet reth genjeshtrave te Xhel Kalishti ,njekohsisht autorit te librit Halit Elshamit ti behet me dije se libri Historik nuk eshte Roman Dashurije.
me respket timi
Z;Esat leri kwto insinuanca,keto urrejtje se nuk te qojne as kund.Ky liber nuk ben fjale vetem per Gjele Kalishtin me te cilin si duket keni ndonje mosmarrveshje.Ato leri anesh,sepse ky liber ka berw fjale per zshume atdhetar qe kan luftue per rujtjen e riberjwn e Shqiperis Etnike.Monografit shkruhwn vetem ne kete menyre i nderuar dhe pergjethsinee merr sejcili koautor siq shkruen edhe ne liber.Une nuk te kam siq thot populli as hak as hile.Hilja e zaft sejcilin qe ka veprue ne at menyre.Ne liber ke me shumw se 5o burra e gra qe janw permend ne luften dhe rrezistencen qe kan bere dhe ajo nuk mund te neperkembet posaqerisht nga ju si pjestar i asj rrezistence te pa shembullt.Te lutem ma dergo imelin tuaj ne menyre qe te shkembejm mendime ne interes te zbardhjes se vertetes,pa hile,pa anime,ofendime dhe posaqerisht pa njihilizem.Nuk kemi nevoje besoj ne kete menyre se vijne edhe gjerat qe e degradojne keto perpjekje.Ky nuk eshte qellimi.
Halit Elshani
zoti esat ju lutem te jeni te matur ne faqet tuja me shkrimin librit ceta egostivarit xhel kalishtin edi krejt nahija si luftar asaj ane per hamz rexhepi me famile dihet fare mir xhela nuk ka shkrujt kec per familen tuj ju ebani mir perju per familen tuj krejt shkrimin prej internetit ta fshihni mosi bani gjerat bajat pa vend se nuk ka per faqen tuj vend zoti esat qe nga fillimi kur ka dal ne gazeten shqiptare ju nuk ini gjet si duhet po ka shkrujt perju zudi hamiti ka shum gjera te paverteta po familja e xhel kalishtit jan permbajtur mir u ndegjofshim
Z. Halit Elshani, ju kam thënë edhe në një shënim tjetër, se nuk kemi asgjë vetjake me ish-katundarin tim nga Kalishti, Xhelën. Por ne kemi problem me historinë, sepse ai e ka tjetërsuar atë dhe juve z. Haliti jeni pjesëmarrësh në atë dhunë të së vërtetës. Prandaj këtë jemi duke u munduar ta rindërtojmë përmes të dhënave, të dhënave të shkruara dhe dëshmitarëve pamës pa politizime as nga e majta as nga e djathta. Mirë e thotë z. Timi se “libri historik nuk është roman dashurije”. Prnadja do t,i thomi të gjitha, të gjitha që janë të vërteta, të vërteta të provuara. Nuk pajtohem me mendimin e z. Mergim, kur thotë se “Xhela nuk ka shkruejtë keq për familjen tuaj”. Përgjigjia për këtë zotri është se nuk kemi probleme me familjet, kemo probleme me historinë, me shkencën e saj. Po ashtu z. Mergim thotë se “Xhelë Kalishtin e njgjeh krejt nahija si luftar…”. Ajo është e drejtë e najijes. Por më mirë se e njohim ne, sepse ai ka qenë ndonjëherë në çetën e Hamz Rexhepit, nuk e ngjeh askush tjetër, gjer më 1946. Por mua si historian dhe shkencëtar më intereson se a e them të vërtetën dhe për këtë mund të diskutojmë pa nervozizëm. Këtë pyetje le të bëjnë ata që duan të na mbyllin gojën. Neshat Bilali, veteran i luftës, Mr. Esat Bilali, Sr. Sc.
Në faqen 201 të librit të ashtuquajtur “Çeta e Gostivarit” që nuk kq ekyituar, ndër të tjera thuhet me të zezë në të bardhë: “Edhe pse ishte shokuar me vrasjen e Xhemës, të zajazëve (të voglit dhe të madhit – të cilët dallonin vetëm për kah mosha), ai nuk u gjunjëzua, nuk u hamend edhe kur Mithat Frashëri me Muharrem Bajraktarin, kishin urdhëruar që t,i lëshonin armët nga duart e ta lënë vendin në mëshirën e bollsheviymit sllav”. Kjo jo vetëm nuk qëndron, por është shumë larg nga e vërteta, madje në trajtë astonomike. Mitat Frashëri është larguar nga Shqipëria kah fundi i vitit 1944, për arsye se vazhdimi i luftës kundër regjimit posa ardhur komunist në fuqi iu bë e pamundëshme. Prandaj shkoi në Perendim për të luftuar, ku u përpoq. Sikur të ishte pajtuar ai, siç thotë autori i librit, ata do i jepnin atij një pozitë, sç iu dha shumë të tjerëve. Po ashtu Muharrem Bajraktari, pas afër dy vjetësh përleshjesh të ashpëra me forcat e regjimit të ri komunist, ku humbi dy djem, miq e bashhkëluftëtarë dhe luftëtarë, u detyrua të largohet, se nuk mundi të vazhdojë më luftën në male. Me vete, ashtu si Mitat Frashëri, mori disa miq e luftëtarë nga Luma dhe Kosova. Pra, asnjëri nuk kanë dhënë urdhëra “ta lënë vendin në mëshirën e bollshevizmit sllav”. Këto nuk janë insinuata, z. Halit Elshani, po fakte. Mefaili i madh dhe i vogël, nuk kanë qenë dalluar vetëm nga mosha, por edhe nga veprimtaria, i vogli vetëm në luftimet lokale, kurse i madhi lokale dhe gjithëkrahinor, që u njoh. Xhela nuk ka pasur pse të hamendet, sepse nuk ka qenë fare në shpatull të pulës. Atë e ka pasë njohur vetëm Hamz Rexhepi për shkak të paraqitjes nga Rrahman qehaja. Fjala është para 1946-tës, gjer në Luftat e Vrasës…Neshat Bilali, veteran i luftës dhe Mr. Essat Bilali, Sr. Sc.
z. Halit Elshani, autor i librit “Çeta e Gostivarit”, një çetë të sajuar, ne as nuk kemi pasur gjë me Xhelë Xhelilin, as nuk kemi, madje as me Halit Elshanin. Ne kemi probleme me historikun. Xhela ka qenë në mal si i vetmuar, si një person, dhe për këtë ka mritë, ndonëse ai nuk ka pjesëmarrë askund në lufta posë në atë të Vrasës në shkurt 1946 në çetën e Hamz Rexhepit. Prandaj ai nuk ka të drejtë ta përvetësojë çetën e Hamz Rexhepit dhe luftëtarët w tij. Kjo është jo veç e turpëshme, por edhe tradhëti Po ajo meritë nuk e bën Xhelën vazhdues të veprës së Xhemë Simnicës, Xhelën me çatë që nuk e ka pasur kurrë dhe Hamz Rexhepin luftëtar të Xhelës, që në të vërtetë ai vinte ndonjëherë te ai; dhe Mafail Zajazin me ia tjetërsuar fotografinë dhe veprën luftarake. Po sjellja e tij e mëvonëshme…është shqetsuese. Sa ju përket juve, sa ju pëket juve, z. Halit Elshani, keni jehuar sajime të Xhelës që nuk meritojnë të shënohen si histori, panagjerizëm, madje të pashoq, që nuk bën histori; shtrembërime dhe shpifje për Muharrem Bajraktarin; ju askund nuk keni bërë ndonjë analizë të atyre që ka sajuar Xhela; ju e keni treguar atë që thotë Xhela me prozë të lirë, siç thotë populli “gjuha është pa koc”, asgjë nuk keni dhënë në thonjëza për të treguar autencitetin e thënies, shkrimet tuaja nuk kanë hyrje, nuk kanë zhvillim dhe në atë zhvillim nuk kanë specifika. Kështu ata nuk kanë edhe përfundim. Pra janë shumë të parëndomta. Si pasojë e kësaj, po ju kujtoj njl historian. Ai thotë: “Një historian që nuk deperton, nuk hy dhe nuk zhytet në mendjen e atyre që e kanë bërë historinë, ai nuk shkruan histori, por tregon përralla”. Pra këto që keni shkruar juve, pa të dhëna autentike, pa dëshmitarë për të provuar thëniet e protogonistit tuaj, pa dokumente, madje dokumente autentike, nuk përbëjnë as për së largu histori, z. Elshani. Pjesëtarë të kësaj historie janë edhe ata që kanë bërë recencione para botimit dhe pas botimit, mbase pa e lexuar tekstin. Më ven keq, por për neve që jemi pjesëtarë të atyre përpjekjeve, kështu është.- Neshat Bilali, veteran i luftës dhe Esat Bilali, Sr. Sc,
Komunistët piratë të historisë dje, aleatët e tyre piratë të historisë sot!
Kush lavdëron tradhërinë, nuk meriton lirinë!
Këto kohët e fundit më ra në dorë, i paraqitur edhe përmes internetit, libri me titull “Çeta e Gostivarit”, shkruar nga Halit Elshani, botuar në Prishtinë, 2009 (Arbëria Design).
Në një pjesë të mirë të librit bëhet fjalë për historikun e Pollogut gjatë Luftës së Dytë Botërore. Meqenëse një pjesë e jetës sime gjatë dhe pas luftës është kaluar përmes përplot therorive në atë vis, libri ma tërhoqi vëmendjen dhe më erdhi mirë që ai vend i kombit nuk është harruar. Por kur pashë uniformën e zezë të protogonistit të hiperbolizuar, madje shumë herë, në një anë, atë të thinjtën të armatës gjakatare jugosllave të autorit, në anë tjetër, dhe fotografitë e Xhemë Simnicës krah për krah me oficerët e pushtuesit nazistë gjemanë, disi m’u rrënqeth trupi dhe ngela me gisht në gojë. Megjithatë, vazhdova së lexuari dhe pashë më tej përkrahjen për diktaturën komuniste, që shprehej veçanërisht përmes fotografivet të Enver Hoxhës dhe shkuarjes së Xhelë Xhelilit në Shqipëri gjatë diktaturës, gjë që dihet se kush mundte të shkonte atje, u habita më tej, sidomos në kohën kur populli shqiptar, madje edhe ish përkrahësit e tij, e kanë braktisur me përbuzje. Por, ajo që më habiti edhe më shumë është përpjekja për të denigruar atdhetarin e njohur, Muharrem Bajraktarin, si edhe atdhetarin e vërtetë të Pollogut shqiptar – Hamz Rexhepin e Bicajve të Lumës – dëshmor i kombit shqiptar – ndoshta pse ai nuk ka qenë as fashist, as nazist, as ballist, as serbist, disi e ndjeva veten edhe më keq, jo sepse denigrohej Hamz Rexhepi, por sepse denigrohej vlera autentike, atdhetaria e kulluar shqiptare, të cilin jo vetëm e deshi populli i atij visi shqiptar, por edhe e përkrahu në kohët me të vështira.
Një libër me kësi përmbajtjtje është promovuar me bujë në Prishtinë, por jo në Gostivar!?
Disa të dhëna
Kur botova një shkrim në “Shqiptari i lirë” në ShBA. më 1964 për historikun dhe krerët kryesor të Qëndresës së Pollogut, reagim ndaj librit të federalit fashist Tahir Zajmit, me titull “Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike për mbrojtjen e Kosovës” (1964), ku data e vrasjes së Hamz Rexhepit, që kishte ndodhur në fillim të vitit 1946, i mveshej Xhemë Simnicës, që ishte likuiduar tradhëtisht nga miqtë e tij më pranverë të vitit 1945, kurse Hamzi nuk përmendej fare, ai, pasi ishte këshilluar me disa njerëz në Bruxelless, qe përgjigjur se: “Përsa i përket shkrimeve të mija mbi ngjarjet dhe luftimet qi janë zhillue në qarkun e Tetovës dhe rrethet e Gostivarit e Kërçovës njoftimet i kem marr prej vllazënvet Abdyl e Hysen Xhelili nga Gostivari (sic) (Më 7. Shtator, 1966). Pra, qysh atëherë Xhela ka pasë filluar të falsifikojë, jo duke u bërë “komandant” çetash të paqena si tani, por duke dhënë informacione falco për ngjarjet dhe Xhemë Simnicën, Mefail Zajazin, duke e injoruar Hamz Rexhepin dhe duke e falsifikuar datën e vrasjes së tij, për të vjedhur sa më shumë. Kurse Xhela më shkroi një letër prej një analfabeti, nënshkruar nga vëllau i tij Hyseni, duke më thënë se “… edhe pas vrasjes së Hamz Rexhepit Qëndresa e armatosur në Pollog ka vazhduar”, gjë që është fjala për diverzantët që vinin nga Shqipëria në Pollog me Bajram Dobërdollin (Vrasja e Adil Xhipit)! Të njëjtën gjë Xhela e ka pasë vazhduar edhe në intervistën që i ka pasë dhënë “Gazetës Shqiptare”, 24 qershor.1997, pas rënies së sllavo-komunistëve, ku e potenconte veten si dikush që kishte bërë befasi, por më me dorëza dhe më me hile se sa tani, duke mos u paraqitur si komandant çetash si tani…
Mendësia e vjedhjes së historisë, e falsifikimit dhe e shtrembërimit, pikëpamje fashiste, komuniste dhe serbiste, si dhe e injorantëve, e cila i është impunuar shqiptarit me forcë brutale për një kohë të gjatë (kujto Skenderbeun nga serbët dhe Nënë Terezën nga maqedonasit), bëhet edhe në librin e ashtuquajtur “Çeta e Gostivarit” të Halit Elshani. Autori i librit, njësoj si Tahir Zajmi, ka rënë me siguri pre e konstruksioneve patalogjike të Xhelë Xhelilit, i cili mund të ketë menduar tani se 94 ose 96 vjetët e jetës së tij, nuk janë gjallë më njerëzit e asaj kohe dhe kështu nuk mund të kundërshtohet thënia e tij sido që të jetë. Kësisoj ka pasë menduar edhe Enver Hoxha, idoli i Xhelës. Por si Xhela, bashkëfshatari im i dikurshëm, ashtu edhe Enver Hoxha, janë gabuar, sepse historia mund të ndryshohet dhe të fshihet për një kohë, por jo përgjithmonë. Prandaj çdo përpjekje për ta bërë atë, është jetëshkurtër. Por ajo ka edhe një pasojë tjetër: faqen e zezë në karakter dhe vulën e turpit në ndërgjegje. Se kjo është ashtu e tregon përvoja shqiptare, në përgjithësi, dhe, në veçanti, fakti se shkruesi i këtyre faqeve është pjesëtar i atyre ngjarjeve, ndonëse jo me pushkë, kurse z. Nashat Bilali, luftëtar i Hamz Rexhepit, i Dostan Rexhepit dhe i Muharrem Bajraktarit, si dhe z. Qemal Bilali, po ashtu pjesëmarrës në shumë ngjarje, dëshmojnë me dorë në zemër dhe me të dhëna të ngurta të veçanta për shumëçka. Po ashtu, për të vërtetën kanë dëshmuar të ndjerët Adem dhe Ramdan Gjanaj me të dhëna (të cilët Xhela i ka pasë njohur shumë mirë në Liege, për çfarë nuk ka folur gjer kur kanë vdekur; Sabri Çejku në Prizren, të cilin gjithashtu e njeh Xhela dhe Emër Kolgjini, në Suedi…
Mënyra e falsifikimit
Xhelë Xhelili e bën falsifikimin me muhanati, duke marrë diçka nga bëmat e Xhemë Simnicës, me të cilin ka qenë parë ndonjëherë, diçka nga ato të Mefail Zajazit, me të cilin gjithashtu është parë njëherë dhe më shumë me ato të Hamz Rexhepit me të cilin ose është parë ndonjëherë ose ka ndodhur në atë mes fare rastësisht, mbase me qëllim…, duke u bërë “komandant” i njerëzve të Hamzit, sepse ndonjëherë, kur binte ngusht ose sipas rastit, si në Vrasë, gjendej në çetën e Hamzit. Po Xhela për ta bërë rrenën e tij më të besueshme, nuk qendron vetëm me vjedhjen e këtyre ngjarjeve, që kanë lidhje me Pollogun, por shtrihet edhe më larg, duke i zgjatur thonjtë për të grabitur diçka edhe nga atdhetari i njohur nga Luma, Muharrem Bajraktari, madje duke u munduar të barazohet me të, ndonëse kurrë nuk e kishte parë gjatë luftës. Falsifikimet e Xhelës janë veçanërisht të thekuara, duke menduar se janë harruar punët kur ai i ka mbushur 94 ose 96 vjet. Meqenëse veprimtaria e Hamz Rexhepit është zhvilluar në vendet e anës së tij, ai (bashkë me te edhe autori i librit) e fillon luftën e tij të pistë donkishotiane me Hamz Rexhepin, i cili ka qenë njëri nga aleatët më të ngushtë të Muharrem Bajraktarit. Së pari, fotografinë e Hamz Rexhepit, të njohur tashmë fare mirë nga shumë studjues, dhe shumë njerëz të thjeshtë, e ndanë nga fotoja e çetës së Hamzit, siç bënin shokët e tij komunistë me bashkëluftëtarët e tyre që bëheshin tradhëtarë, e ku nuk gjindet ai (por ku janë nga e majta në të djathtë ulur: Bajrama Dobërdolli (vëllamë i Hamz Rexhepit dhe pjesëtar i çetës së tij), Dostan Rexhepi (vëlla i Hamz Rexhepit dhe bashkëluftëtar i M. Bajraktarit), Selim Qani Agë Gostivari, kryetar i Komitetit, burrë i dalluar dhe mik i Hamz Rexhepit, Hamz Rexhepi; në këmbë: Sabri Çejku, luftëtar nga Luma i Hamz Rexhepit dhe jeton në Prizren, një luftëtar gostivaras i Hamz Rexhepit, z. Neshat Bilali, djali i Hamz Rexhepit dhe luftëtar i tij, Adem Gjana, nip dhe luftëtar i Hamz Rexhepit, një luftëtar tjetër gostivaras dhe luftëtar i Hamz Rexhepit, dalë në vjeshtë më 1943 në Gostivar), e keqpërdor atë për ta shëmtuar dhe e boton, duke e quajtur Hamzin, dëshmorin e kombit shqiptar, “Luftëtar i çetës së Xhelë Kalishtit”, i çetës që kurrë nuk ka ekzistuar. Pastaj, një numër të veprimtarive të Hamz Rexhepit i interpreton sikur ai ka qenë jo vetëm pjesëtar, por edhe strumbullar i kryesor i ngjarjeve, por harron se ata njerëzit që i përmendë Xhela si pjesëtar të çetës së tij të trilluar, kanë qenë pjesëtarë kryesorë të çetës trime të Hamz e Dostan Rexhepit vite me radhë – pra, bashkëluftëtarë të dëshmorëve të kombit shqiptar (Shih dokumentin: Dekoruar, me medaljen martir i demokracisë, me motivacion:”Veprimtar i dalluar në luftë për liri, tërësi tokësore dhe demokraci, kundërshtar i ideologjisë komuniste deri në flijim, Tiranë, më 26. 9. 1994, Dekreti N0. 924). Se sajimet halucinacioniste të Xhelës jo vetëm nuk qëndrojnë, por nuk kanë asgjë të përafërt me të vërtetën historike të kohës, do të shihet edhe më qartë më poshtë:
Dalloja të përgjithshme
Andaj nga fundi i vitit 1944 dhe gjer në fillimin e vitit 1946, pas pushtimit të Pollogut pas luftës së Dytë Botërore, siç u tha, Xhela ngeli në mal për shkaqet që u dhanë. “Çeta” e tij, si i vetmuar që ishte, përbëhej nga ai vetë me pulat e gjelat e tij që ndoshta edhe ata nuk i ka pasur. Në një çast në këtë kohë, më kujtohet mirë, Xhela kur rrinte i vetmuar i fshehur te pojata e Nijaziut në vjeshtën e vitit 1944, përmbi shtëpi të Rrahman Aliut Qehajës, e cila ishte në krye të fshatit, ku kishte mundësi për të ikur shpejt në mal nëse paraqitej nevoja. Megjithatë, ai gjendej ndonjëherë me çetën e Hamz Rexhepit, ndoshta me qëllime të caktuara!? Një herë të dy kanë pasë shkuar në Lumë – Lusën, ku qëndruan disa ditë. Koha saktësisht nuk më kujtohet, por duhet të ketë qenë fillimi i vjeshtës së vitit 1945.
Duke u nisur nga motoja në liber “Nuk guxojmë të thuhet diçka jo e vërtetë, për çfarë nuk guxon të heshtet (sic)”, thënë mbase për të fshehur të vërtetën, më poshtë po i shqyrtojmë disa pohime ku Xhela mëton se ka qenë jo veç veprimtar i rëndësishëm, por edhe prijës i atyre ndërmarrjeve, d.m.th. i çestës që nuk ishte e tija, guxon të thotë pothuajse, si autori me zmadhime, shtrembërime dhe falsifikime, shumë e shumë gjëra të pavërteta, kurse Hamz Rexhepi, që ishte jo veç krijuesi i çetës trime, por edhe prijësi i saj nëpër lufta të përgjakshme për shumë vite injorohet, lihet në hije, përvetësohet, shtrembërohet, denigrohet…
Ardhja e Hamz Rexhepit në Pollog
Pra, duke i treguar këto si gjysmë të vërteta për t’i hedhur hije Hamz Rexhepit, ai do të përdorë edhe gjysmë të vërteta të tjera për ta bërë rrenën e tij më tërheqëse. Ai thotë: “U bante roje shkijeve të Pozharanit dhe hante e pinte te ata”. E vërteta është krejt ndryshe.
Pas arratisjes kundër pushtuesit italian (prill 1941) dhe pas sjelljes nëpër Lumë për një kohë si pjesë e Qëndresës kundër pushtuesit italian, Hamz Rexhepi shkoi në Kalisht të Gostivarit te dhëndri i tij, Rrahman Ali Qehaja në prill. Në këtë kohë, në Pollog mbretëronte tollovia dhe qeni të zotin nuk e njihte. Disa njerëz e shihnin atë vend si çiflik për t’u pasuruar në çdo rrugë. Prandaj, sipas kërkesës së Rrahman Alisë, Hamzi u vu në mbrojtje të njerëzve, sidomos ndaj hajdutëve. Duke parë angazhimin dhe qëndrimin e tij te drejte, njerëzit filluan të kërkojnë mbrojtjen e tij. Ndër këta ishin edhe shkijet dhe shqiptarët e Pozharanit. Ai u pajtua me kërkesat e tyre dhe vendosi aty si roje Xhemë Tahirin e Osmanaj. Meqë Hamzi u tregua i aftë për t’iu kundërvënë keqbërësve, mbrojtjen e tij do ta kërkojë edhe Gallata, ku vendosi Hakik Hamzin me djalin e tij, Dautin. Po kështu u bë edhe me Zubofcën, ku vendosi Adem Gjanën dhe Mal Mirtën. Kjo do të vazhdojë edhe me fshatin e Jollovcës. Por mbrojtja që u jepte Hamz Rexhepi fshatrave sllave nga hajdutët dhe keqbërësit e tipit të Sherif Zhelinës dhe të atyre që vinin nga Luma, Dibra dhe Mirdita, nuk ishte vetëm për këtë pjesë të popullsisë. Ajo shtrihej edhe në shumë fshatra të tjera, prej Gostivari dhe gjer në Gradec ose Pirok. Mjafton, në rend të parë, të përmendet shpëtimi i djalit të gradecasit të marrë peng nga disa hajdutë lumjanë, për lirimin e të cilit kërkonin shuma të mëdha parash, të cilin e liroi pa to dhe ky veprim i njerëzishëm përfundoi në lidhje miqësore të atij djali me vajzën Emërlie të Rrahman Alisë Qehajës, gjë që bëri bujë. Po ashtu këtë gjendje e ilustron fakti kur Hamz Rexhepi me çetën e tij nuk lejoi me forcën e dyfekut që të plaçkitej Vrapçishti nga 200 hajdutë të prirë nga Selim Lazi, gjë që populli e duartrokiti me përzemërsi. E këtillë është edhe zënia e hajdutëve me plaçkë e bagëti të vjedhura. Por, më i zëshëm ka qenë kthimi i dhenëve të vjedhura të Rahman Qehajës nga Kalishti në verën e vjetit 1942…Janë të panumërta kërkesat që vinin natën dhe kërkonin ndihmën e Hamz Rexhepit. Populli filloi edhe të këndojë për trimin Hamz Rexhepin…
Hamz Rexhepi, pra, nuk hante bukën e shkijeve, por atë të djersës dhe mundit të madh të tij të fituar edhe me grykë të pushkës dhe me flakë të barotit dhe me një ndjenjë të thellë njerzishmërie në pajtim fund e krye me shpirtin e madh të shqiptarit tradicional, nën çetën e të cilit gjendej ndonjëherë djaloshi Xhela dhe jo vetëm e ndjente veten mirë, por mundi t,i shpëtojë terrotit të egër serbo-maqedon atëherë kur trimat si Xhemë Simnica me Mefail Zajazin dhe burra të tjerë nuk mundën. Këto, pra, ishin disa nga veprimet e Hamz Rexhepit. Për këtë populli i Pollogut bashkë me krerët e tij të mëdhenjë, e deshi, e nderoi dhe e ruajti. Prandaj nuk kishte nevojë që të pranohej nga djaloshi Xhela, po Hamz Rexhepi, në të vërtetë, e pranoi atë për hatër të Rrahman Qehajës, që e paraqiti në çetën e tij për të jetuar kaq shumë dhe për ta shtrembëruar historinë e Pollogut, të popullit shqiptar, duke u bërë njëherë enverist, një herë titist dhe një herë ballist…, por shumë pak Pollogas…
Prejardhja e Hamz Rexhepit
Po kjo nuk ishte ndonjë gjë që kishte rënë nga qielli për Hamz Rexhepin, po ishte pasojë e përvojës së familjes së tij dhe vetë atij. Ai ishte me origjinë nga një familje në zë të Bicajve të Lumës, të cilët kanë pasë marrëdhënie të vjetra me Tetovën. Mjafton të përmenden Polloshët e Tetovës me zanafillë nga Bicajt e fisit Halilaj dhe vëllaut të Bilal Agës, Zenelit dhe vetë Bilal Agës, të fisit të Bilalëve. Katërgjyshi i Hamz Rexhepit, Bilal Aga, ishte mbase paria më i madh i Lumës, që e kishte fituar titullin Agë me grykë të pushkës. Stërgjyshi i Hamzit, Ismail Aga, ishte njeri i dalluar dhe kishte luftuar me bicjanë të tjerë kundër Serbisë në Prokuple (1887). Ai ishte dalluar po ashtu si përkrahës i zellshëm edhe gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në shtëpinë e të cilit kishte bujtur atdhetari i madh, Abdyl Frashëri, i cili pastaj ishte përcjellë deri në Prizren nga ai. Kjo ngjarje ka lënë shumë kujtime në fshat. Këtë traditë e kishte vazhduar edhe biri i tij Hamz Aga, që ishte një pari i dalluar, sipas M. Bajraktarit. Babai i Hamz Rexhepit, Rexhep Aga, i cili kishte shërbyer në dhomën e pritjes ku kishte bujtur Abdyl Frashëri, gjë për të cilën fliste shpesh, kishte shkuar gjer në Shkup pas pavarësisë së Shqipërisë më 1912 me bicjanë e me lumjanë të tjerë me numër të përbërë nga 100 trima për të mbrojtur flamurin kombëtar (Qamil Hoxha , “Jeta dhe vepra ime”, Tiranë, 2008), kishte qenë aktiv në luftën e Lumës kundër serbëve në nëntor më 1912… Vëllau i Hamzit, Dostani, më 1924 ishte në anë të A. Zogut me Muharrem Bajraktarin bashkë me vëllaun më të vogël Muharremin. Kurse më 7 prillin e zi, Dostan Rexhepi do të jetë ndër të parët që u rebelua kundër pushtuesit fashist në Lumë dhe do të aratiset kundër tij. Këtë do të bëjë edhe në prill 1941 kur me Muharrem Bajraktarin sajuan Qëndresën kundërfashiste, për çfarë do t’i digjej shtëpia, do t’i rrëmbehej pasuria dhe do t’i internohej një pjesë e familjes në Tiranë në prill 1942, kurse tjetra ishte aratisur me disa në male dhe disa në Kosovë. Si veprimtar militant, kështu do të veprojë edhe Hamz Rexhepi, i cili, me burra të tjerë lumjanë do të niset për në Kukës për të shkuar në front (“Qamil Hoxha, “Jeta dhe vepra ime”, Tiranë, 2008)….
Pollogasit, pra, dinin, që nga koha e pushtuesit turk për Bicajt dhe dy dyert e mëdha të tij. Për këtë do t’i afroheshin Hamzit, duke përfshirë edhe Xhemë Simnicën, i cili ka pasë qëndruar për një kohë në Bicaj te Tahir Sula si rrogtar pas ikjes nga vrasja e policit serb…
Pra, Hamz Rexhepi jo vetëm ishte prej një dere të përmendur të Lumës, por edhe vetë e kishte treguar veten, jo duke u bërë spiun e agjent i të huajve, por me mund e djersë, madje me grykë të pushkës. Në këtë kohë ai ishte 43 vjetësh, pra burrë i pjekur dhe djalin më të madh Neshatin e kishte 17 vjetësh.
Incidenti i Pozharanit.
Pas kthimit të Hamz Rexhepit me Mefail Zajazin dhe djalin e tij, Xhemën, nga Çaja e Lumës, në fillim të verës të vitit 1945, ku kishin kaluar dimrin dhe pranverën, ata erdhën në Pozharan, për të vizituar babain Rexhep dhe familjen e Hamzit. Me ta ishte edhe vëllau i Hamz Rexhepit, Dostan Rexhepi, bashkëluftëtar i Muharrem Bajraktarit, Elmaz Çejku, Ramadan Bresa dhe Liman Peposhi (të tre luftëtarë të çetës së Hamz Rexhepit dhe djali i Hamz Rexhepit – z. Qemal, që jeton në Amerikë. Si këta dy, ashtu edhe autori i këtij shkrimi, janë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Meqë shtëpinë e ruanin partizanët serbo-maqedonë, që e mbanin familjen në burg shtëpiak, u bë një përleshje para saj. Roja ua drejtoi pushkën në gatishmëri për ta shkrehur. Por Dostani iu afrua, e rroki për grykë rë pushke rojen dhe Elmazi me Ramadanin e Limanin i hoqën një dajak atij. Për këtë, pa qëndruar gjatë, ata u larguan shpejt në drejtim të Gurit të Sokolecit të Kalishtit dhe, sipas z. Qemal, ata bënë ditë te Guri i Lopëve, në anë të Kalishtit, por afër Vrasës. Për këto hollësi nuk di gjë Xhela, sepse nuk ka qenë aty, sepse nuk ishte pjesë e çetës, pos rastësisë, kurse për huti përmend vizitat e familjeve!.
Përcjellja e Mefail Zajazit në afërsi të vendit të tij
Pas ngjarjes së papritur të Pozharanit, Hamz Rexhepi me disa luftëtarë të çetës së tij dhe Mefaili me djalin e tij, Xhemën, për një kohë u sollën andaj dhe këndej në bjeshkët e malet e Kalishtit. Në këto kushte, duke e ndier gjendjen e vështirë të jetesës për të gjithë, e sidomos Mefaili, që ishte jashtë vendit të tij, vendos të kthehej në vendlindjen e tij, (mes i verës 1945) në Zajaz. Prandaj, Hamzi e shoqëron atë me disa luftëtarë trima të çetës së tij (faqe 130), të cilët ishin: Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, Avdi Rakipi, Liman Peposhi dhe Xhelë Xhelili, i cili ndodhi rastësisht, e për të mendohej se e dinte vendin më mirë, meqë ishte i asaj ane. Këta i porosit Hamzi që te stanet e Jollovcës të takohen me Mal Mirtën e Gostivarit dhe t’i kërkojnë atij një sasi duhani. Ata e bëjnë këtë dhe e vazhdojnë rrugën duke e përcjellë Mefail Zajazin gjer në një vend të anës së tij, ku e ndjen veten të sigurt. Pastaj përcjellësit kthyen te vendi për të marrë duhanin e porositur. Duke iu afruar vendit të caktuar, nuk do mend se me kujdes të veçantë, u ndie një batare pushkësh dhe, duke u tërhequr, plagoset ludtëtari Avdi Rakipi. Edhe kjo u zhvillua këtu kur Xhela ndodhi rastësisht në çetën e Hamz Rexhepit. Disa të shtëna pushkësh ose një batare sosh, nuk mund të quhen betejë, siç e quan autori i librit me gojën e Xhelës, që përpiqet ta vjedhë historinë e bashkatdhetarëve të vet.
Prandaj, kur thotë se ”E mora Mefailin me gjithë djalë dhe Elmaz Tosunin, Ramadan Tasimin dhe Sulë Asllanin këta shokët të tjerë” (faqe 144), kur dihet se këta të tre kanë qenë pjesëtarë trima të çetës së Hamz Rexhepit, (Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, luftëtar dhe dhëndër i Hamz Rexhepit, Sulë Asllani, dhe Liman Peposhi), është e qartë se Xhela, jo veç e përvetëson ngjarjen, por edhe njerëzit e çetës së Hamz Rexhepit. Xhelën ne e njohim mirë dhe kjo nuk na befason. Por na vjen shumë habi, madje ngelim me gisht në gojë kur shohim që autori i librit, z. Halit Xhemë Elshani, ndonëse e ka lexuar shkrimin e E. Bilalit, të botuar në gazetën “Fakt” (14 shkurt, 2006 në vazhdime), madje mbase edhe librin e tij “Shkrime historike: Kosovë – Tetovë, Gostivar, Kërçovë”,Tiranë, 2001, e ndjen veten kryelartë duke trumpetuar llafet e një analfabeti plak 94 ose 96 vjeçar dhe…Ky ka qenë rast i mirë për Xhelën për t’u njohur me Mefail Zajazin.
Vështrim i shkurtër mbi fushatat kryesore luftarake të Hamz Rexhepit
Në faqen 144 bëhet fjalë për shumë gjëra, ndër të cilat spikatet një ndodhi e papritur që quhet incidenti i Proshevcës, shkak të të cilit thuhet se “Hamza nga shokët që kishim (sa shumë është për të qeshur dhe për të pyetur se çfarë shokësh ka pasur Xhela?) vetëm bënte probleme (sic)”. Ai ka të bëjë me lidhjen miqësore të imponuar nga Ziber Proshevca me forcën e miqësisë së vjetër Hamz Rexhepit. Por kjo, ndonëse kushtoi jetë njerëzish, nuk ka kurrëfarë rëndësie për historinë e popullit shqiptar, madje as të Pollogut. Pra, është një aferë vetjake. Prandaj, nuk duhej të shpenzohej as letër dhe as mund për të. Fundja, ajo nuk është asesi ashtu siç e paraqet Xhela, se po të ishte përzier ai djalosh atëherë ashtu, me siguri nuk do të ishte sot për të mohuar, shtrembëruar dhe sajuar sipas qejfit të tij historinë e lavdishme të popullit shqiptar të Pollogut. Prandaj, për të nuk po bëhet fjalë. Por, po ndriçohet ajo që autori, recensenti Shehu dhe protogonidti i tyre, Xhelë Xhelili, janë përpjekur të fshehin – të fshehin historinë e popullit të Pollogut, të popullit shqiptar.
Prandaj Hamz Rexhepi, duke pasur një histori mjaft të vrullshme kombëtare, duhet të vlerësohet, në radhë të parë, si prijës i çetës së tij trime, që e ndihmoi popullin e Pollogut për ta ndier veten të lirë me luftën e tij kundër të keqes vendase dhe hajdutëve të ardhur, por edhe si njëri nga prijësit e popullit të Pollogut gjatë periudhës së vështirë 1941-1946 me luftën e tij të vendosur atdhetare. Kështu, janë të shumta ndërmarrjet e tija luftarake. Njëra ndër to, ajo e Gradec-Gorjanit kundër pushtuesit italian pak para se të shkatërrohej pushtuesi; ajo e Reçanit bashkë me Xhemë Simnicën kundër forcave komuniste maqedono-shqiptare që donin ta pushtonin Gostivarin fill pas kapitullinit të Italisë; fushatat në Zajaz kundër komunistëve serbo-maqedonë që janë disa; ato në Kërçovë, të cilat gjithashtu janë disa; operacioni në Beliçicë (vjeshtë, 1943), ku u bënë luftime të ashpra dhe ku pati shumë të vrarë, dhe ku Haqif Reçani u suall shumë ashpër ndaj popullsisë së pafajshme; ajo e Izvorit të Strugës, ku qendroi më se dy javë në luftime me serbo-maqedonët; luftimet në Malin e Miletinës; ajo në Studenicë në bashkëpunim me Xhemë Simnicën; ajo në Mavrovë dhe të tjera. Por “E para me ransi është lufta e Llazaropolit (fundi i tetorit, 1944), ku forcat janë kryesue prej Hamz Rexhepit, por në atë rast pa marrë pjesë as Xhema as Mefaili, po lufta pat sukses, dmth. komunistët u shkatrruen pa asnji humbje nga ana jonë, ndonëse “Dostan Rexhepi hipur në kal u qëllua”, thotë pjesëmarrësi Hatip Reka, në bisedën që bëri shkruesi më 1976 në Amerikë. Por, fushata më e madhe kundër serbo-maqedonëve ka qenë “lufta në Sogore (Mali i Thatë) afër fshatit Koritë, (vjeshtë, 1944, ditën e Bajramit të Vogël, kur u përhap lajmi se është vrarë Hamz Rexhepi), d.m.th. shpartallimi i shtabit komunist në Poreçe, e cila luftë është kryesue prej Hamzit dhe u krye me sukses. Kanë marrë pjesë edhe Xhema e Mefaili, por ata kanë ardhë në ndihmë, se luftën ma para e ka fillue Hamzi”. “Për Hamzin nuk qenë të mjaftueshme këto, po i ngarkoi mushkat me mitroloza e fishekë dhe shkoi e mori pjesë edhe në luftën që u ba mbi Zhur (kundër partizanëve gjakatarë të Shefqet Peçit), ku mbrritën deri në Shtiqën,,,” (Letra e Adem Gjanës, 15.VII. 1966, Liege, Belgjikë, pjesëmarrës në shumë përleshje me çetën e Hamz Rexhepit, të cilin Xhelë Xhelili e ka pasë njohur mirë jo veç gjatë luftës, por edhe në Liege, Belgjikë, po nuk e përmend, sepse frikësohet se mos po dalin shumë). Adem Gjana në letrën e tij gjithashtu thotë: “…përsa u përket luftave që ka ba Hamzi, Z. Neshat i din edhe ma mirë se unë, se ka marrë pjesë në çdo luftë me përjashtim të Sogores dhe ai i mban mend ma mirë se unë”. Por më e rëndësieshmja ndër të gjitha këto për Hamzin, ka qenë ajo e Vrasës buzë Muzdaqes, për të cilën do të flitet më poshtë. Për të gjitha këto, Adem Gjana në letrën e tij përfundon: “por edhe vdekja e tij është e veçantë, se nuk e ka pague veten asnji shqiptar si Hamzi”…
Në faqet 131 dhe 132 bëhet fjalë për dy beteja, “Beteja në Vrasë të Vogël” dhe “Beteja në Vrasë të Madhe”. Duke u thënë në një trajtë të shkapërderdhur “ku nuk merret vesh se sa shkon tërshana”, që duket se Xhela nuk ka haber për asgjë, ose autori i librit ka manipuluar për të fshehur të vërtetën, që të jep përshtypjen se Xhela nuk ka qenë pjesëmarrës, ndonëse ka qenë aty rastësisht, por në këtë moshë duket se nuk ka lidhje me muhallën e epërme, sepse nuk specifikohet vendi, por jepet emërtimi i vendit Vraca, e cila është një regjion i gjerë. Data e ngjarjeve nuk përcaktohet. Po nuk përcaktohet as ora që dihet se kurë filluan përleshjet, por thuhet “natën”. Në asnjë mënyrë, madje asesi, nuk jepet kronologjia e zhvillimit të luftimeve. A përbëjnë këto mungesa ndonjë farë historie!? – Sigursht se jo. Por këto përbëjnë një përrallë, madje të keqe, më e keqe se sa ato të gjysheve që u tregojnë nipave dhe mbesave rreth votrës. Si e këtillë, nuk ka njeri me mend që ta besojë atë. Është e habitshme se si e ka pranuar atë llaf autori i librit për t’i dhënë vend në librin e tij. Për këtë të vjen keq për kohën që ka humbur shkruesi i librit dhe recensenti Eugjen Shehu, i cili ka pasë shkruar një studim mjaft informues për Hamz Rexhepin (Shih “Fakti”, 29 qershor, 2002), kur mendonte se Hamzi ka qenë ballist, por kur i doli se ai ishte atdhetar jo ballist, duket se e ndryshoi mendimin. O, Zot i madh! Po këtu ka një plagjiaturë të madhe. Xhela me autorin e librit, duket se i marrin emrat e pjesëmarrësve nga shkrimi i Esat Bilalit botuar në fletoren “Fakti” (kallnor, 2006), por duke shtuar gabimisht se ka marrë pjesë Sabri Çejku, luftëtari kryesor i çetës së Hamz Rexhepit, që u dorëzua në Lumë qysh në fundin e vjeshtës së vitit 1944 dhe i ka pasë larë “mëkatet” me burg. Po aq e gabuar, madje qesharake, është kur thuhet se në ato ngjarje është vrarë edhe vëllau i Hamz Rexhepit, bashkëluftëtari i atdhetarit Muharrem Bajraktarit, Dostan Rexhepi, kur dihet se ai u vra në përleshjet e rrepta të Lojmes, më 17 qershori 1946, kur u rrethua çeta atdhetare e Muharrem Bajraktarit dhe e Dostan Rexhepit. Po ashtu thuhet se forcat ushtarake kanë numëruar nja 1 200 ushtarë, gjë që bëhet pyetja se si e diti ai atë?! (A mos ka bashkëpunuar ?!). Ky numër nuk mund të besohet assesi, sepse ata do të shiheshin nga fshatarët e Llomnicës dhe nuk kishte nevojë për një grusht të arratisurish të përdorej gjithë ajo force. Por, padyshim duket se ka qenë një numër i konsiderueshëm, mbase një kontingjent prej nja 150-200 ushtarësh, sepse nga luftetarët flitej se janë vrarë nja 100 ose pak më tepër prej tyre në ato përleshje një- ditore.
Sipas pjesëmarrësit Ramdan Tasimit, i cili ka jetuar gjer më 1951 në Prizren, të z. Emër Kolgjinit, i cili ende jeton dhe të z. Neshat Hamz Bilalit, i cili është ende gjallë e i fortë në Amerikë, libri i këtij të fundit citohet në bibliografi, por jo ndonjëri i Esat Bilalit, kemi shkruar shumë here për këtë ngjarje. Së pari, kemi shkruar në “Shqiptari i Lirë” më 1965, New York. Pastaj për këtë ngjarje me shumë është folur në librin e Esat Bilali me titull “Shkrime historike”: Kosovë – Tetovë, Gostivar dhe Kërçova, 2001. Po ashtu ka shkruar edhe poeti Agim Spahiu “Refleksione”, Radio Kukësi (1993). Kjo ngjarje është përpunuar dhe botuar në gazetën “Fakti” (Ibid), të cilin shkrim e përmend autori i librit, nga duket se i ka marrë emrat, ndonëse gabimisht, dhe e lavdëron autorin e këtij shkrimi, sigurisht se për t’i hjedhë hi syve, por përmbajtjen e tij e lë pasdore. Po ashtu, së fundi disa atdhetarë të Pollogut kanë bërë një dokumentar për veprimtarinë e prijësit popullor Hamz Rexhepit. Edhe në Kukës me përpjekjen e poetit Agim Spahiut, është bërë një dokumentar për veprimtarinë luftarake të Hamz Rexhepit dhe familjen e tij nga televizioni shqiptar sipas dëshmive të z. Neshat Bilalit. Në Tiranë, më 2001 e përkohshmja “Koha jonë” ka botuar shkrimin e Esat Bilalit bashkë me foton e çetës së Hamz Rexhepit dhe me të dhëna për historikun në fjalë të Essat dhe të tjera. ”Prandaj kur thuhet se për këto gjëra asgjë nuk mund të shkruhet pa mixhën Xhelë, i cili është gjallë. Ku ta kemi fatin që t’i sqarojmë këto gjëra dhe ngjarje, këto rrjedha realisht, siç thuhet nga dora e parë, nga dëshmitari okular. Nga vetë pjesëmarrësi dhe organizatori (Jo vetëm të vjen të qeshësh kur i dëgjon këto llafe) i luftërave (sic)” dhe jo vetëm ngel me gisht në gojë, por edhe shkulesh së qeshuri për këtë rrenë fashisto-komunisto-serbiste të klaneve të papunë të Bruxelless-it. Pra, Xhela ka qenë shumë i vonur dhe 94 ose 96 vjetëshi i tij e ka bërë si fëmijët kur bëhen pleqtë në atë moshë…Megjithatë, kjo ngjarje të cilën e ka falsifikuar dhe e ka tjetërsuar Xhelë Xhelili dhe autori i librit, i cili ka hyrë në punët e huaja, jo vetëm duke mos qenë historian, por edhe duke mos ditur fare për historikun dhe duke mos pasur fare qëndrim kritik për informacionin që i ka dhënë plaku 96 vjeçar i atyre maleve (!), po sqarohet edhe një herë, ndonëse shkurtimisht:
Kronologji e shkurtër e Betejës së Vrasës (Për më shumë shih: Esat Bilali, “Shkrime historike :Kosovë –Tetovë, Gostivar, Kërçovë”, Tiranë, 2001)
Për disa muaj në koliben (kasollen) që ndreqi Hamz Rexhepi në Vrasë buzë Muzdaqes, ku mblodhi luftëtarë si nga Pollogu ashtu edhe nga Luma, kaluan mirë. Por disi pushtuesi serbo-maqedon e kishte nuhatur se në atë anë ishte Hamz Rexhepi, mbase nga marrjet e furnizimeve të ndonjëhershme nga Llomnica, fshati më i afërt. Prandaj, më 30 kallnor 1946, pushtuesi i ri serbo-maqedon dërgon në atë anë disa ushtarë ose policë në trajtë kërkuese. Këta hetohen herët. Prandaj, Qendresa ua vë pushkën, e ata ikin pa humbje dhe pa plagosje, meqë nuk ishte parë gjak, thotë z. Neshat Bilali. Të nesërmen më 31 kallnor, vjen prapë ushtria jugosllave dhe depërton mjaft afër kolibes. Por kjo, nga kujdesi tashmë i Qëndresës, hetohet me kohë dhe, pas luftimesh të ashpra dhe të zgjatura, ushtria detyrohet të largohet, por me pasoja,“sepse panë gjak”, thotë z. Neshat Bilali. Duke e ndjer veten të pasigurtë, Qëndresa vendos të largohet. E prishin koliben dhe shkojnë te stani i Vrasës buzë Muzdaqes, ose te stani i Muzdaqesm, siç i thonin atëherë, për të kaluar natën dhe, të nesërmen, për të shkuar në Lumë. Ndërkaq vonë, krejtësisht në befasi, vjen Dostan Rexhepi me një pjesë të çetës së tij nga Luma nga se ishte zbuluar kolibja e tij në Lusën dhe, duke mos patur se ku të shkojnë, vendosin të kthehen në koliben e mëparëshme. Natën e 31 kallnorit dhe të 1 shkurtit e kalojnë aty. Me 1 shkurt 1946, meqë u bë një ditë e ftohtë ku fishkëllonte veriu me tërbim, me dëborë e furtunë, ushtria jugosllave nuk erdhi. Prandaj ata qëndruan në kolibe, ku pushuan mjaft mirë. Por të nesërmen herët në mëngjes, më 2 shkurt, del Hamz Rexhepi për ta kontrolluar vendin dhe sheh një varg ushtarësh. Prandaj shpejt e shpejt e prishin koliben, e mbulojnë me dëborë, bien buzë Muzdaqes dhe zënë pusitë, sipas urdhërave të Hamzit. Ushtria, të cilën ata e shikojnë, vjen aty afër kolibes. E kontrollon vendin dhe, duke mos gjetur gjë, shkon kah stani i Muzdaqes, sigurisht se duke menduar se mos janë atje të arratisurit, mbase duke u drejtuar nga dikush që i njihte ato vende. Por, duke mos i gjetur gjë atje, kthehen. Dhe kur vinë te ledina që quhet tani “Livadhi i Hamzës”, fillojnë të gjuhen midis tyre me topa dëbore dhe afrohen buzë lumit Muzdaqe ku ishte vendosur prita e Qëndresës. Në këtë çast, marshinka e Hamzit vjell zjarr dhe pushka vlon me të tjerët gjer vonë, duke grirë një numër të madh të ushtarëve…Duke ikur një pjesë e ushtrisë, pushka ashpërsohet në anën ku ishte Dostan Rexhepi me një pjesë të luftëtarëve. Duke u frikësuar se mos janë rrethuar, Hamzi del nga pusia ku ishte pozicionuar me Elmaz Çejkun dhe Ramadan Bresën për t’u shkuar në ndihmë. Ndërkaq, një ushtar i plagosur nga z. Neshat, të cilin e sheh se kishte lëvizur dhe ua tërheq vërejtjen shokëve, e godet Hamzin në kraharor me një të qëlluar dhe, duke thënë se “Dajë na vranë”, shtrihet për toke. Ushtari asgjësohet nga Elmazi, thotë Emër Kolgjini. Lajmi i vrasjes së Hamzit bëhet shkak për ndërprerjen e luftimeve edhe ashtu të përfunduara… Z. Emër Kolgjini tha se “Ajo ka qenë një fitore e madhe e jona. Por vrasja e Hamzit na e prishi…”.
Sqarojmë se Qëndresa kundër pushtuesit serbo-maqedon, nuk ka qenë e organizuar në formacione të tipit ushtarak, siç thotë Xhelë Xhelili, me komandantë e pa komandantë! Po sidoqoftë, meqë shumica dërrmuese e atyre luftëtarëve ishin luftëtarë, farë e fis dhe miq të Hamz Rexhepit ose të njëri-tjetrit, kurse edhe Bajram Dobërdolli, Hazir Tërnova dhe Zylbehar Derveni, më të moshuar dhe me përvojë të madhe, ekzistonte kuptimi i disiplinës dhe njihej dikush si i parë. E kuptueshme në këtë rast ishte Hamzi, prijësi popullor i asaj çete, kundërfashisti militant në Lumë, luftëtari kundër italian në Gradec-Gorjan dhe organizatori i një numri të fushatave dhe pjesëmarrësi i luftimeve kundër pushtuesit serbo-maqedon komunist i më shumë se 10 fushatave, me krerët si Xhemë Simnica, Mefail Zajazi dhe popull të Pollogut, ndër të cilat tri konsiderohen të mëdha. Njëra ishte ajo e Llazropolit, që jo veç e organizoi, por edhe e udhëhoqi Hamz Rexhepi (shtator 1944), e cila e shkatërroi atë bazë serbo-maqedono-komuniste; tjetra ishte ajo e Malit të Thatë (nëntor, 1944), që jo veç me çetën e vet, por mundi të tubojë disa qindra luftëtarë vendas, të cilën e filloi vetë me forcat e tija Hamz Rexhepi, ndonëse kishte për të ardhur edhe Xhemë Simnica dhe Mefail Zajazi me forca të tyre, por që erdhën më vonë, kurse Hamzi e filloi vetë në Koritë dhe e përfundoi me shkatërrimin e asaj baze; ajo e Vrasës buzë Muzdaqes, ku u shkatërrua një pjesë e ushtrisë pushtues serbo-maqedone”, vëren Adem Gjana (Letra e cituar,…).
Pasojat e Betejës së Vrasës buzë Muzdaqes kanë qenë të rënda për Qendresën. Të gjithë luftëtarët, pas fshehjes së kufomës së Hamz Rexhepit, në atë dimër të acart kur dëbora binte papushuar dhe veriu frynte duke fishkëlluar, u nisën për në Lumë. Disa prej tyre, si vëllau u Xhemës dhe Zylbehar Derveni me ndonjë tjetër, e humbën rrugën dhe u ndanë që në Restelicë nga shokët. Te stanet e Çajës prapë u bë një ndarje tjetër, më 3 shkurt. Dostan Rexhepi, vëllau i Hamzës, u ftoh në këmbë dhe vuajti shumë. Po ashtu u ftoh edhe Ramadan Tasimi. Sulë Asllani, duke qenë i ftohur keq, vdiq. Bajram Dobërdolli dhe Xhelë Xhelili shkuan për Tiranë I. Dervenin. Hazir Tërnova gjithashtu i ftohur ngeli në Lumë, ku do të kapet në Lusën dhe do të burgoset…
Xhela dhe relacionet e tij të imagjinuara, për të mos thënë rrenat e mëdha, me atdhetarin e shquar Muharrem Bajraktarin.-
Duke u paraqitur se gjoja është dikush, Xhelë Xhelili përpiqet të shfrytëzojë figurën e Muharrem Bajraktarit, një atdhetar i mirëfilltë shqiptar nga visi i Lumës. Ai në faqen 152, ndër të tjera, thotë: “Muharremi ishte përgaditë që të ikë për në Greqi. Ma kishte dërguar një njeri që të bashkohemi edhe ne me të.” Ky mendim përbën një çast halucinacioni dhe të bënë të këputesh së qeshuri. Në atë kohë Xhela ka qenë diku në Tiranë ose, sië thotë ai, në Shqipëri të Mesme, po me saktësi askush nuk e ka ditur se është gjallë. Sikur të ishte e vërtetë kjo, ai do të përmendej në ndonjë relacion. Pastaj Xhela tregon edhe ëndrra të tjera gjoja me relacionet me Bajraktarin. Po Xhela kurrën e kurrës, sa ka qenë i arratisur, nuk është parë me Muharrem Bajraktarin para 1946-tës. Sikur ëndrrat e tija të kishin ndonjë mbështetje, këtë do ta dinte z. Neshat Bilali, i cili para 1946-tës dhe pastaj gjer kur kanë shkuar në Greqi, ka qenë njëri ndër njerëzit më të ngushtë të Muharrem Bajraktarit. Prandaj, sa është e vërtetë që Xhela nuk është parë kurrë me Muharrem Bajraktarin, po aq është e vërtetë që Muharrem Bajraktari kurrë nuk i ka dërguar njeri atij për ta ftuar për të shkuar në Greqi, siç bëri me një numër kosovarësh, sepse Xhela ishte një njeri i pakurrëfarë rëndësie. Po të ishte e vërtetë, atë do ta kishte shënuar edhe Bajram Bajraktari, vëllau i Muharrem Bajraktarit, në “Promemorjen” e tij, më 1948. Ai është arratisur për shkak të vrasjes së karpuzxhisë dhe të asaj uniformës naziste që ka pasë veshur, jo për atdhetari. Po, në të vërtetë Xhela, është parë me Muharrem Bajraktarin në kampet e Greqisë. Ka mundësi të jetë parë edhe në Bruxelless të Belgjikës, ndonëse kur qesh më 1975 në Begjikë, Xhelën e quanin të kuq dhe thonin se bënte pjesë në kampin e Enver Hoxhës…
Se Xhela nuk ka lidhje me punët e Muharrem Bajraktarit, shihet edhe nga pohimet e tija në faqen 148, ku thotë: “Por kur Muharrem Bajraktari deshti tua merr partizanëve komandën në katundin Lajme (mendon për Lojmen), partizanët ia kthyen pushkën. Kështu ai doli në mal”. Se sa e pavërtetë është kjo, mjafton t’i thuhet Xhelës dhe autorit të librit se në Lojme (17 qershor, 1946), ku ishin të bashkuara të dy çetat ajo e M. Bajraktarit dhe e Dostan Rexhepit, u rrethuan nga forcat e ndjekjes të Shqipërisë dhe aty u vranë katër burra: Dostan Rexhepi, bashkëluftëtar i M. Bajraktarit, Tosun Çejku dhe djali i tij Elmazi, luftëtarë të çetës së Dostan Rexhepit dhe luftëtari Sefë Xheladini, kushëri i M. Bajraktarit. Kurse Bajram Bajraktari, vëlla i M. Bajraktarit, u plagos dhe z. Neshat Bilali u kap fytas me një oficer të ushtrisë së ndjekjes. Ndeshja në Lojme, pra, ishte ndeshja e fundit me komunistë pas afër dy vjetësh në mal. Z. Neshat me gjithë nderin e tij njerëzor dhe atdhetar deklaron se gjatë vitit 1944, 1945 dhe 1946, Muharrem Bajraktari kurrë nuk ka dalur nga Luma për në vise të Kosovës.
Po e pavërteta më e madhe, për të mos thënë rrena më e madhe e Xhelës, është kur thotë në faqen 150 se “…me Korronel Muharrem Bajraktarin mund t’ju thom se një pjesë të luftës dhe jetës e kam kaluar me të”, kur dihet absolutisht se Xhala gjatë luftës kurrën e kurrës nuk është parë me të. Kur dihet se Xhela nuk është parë kurrë me Muharrem Bajraktari, kuptohet se sa e vërtetë është thënia.
Pas nivelizimit me atdhetarin e njohur M. Bajraktarin, Xhelë Xhelili përpiqet që ta asgjësojë Muharrem Bajraktarin dhe kështu të shkëpusë edhe nga ai ndonjë gjë siç bën për Hamzi Rexhepin. Kështu ai e quan Muharrem Bajraktarin bashkëpunëtor të Drazha Mihajloviqit, duke thënë se “Thuhet se Muharremi ka bashkëpunuar meDrazha Mihajloviqin, dhe se ia kanë gjetë në shtagë krroqe letrat të cilat kanë dëshmuar se ai vërtetë për t’i realizuar qëllimet e veta nuk ka zgjedh mjet (Sic)”, faqe 148. Pastaj në faqen 147 shton: “Ka shkuar në Itali ku ndejti gjer më 1939”, harron se ai ka qëndruar në Francë dhe vetëm kur u kthye në Shqipëri kaloi nëpër Itali. “Muharremi atëherë hikën në Jugosllavi dhe shkon te Pashiqi. “ Tani ka ardhë koha që t’ua japim skelet e detit, ato që nuk ua ka dhënë Zogu, me kusht që të më ndihmoni që të kthehem në Shqipëri! Ia parashtron kërkesën e vet Muharremi (sic)”. Duket se Xhela bashkë me autorin kanë qenë nën tavolinë kur i ka bërë këto llafe Muharrem Bajraktari me Nikolla Pashiqin!? Dhe pastaj si Gebelsi e frynë shumë e me mjeshtëri që të besohet sado pak:“ Për ta mbyllur kapitullin për shkatërrimin e Muharrem Bajraktarit, Xhela do të thotë edhe këto: “Muharrem Bajraktari kishte pohuar sa herë se nuk kishte luftuar kundër forcave të Zogut e as atyre të Enver Hoxhës, tha axha Xhelë” (sic), faqe 152, gjë që mohon qëndresën afër dyvjeçare kundërkomuniste të Muharrem Bajraktarit, të cilën e pagoi shumë shtrenjtë me humbjen e dy djemve, të miqve, bashkëluftëtarëve, luftëtarëve…Se këto të gjitha çka thuhet për atdhetarin dhe burrështetarin, Muharrem Bajraktari, nuk qendrojnë dhe se Xhela nuk e ka parë atë, siç është thënë më lart, kurrë në Shqipëri (Lumë e Mirditë) gjatë luftës, dëshmon edhe i biri i tij, z. Esat Bajraktari, i cili ka qenë me të gjithnjë dhe në të gjitha zjarret e tij të luftë s, duke pohuar se Xhelë Xhelili është parë me Muharrem Bajraktarin VETËM NË GREQI, NË KAMPE.
Sqarime për disa çështje të tjera
Në libër ka shumë gjëra të habitshme. Për t’i sqaruar këto, duhet të shkruahet së pakut një libër tjetër me shumë e shumë faqe. Për ta shmangur këtë punë të mundimshme, por shumë të nevojshme për hir të së vërtetës, do të përqendrohemi vetëm në disa prej tyre, ku ka dhunime të hatashme për historikun e Pollogut dhe të kombit shqiptar.
* Në faqen 82 bëhet fjalë për një farë letre që paska dërguar Xhelë Xhelili me rastin e inagurimit të bustit të Skenderbeut në Shkup (më 28 Nëntor, 2006). Xhela i mbajtur si kapadai, madje i madh, thotë ”Më lejoni që tu shprehë mirënjohje të gjith luftëtarëve dhe heronjëve të popullit tim liridashës. Lavdi dëshmorëve”.
Në këtë listë Xhela shënon emra të ndryshëm si dëshmorë. Po një shumicë nga këta nuk kanë vdekur në fusha të betejave kundër pushtuesit serbo-maqedon me përjashtim të Hamz Rexhepit, Ajvaz Kalishtit, Rexhë Negotinës dhe Izet Dobërdollit. Po sido që të jetë, puna e të tjerëve, të cilët nuk i njohim mirë, atje gjendet edhe emri i diktatorit Enver Hoxha, i cili nuk mundet të quhet dëshmor i kombit shqiptar, sepse ai nuk ka vdekur në fushë të betejës kundër armiqve të kombit, por në prehër të Nexhmie Hoxhës…Xhelë Xhelili dhe Halit Elshani, nuk duhet të talleni me dëshmorët e kombit shqiptar dhe me historinë e tij!!
*Në faqen 124 bëhet fjalë për shumëçka. Po mua më tërhoqi vëmendjen thënia: “Morëm vesht se konakun e Kamber Arifit ku kishte qenë babai dhe Lokë Lokovica, njëri prej trimave të njohur, e kishin rrethuar dhe ia kishin nisë pushkës. Me këtë rast vritet komandanti Milo, i njohur për reprezaliet ndaj shqiptarëve. Por pas vrasje së këtij sllavokomunistët e djegin tërë katundin….(sic).
Incidenti me Lokë Llokovicën dhe ushtrinë jugosllave, ashtu siç është thënë nuk qëndron. E vërteta është kështu: Lokë Llokovica ishte strehuar te Sadik Xhaferi, që e kishte shtëpinë në krye të fshatit, afër shtëpisë së Rrahman Alisë Qehajës…Dikush e lajmëron OZN-ën (Jonuzi). Me të ardhur ushtria në Kalisht, ajo e rrethon fshatin. Në këtë gjendje, Loka del nga shtëpia dhe ndesh në roje. Ai i vret të dy dhe ikë në malet aty afër. Ushtria e arreston Sadikun dhe vllaun e tij, Shaqirin, të cilëve ua djeg shtëpitë.. Përpiqet ta djegë edhe atë të Rrahman Ali Qehajës, por nuk ia arrinë. Pra, nuk është djegur tërë fshati Kalisht. Pastaj i mbledhën tërë burrat e fshatit te Xhamia, ua lidhën duart në atë acari dhe përmes dajakut të tmerrshëm, i dërgojnë në Gostivar. Babai i Xhelës, Hajrullahu, ka qenë gjithnjë te mulliri duke bluar drithë dhe askush nuk e ka pasë shqetësuar…Te xhamia u pushkatua dikush…
*Në faqen 127, midis atij tarllabuçi, thuhet edhe kjo.”Muharrem Bajraktari ishte në mal. Pasi u takuam, ne u bëmë bashkë. Dhe vazhduam në Mirditë për të sulmuar brigadën e tetë partizane që e quanin “Brigada e Muharrem Bajraktarit”, pasi kjo brigadë e kishte për detyrë ta liquidojë Muharrem Bajraktarin. Gjatë rrugës na u bashkuan afro edhe 50 vetë. U vendosëm nëpër shtëpiat e njerëzve tanë. Aty qendruam afro dy javë (sic)”.
Një mendim i këtillë nuk mund të vlerësohet ndryshe posë një ëndërr patalogjike që e shohin vetëm të çmendurit me sy hapur si Xhelë Xhelili dhe autori i librit në fjalë, që nuk ka haber për historinë. Dostan Rexhepi, vëlla i Hamz Rexhepit dhe z. Neshat Bilali, bir i Hamz Rexhepit dhe nip i Dostan Rexhepit, kanë qenë gjithnjë me Muharrem Bajraktarin pas vrasjes së Hamz Rexhepit. Kështu, Xhela nuk është takuar kurrë gjatë dhe pas luftës me Muharrem Bajraktarin kur ka qenë i arratisur. Muharrem Bajraktari kurrë nuk ka shkuar në Mirditë duke ndjekur partizanët dhe çifti i Xhelës ka qenë shumë i vogël që të tërhiqte vëmëndjen e Muharrem Bajraktarit kur ai e dinte shumë mirë se ajo anë ishte nën ndikimin e Hamz Rexhepit, merri me mend 200 hajdutët kur erdhën për të plaçkitur Gostivarin! Po Xhela me këto ëndërra të tija duket se përpiqet ta shkatërrojë Muharrem Bajraktarin duke u barazuar me të, ashtu sikur përpiqet ta shkatrrojë e ta përvetësojë luftën e Hamz Rexhepit, njësoj si bëjnë fashistët e rinj të Muharrem Bajraktarit. Vetë Xhela thotë se gjoja i ka thënë në Belgjikë Muharrem Bajraktari se “nuk kam luftuar kundër komunistëve…”
E vërteta është ndryshe. Kur Luma nën drejtimin e Muharrem Bajraktarit, bashkëluftëtarit të tij Dostan Rexhepit dhe të tjerët, ishin në luftën frontale në Kukës kundër pushtuesit gjerman (gusht, 1944), erdhi Brigada e Pestë Sulmuese partizane në Lumë. Ajo e goditi Muharrem Bajraktarin prapa krahëve për ta vrarë, por nuk mundi. Muharrem Bajraktari me forcat e tija e lëshoi frontin kundër gjerman dhe u largua. Kjo ka ndodhur më 10 gusht 1944. Pas kësaj date filloi lufta kundër partizanëve në Lumë, të cilët u ndihmuan edhe nga partizanët maqedonas, kundër të cilëve Hamz Rexhepi me të tjerë ndërmori fushatën e Malit të Thatë dhe kur Xhelë nuk njihej për së gjalli…
*Në faqet 237 – 241 bëhet fjallë për shumë gjëra si ëndrra pa mbështetje reale. Në këtë mes përmendet edhe atdhetari Hamz Rexhepi. Ndër të tjera po veçohet: “…Nga Karadaku i Shkupit kemi kthyer në Andrejovë (Zastovë). Aty e kemi pasë edhe shtabin, (që nuk ka ekzistuar -EB). Aty edhe ka qenë lufta e fundit. Kemi bërë luftë edhe në Militinë. Kjo luftë është zhvilluar pas asaj të Sogores. Aty ishin Hamëz Rexhepi e Bajram Dobërdolli. Unë e Bajram (Hamz – EB) Rexhepi morëm vesht se komunistat u kanë dhanë atyre nga 30 lira të arta dhe i kalojnë ata përmes katuneve e përmes fushës drejt e në bjeshkët e Thata, Sogore” (sic).
Pas sulmit që i bëri Brigada e V Sulmuese e Shefqet Peçit Muharrem Bajraktarit në Gjostil për ta vrarë, e detyruan atë ta lëshojë frontin kundër gjerman. Në ndërkohë një ushtri komuniste nga Luma e sulmon stanin e Muzdaqes, që ishte i Hamz Rexheit dhe për të cilin ai kujdesej. Pas luftimesh të ashpra me ruajtësit e çetës së Hamz Rexhepit, të cilët i lëshojnë pozicionet, duke lënë disa dhenë të vrara, partizanët hynë në stan dhe e kërkojnë Hamz Rexhepin. Islam Lushi nga Vrapçishti, i cili ishte qehaja i stanit, u thotë atyre që Hamzi është lajmëruar për ardhjen tuaj dhe ka shkuar në Gostivar për të marrë forca. Me ta dëgjuar këtë, partizanët u bien këmbëve. Fill pas tërheqies së tyre, Hamzi vjen me disa luftëtarë, të cilët i ndjekin partizanët. Ndërkaq, lusjanët ua vunë pushkën partizanëve në shtator 1944 në Kolesjan, prirë nga Daut Çejku në fillim dhe pastaj nga Bajram Ramadani dhe më vonë nga shumë fshatra të Lumës. Luftimet qenë me pasoja të rënda sidomos nga ana e partizanëve, por më vonë, të ndihmuar edhe nga partizanët maqedono-shqiptarë, forcat kundërkomuniste u thyen, me pasoja shumë të rënda, me pushkatime në masë të njerëzve të pafajshëm në Lusën e sidomos në Buzmadhe.
Në ndërkohë, partizanët maqedono-shqiptarë tëriqen nga Luma, duke kaluar nëpër bjeshkë të Kuqibabës, fshatit Pozharan, përmes fshatrave Dobërdoll dhe Toplicë dhe shkojnë e vendosen në Mal të Thatë (Suva Gora), diku afër fshatit Koritë.
Për shkak të sjelljes së egër të këtyre partizanëve në Lumë dhe po ashtu për shkak se e kërcënonin edhe Pollogun, Hamz Rexhepi do të përpiqet me mish e me shpirt për të ndërmarrë një fushatë kundër tyre. Për këtë e kërkon edhe ndihmën e Xhemë Simnicës edhe të Mefail Zajazit, të cilët si rëndomë, pajtohen pa fije kundërshtimi me të dhe e caktojnë datën e fushatës.
Në ndërkohë Hamz Rexhepi bisedon me shumë veprimtarë në anën e ndikimit të vet, duke grumbulluar disa qindra popull vulnetarë dhe atdhetarë të flaktë nga një numër fshatrash të Pollogut, të ciët ishin gati për të vdekur kundër pushtuesve të rinj serbo-maqedonë. Të prirë nga çeta trime e Hamz Rexhepit, që përbëhej në atë çast nga Sabri Çejku, Adem Gjana, Elmaz Tosuni, Elez Dauti, Hasan Tosuni dhe trima të tjerë nga Pollogu, arrinë herët në fshatin Koritë. Duke u drejtuar nga hoxha i fshatit, i hetojnë se ku ishin të vendosur forcat armike sllavo-komuniste. Luftimet bëhen shumë të ashpëra, sidomos në pikën ku gjendej çeta e Hamz Rexhepit. Më vonë vinë edhe forcat aleate të Xhemë Simnicës dhe të Mafail Zajazit: Pjesëmarrësi i çetës së Hamz Rexhepit, Adem Gjana thotë: “… po ma të ransishme për Hamzin janë lufta në Sogore, dmth. shkatrrimi i shtapit komunist në Poreçe, e cila luftë asht kryesue prej tij dhe u krye me sukses. Në të kanë marrë pesë edhe Xhema e Mefaili, por ata kanë ardhë në ndihëm, se luftën ma para e ka fillue Hamzi” (15.8.1966, Liege, Belguque). Kështu i fusin para forca komuniste duke i vrarë ose duke i detyruar që të ikin. Natyrisht se në lufta, si në të gjitha ndërmarrjet, për fitoren luajnë rol edhe mashtrimet e ndryshme. Thonin luftëtarët se, për t’i mashtruar partizanët maqedonë, në mes të zjarrit, Hamzi ua sheshon kësulën e tij, të cilën e vrasin dhe turren përpara. Në këtë rast ai dhe luftëtarët e tij, ua kthejnë zjarrin duke asgjësuar një numër prej tyre. Lajmi përhapet se “kapedan Hamz Rexhepi u vra” në atë ditë Bajrami të vjeshtës së vonë 1944. Prandaj një numër luftëtarësh e lëshojnë frontin. Po shpejt merret vesh se kjo ishte rrenë, thonte Adem Gjana. Prandaj luftëtarët kthehen dhe lufta vazhdon gjer në asgjësimin e asaj force serbo-maqedone, por edhe me pasoja të rënda nga Qëndresa, se u vra miku i madh i Hamz Rexhepit, Izet Dobërdolli, Ramiz Mediu nga Kalishti dhe të tjerë…
Këtu, pra, nuk ka qenë Hamz Rexhepi vetë, siç thotë Xhelë Xhelili, që tregon se ai nuk di gjë për atë ngjarje, por me çetën e tij trime dhe një mori luftëtarësh nga Pollogu prej më se 200 vetësh, të cilët kishin edhe mitroz të rëndë, që e përdorte Sabri Çejku. Prandaj, këta trima luftëtarë, lumjanë e pollogas, nuk duhet të harrohen, siç bën Xhela, duke u përpjekur për ta nxjerrë veten si kampion, kur nuk dihet as pjesëmarrja e tij, as ndonjë veprimtari e dalluar e tij, siç ndodhi me shumë pollogas të tjerë. Por një gjë dua të nënvizoj në këtë rast, atë se si luftonin këta burra kundër sllavo-maqedonasve: Njëri përgatitej për luftë dhe i ftonte të tjerët, të cilët e pranonin dhe luftonin kundër armikur bashkarisht dhe anasjelltas, tjetri…
* Se Xhelë Xhelili nuk di, si të them, se çka thotë, shihet nga shumëçka, por më së miri e tregojnë edhe dy gjëra. Njëra është se ai nuk e din datën se kurë ka shkuar në Shqipëri dhe tjetra numrin e ushtarëve jugosllavë e tregon me numra të ndryshëm, një e vërtetë tjetër që e vërteton më tej atë.
“Një herë te axha Xhelë, duke ndejtë e duke pirë kafenë e mirëseardhjes, mu kujtua se e ka bërë operacion këmbën në spialin e Tiranës në vitin 1945”, faqe 177. Data nuk qëndron.
Në vitin 1945, Axha Xhelë i z Halit Elshanit ka qenë në Kalisht, mbase duke hëngër pogaçë, duke zier ose pjekur gështenja çorofka të livadhit në përrua ose kollomoq të larë me hi! Kur nuk e mban mend këtë Xhela, nuk e di se çka mban mend tjetër! Kurse në Tiranë ka shkuar në fillim të vitit 1946, fill pas Betejës së Vrasës me dy shkurt, kur e gjithë çeta e Hamz Rexhepit, pjesëtar i së cilës ishte edhe ai në atë rast, shkuan për Lumë dhe ai me Bajram Dobërdollin u bënë “tebdil” dhe shkuan për Tiranë. Kur axha Xhelë i autorit Halit Elshanit nuk e mban mend një datë aq të rëndësishme për Xhelën, nuk e di se si mund të besohet Xhela për ndonjë gjë tjetër!?
*Se Xheala nuk mund t,i përshtatë rrenat e tij shihet edhe nga paraqitja e numrit të ushtarëve serbo-maqedonë në Vrasë. Në faqen 132 thuhet: “…pasi çanë rrethimin e 1200 ushtarëve sllavo-komunistë duke i shkaktuar armikut afro 100 të vrarë dhe të plagosur” (sic). Në faqen 131 thuhet: “Kështu i kemi befasuar dhe në luftë e sipër kemi vrarë dhe plagosur 131 veta” (sic). Kurse në faqen 139, shënohet se armiqët numronin 80 veta. Pas kësaj beteja ne u përgaditëm, e lamë vendstrehimin tonë dhe shkuam në Lumë…” (sic). Në faqe 198 shton: “Në shumësinë e luftrave, pritave, befasive veçohej ajo e zhvilluar janar 1946 (në të vërtetë më 2 shkurt 1946), kur me 120 ushtarë ishin rrethuar në Vrasë nga aana e forcave ushtarake e policore serbo-maqedonase (sic)! Cila është e vërtetë? – Në këtë mes nuk ka asnjë të vërtetë!!! Po është e habitëshme dhe të lë me gusht në gojë se si nuk e ka hetuar këtë autori i librit, z. Halit Elshani!
*Në përpjekjet për të ndryshuar të vërtetën, Xhela dhe autori i librit nuk do të lënë gurë pa lëvizur. Kështu për z. Neshat Bilalin në faqen 155 thotë: “Anëtar i Ballit Kombëtar shkruan se ne nuk u larguam se ishim bashkëpunëtorë të okupatorit, por se kishim kapur armët kundër okupatorit dhe kundër diktaturës komuniste. Nuk ishim për t,ia dorëzuar Kosovën Serbisë ashtu si bënë komunistët (sic)”. Një pjesë e kësaj thënie nuk qëndron. z. Neshat Bilali, si pjesë e çetës së Hamz Rexhepit, e Dostan Rexhepit dhe e Muharrem Bajraktarit, nuk ka qenë kurrë ballist dhe nuk i ka takuar asnjë partie politike, por ka luftuar pushtuesit për vite si atdhetar. Po ashtu, një dokument i OZN-ës (1945) për Hamz Rexhepin thotë se ai ka qenë ballist. Edhe kjo nuk qëndron, pasi ai, gjithashtu, nuk i ka pasë takuar asnjë grupi politik, duke përfshirë edhe atë Ballin tuaj, por ka qenë luftëtarë me çetën e tij kundër të keqes kombëtare – fashiste, naziste dhe serbo-maqedone…Ballistë quheshin në atë kohë nga serbo-maqedonët të gjithë kundërshtarët e tyre për t’i denigruar si bashkëpunëtorë të pushtuesve, se mendohej se Balli ka bashkëpunuar…
*Në faqet 131-133 autori përmes Xhelës flet për betejën e Vrasës me aq shumë përzierje sa pothuajse nuk merret vesh asgjë për shkak të përpjekjes për të fshehur të vërtetën. Se kjo është e vërtetë, shihet në faqen 238-239 ku e përmendë atë përsëri shkel e shko, por gjithnjë duke fshehur diçka. Se kjo qëndron, shihet qartë kur thotë: “Kur hymë në stan erdhën edhe ata shokët edhe u bëmë bashkë. Katërmbëdhjetë veta (sic)”. Fjala është për stanin e Muzdaqes pas përleshjeve të ditës së dytë me ushtrinë jugosllave. Po këtu nuk tregohet se kush ishin ata shokët që erdhën, sepse ata do të tregojnë se kush ishte kreu i atij grupi që kishin bërë luftë ditën e parë dhe i kësaj që edhën. Ata shokët që erdhën, pra, ishte Dostan Rexhepi, vëlla i Hamz Rexhepit, me disa luftëtarë të çetës së tij nga Luma, si Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, z. Neshat Bilali dhe z. Emër Kolgjini. Aty ku ishte atdhetari trim Hamz Rexhepi me disa nga luftëtarët e tij dhe Dostan Rexhepi, bashkëluftëtari i Muharrem Bajraktarit, shihet qartë se kush ka qenë kreu i çetës, sado që Xhela përpiqet t’i fshahë gjërat.
*Pas shumë llafeve në faqen 198 për bëmat kolosale të Xhelës, thuhet edhe kjo: “Në shumësinë e luftrave, pritave, befasive veçohej ajo e zhvilluar më 31 janar 1946 kur me 120 ushtarë ishin rrethuar në Vrasë nga ana e forcave të mëdha ushtarake e policore serbo –maqedonase (sic)!
Kështu siç është thënë pjesa është fund e krye e gabuar, mbase e bërë me qëllime të caktuara për të fshehur të vërtetën dhe për të dalë Xhela pehlivan, por i lyer me vaj për të mos iu parë dregzat. Prandaj, kërkohet një shqyrtim më i thelluar. Së pari, Beteja e Vrasës buzë Muzdaqes nuk ka ndodhur me 31 kallnor 1946. E hetuar me kohë ushtria armike jugosllave, përleshja e parë u bë më 30 kallnor 1946. Të nesërmen, më 31 kallnor 1946, erdhi ushtria tjetër jugosllave, e cila, sigurisht se me dredhi, i afrohet mjaft Kolibes, por edhe kjo hetohet me kohë dhe sulmohet nga Qëndresa dhe, me që “panë gjak”, thotë z. Neshat Bilali, mendojnë se ka pasur të vrarë”…Megjithatë e prishin koliben dhe shkojnë te stani i Muzdaqes, ku takonen me çetën e Dostan Rexhepit, që vjen nga Luma. Duke mos patur se ku të shkojnë, kthehen prapë në kolibe. Më 1 shkurt 1946, me që ishte mot me borë e furtunë, nuk erdhi ushtria pushtuese jugosllave, dëshmon z. Neshat Bilali, prandaj pushojnë gjithë ditën dhe fjetën gjithë natën e gjatë. Por me 2 shkurt 1946, herët në mëngjes, Hamz Rexhepi, duke kontrolluar vendin, (që ishte kreu i asaj çete, sepse ai e kishte ndërtuar koliben, ai kishte grumbulluar ushqim, ai i kishte mbledhur luftëtarët nga Luma dhe nga Pollogu duke përfshirë edhe Xhelën), sheh ardhjen e ushtrisë jugosllave drejt kolibes. Prandaj Qëndresa zë pusitë dhe e pret ushtrinë, me trimat lumjanë dhe pollogas, dhe e bën kërmishin që nuk do të harrohet kurrën e kurrës, duke lënë të shkruar në vend e në kujtesë të popullit emrin e vendit të betesë: LIVADHI I HAMZËS…
Xhelë Xhelili, duke pasë gjetur mirëkuptim shpesh në çetën trime të Hamz Rexhepit, nuk duhet, me dredhi e pafytyrësi, të përpiqet ta përvetësojë mundin dhe gjakun e të tjerëve, madje të Hamz Rexhepit, i cili humbi jetën dhe i vdiq babai nga vujtjet bashkë me bashkëshorten e tij pas rrethimit shtëpiak disavjeçarë. Atdhetarët e Pollogut nuk duhet të heshtin ndaj kësaj padejtësie historike të Xhelë Xhelilit, i cili nuk ka paguar asnjë çmim në luftën e madhe të popullit tonë për liri, kurse tash na del si kampion, madje duke zëvendësuar Xhemë Simnicën…!?
*Pra, libri i z. Halit Elshanit ”Çeta e Gostivarit”, nuk përfundon vetëm me konstruksione aprioristike, të cilat u shqyrtuan dhe u sheshuan në këtë përmbledhje. Ai përmban edhe habira të tjera, të sajuara me një imagjinatë jo vetëm të turbullt, por edhe faustiane. Njëra ndër këto është edhe ajo çështja e çetave. Vetë titulli i librit “Çeta e Gostivarit” është një sajesë tejet artificiale. Po aq e këtillë, madje fund e krye absurde dhe dhunë kolosale në historikun e Pollogut është edhe konstrukcioni “Çeta e Kalishtit”…!?
Fjala “çetë”, që tregon një grup njerëzish, më shumë se një, të bashkuar për një qëllim dhe të prirë nga një njeri i dalluar, duhet të ketë disa kushte. Në sajë të këtij përkufizimi, një njeri, një individ, ose një vete, nuk mund të mëtojë se bën çetë. Një individ që mëton se ka çetë, duhet të ketë edhe disa dalloja të tjera, si zotësinë, përvojën edhe aftësinë për të prirë. Po ajo që ishte shumë e rëndësishme për qenien e një çete ishte edhe mundësia për t’i përkrahur anëtarët e çetës me të holla, me ekonomi, me veshëmbathje. Pasi është kështu, Xhela, si i vetmuar që ka qenë, nuk ka pasur çetë, madje nuk ka pasë mundur të ketë çetë. Por në Pollog ka pasur çeta. Njëra ndër to, madje më e rëndësishmja, ka qenë ajo e Xhemë Simnicës, e cila jo vetëm kishte luftëtarë të përhershëm, por edhe aftësi për të mobilizuar numër të madh luftëtarësh. Kjo është parë gjatë luftërave që bëri. Po ashtu, ka pasur qenie çeta luftarake, madje me mjaft efektivitet, e Mefail Zajazit, veçanërisht e dalluar në Kërçovë e gjetiu. Që nga viti 1941 dhe gjer në vtin 1946, ka pasur çetë luftarake jo vetëm në numër luftëtarësh, por edhe me disiplinë morale dhe luftarake, që e ka treguar veten në një numër betejash rreth e rrotull Pollogut edhe në ndërmarrje të mëdha si në Llazaropol, në Kërçovë e Zajaz, në Mal të Thatë të përmbi Shkupit dhe si në Betejën e Vrasës ajo e Hamz Rexhepit. Ndonëse ato kanë qenë kryesoret, këto nuk kanë qenë të vetmet. E këtillë ka qenë ajo e Haqif Reçanit, e cila ka marrë pjesë në shumë veprimtari luftarake me rreptësi kundër pushtuesve sllavë. Po ashtu, mund të thuhet që edhe Lokë Llokovica ka pasur disa njerëz të pëhershëm që e shoqëronin. Dallojë thelbësore e këtyre çetave luftarake ka qenë, gjë që duhet të nënvizihet që shqiptarët të mësojnë një mësim, kuptuarja e armikut të përbashkët, miqësia e çiltërt e këtyre krerëve të çetave luftarake dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre i çiltërt për idealin kombëtar. Kështu çdo luftë e madhe bëhej me bashkëpunimin e pothuajse të gjithëve, me përjashtim të asaj të Vrasës, përveç Hamz Rexhepit, të gjithë krerët tjerë të çetave ishin vrarë atëherë.
Pra, nuk ka pasur as çetë të Kalishtit, as çetë të Gostivarit, por ka pasur disa çeta të Pollogut në periudhën 1941-1946 dhe nuk ka pasur në asnjë mënyrë, absolutisht dhe kategorikisht, çetë të Xhelë Xhelilit, i cili bëri vrasjen për karpuzin…më 20.8.1942, u burgos më 26. Shkurt1944 dhe doli nga burgu i Tetovës më 31.VII, 1944 (Shih dosjen e burgut të Tetovës më 1944). Por nëse mund të flitet për çetë të Kalishtit, një fshat i Pollogut që u përndoq dhe dha tre dëshmorë nëpër lufta të përgjakshme kundër pushtuesit sllav, ka qenë ajo e Hamz Rexhepit, sepse ky, pavarësisht tashmë se ku banonte, e kishte Kalishtin jo veç nën mbrojtje, por edhe bazë, se kishte përkrahës të flaktë, madje shumë. Prandaj, i nderuari ish-bashkëfshatari im, Xhelë Xhelili, vëre dorën në zemër dhe fole të drejtën, siç thonte populli në Kalishtin e ëmbël tonin, “andaj kah del shpirti” dhe mos i merr mëkatet me vete përgjithëmonë!
*Në faqen 148, ndër të tjera, thuhet: “Kur kemi kaluar Drinin na erdhi nji lajm i zi se ishte vrarë Xhema (Simnica – EB). Kjo ka ndodhë në pranverën e vitit 1944. Unë në Lumë u ndava prej Muharremit (sic)!”
Se është e vërtetë që Xhelë Xhelili nuk ka pasur lidhje edhe me Xhemë Simnicën, e tregon edhe injoranca e tij për mbytjen në pabesi të Xhemë Simnicës. Ashtu siç ia kanë pasë dhënë Xhelilët gabimisht datën e mbytjes së Xhemës Tahir Zajmit, po ashtu ia kanë dhënë gabimisht, madje shumë gabim, edhe Halit Elshanit. Por, përgjegjës për këtë është autori dhe redaktori, që nuk i kanë verifikur të dhënat e katundarit Xhelë. Për ta sqaruar datën e mbytjes së Xhemës, Essat Bilali ka pasë botuar n
Z-ri Halil Elshani ,une juve nuk ju kam pare ne ket teren ku eshte vepruar ne ate periudhe per te cilen ju shkruani,dote thote libri eshte Botuar sipas deshires se Gjel Kalishtit,edhe disa te tjereve..
Kame respekt ndaj jush dhe ju isha lutur te korigjoni Gabimet e thena nga Xhel Kalishti ngase nuk eshte dashe te meren per baze ngase tek ai ndikon edhe skleroza e cila dote thote,Haron apo ne te kunderten lavderon veteveten.
Zudi Hamiti
shum me keq ardhje per ju zotri hamiti ashte mir te ini te matur ju keni punue ne serbij nuk ashte mir te miri me te paverteta ne historij e dikujt hamz rexhepit kush ta dha ket mencurij ju mundni me shkrujt mashum per ne serbij
Z. Mërgim, këto akuzat tuaja ndaj z. Zudi Hamitit, janë llafe të përgjithëshme që vetëm çiliminjët i përdorin. Si të atilla, nuk kanë asnjë vlerë, Për të pasur vlerë mendimet tuaja, ju duhet ta tregoni emrin tuaj. Pastaj të sillni fakte, dokumente dhe dëshmitarë për të kundërshtuar. Me fjalë të tjera, për ta kundërshtuar këtë tokë, duket të gjeni një tokë tjetër për t,i verë këmbët….E. Bilali
Në faqen 177 të librit që autori Halilit Elshani e ka quajtur “Çeta e Gostivarit” e Xhelë Xhelilit, e cila nuk ka ekzistuar se ai ka qenë një individ, ndër të tjera thuhet: “Emigrantët e vjetër ishin kundër Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe ishin edhe bashkëpunëtorë të qarqeve ish jugosllave. Bashkëpunonin me Ambasadën Jugosllave si vazhdimsi e bashkëpunimit të tyre gjersa kanë qenë emigrantë në ish Jugosllavinë e kohës” (sic).
Kjo thënie përbën një gjeneralizim shumë përmbledhës. Si i atillë asesesi në tërësinë e tij nuk qendron. Po ashtu nuk qendrojnë edhe pohimet e anës tjetër që thonë po ashtu në trajtë të përgjithëshme se nuk ka pasur bashkëpunim servilizmi. Pa fije dyshimi, ka pasur nga ata që kanë bashkëpunuar (disa nga zori, disa për të holla të flliqura dhe disa për t,u bërë burra apo mashkuj të “mirë” dhe kështu kanë bërë edhe jetë të mirë, kurse disa me pikë të qejfit, të cilët kanë qenë më të këqijë se sërbët.). Pra, asesi nuk kanë servuar të gjithë. Ka pasur nga ata që kanë ngurruar. Disa e kanë refuzuar shërbimin me pasoja. Ka pasur nga ata që e kanë kundërshtuar edhe me armë, disa duke u kthyer në Shqipëri, ndonëse me pasoja, kurse disa të tjerë duke ikur në trajtë klandestine në Perendim. Pavarsisht se kush është pohuesi i kësaj periudhe shumë të gabuar, ajo është jo vetëm e gabuar, por edhe shumë akuzuese pa fije kontrolli të gjuhës dhe të mendjes. Është, pra, një sajim si shumë sajime të tjera a priori të librit të Halit Elshanit! M. Essat Bilali, Sr. Sc.
z neshat e esat u mundova tu bindi se juve nuk ini neregull me shkrimet tuja ne faqet e internetit ju tregoni si veteran si historjan shum dobet me te verteten ju ma shum ini mar me shtreberime aspak nuk ashte ashtu hamzi ashte vra ne vrac ju nuk trgoni vrasjen ne pershfc nuk tegoni vrasjen ne lume ose pozharanin edhe shum pun qera ju kini shkrujt per familen e xheles shum te pa verteta keni perzije enverizmin ne si shqiptar nga maqedonija nga kosova shqiprija per ne nana jon jo jugosllavija ju nepozharan i kini rujt shkijet bahi bura mosu mirni me shkrime te kota edhe zudi hamitin kur elezoj me duket se ju ekeni fut ku sduhet aspak nuk ka njohuri perket pun ashte shum turp perta ne nuk humbim shum koh me ju sita lip nevoja po
mergim, është e vërtetë që Hamz Rexhepi i ka ruajtur si shkijet ashtu edhe shqiptarët nga keqbërësit, sepse kështu e donin burrat më të mirë të Pollogut dhe sepse ajo ka qenë në traditën e mirë të shqiptarëve dhe ne mburremi me të. Po ashtu ka pasë bërë edhe Xhemë Simnica dhe të gjithë atdhetarët shqiptarë të Pollogut, sepse ata shkije kanë qenë banorë të vendit. Pikërisht pse Hamyi ishte i këtillë, Xhela i shkonte përmbrapa. Po si Hamzi ashtu edhe Xhema dhe të gjithë shqiptarët atdhetarë të Pollogut i kanë vrarë ata shkije dhe të tjerët që donin ta okuponin vendin dhe ta skllavëronin popullin shqiptar. Pikërisht për këto veprime populli e adhuronte si Hamzin ashtu edhe Xhemën dhe të tjerët. Sherif Xhelina ishte ai që i kishte mendët sikur ti, more i quajtur mergim analfabeti dhe bënte keq jo vetëm te shkijet, por edhe te shqiptarët. Prandaj Xhema me njerëzit e tij e vrau atë. Xhela harron se e ka shpëtuar një shka kur ka ikë për Greqi, madje atë të Kralit gjakatar. Sa i përket Enver Hoxhës, ju po ashtu keni mendime të gabuara, madje kundërshqiptare. Enver Hoxhën jo vetëm e ka hedhur në kosh të bërllogut Shqipëria dhe gjithë atdhetarët shqiptarë për krimet e tija, por edhe ish-djemtë e tij politikë e kanë përbuzur. Prandaj, dashuria e juaj për këtë Enver Hoxhë, që ka bërë krime në popullin shqiptar, është e pandjeshme dhe kundërnjerëzore, por edhe qendrim kundër shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjithësi. Si juve, mergim, si Xhela ashtu edhe Halit Elshani nuk keni lidhe faret me ligjet bazë të shoqërisë, se lëre me ato politike, atdhetare. Juve keni lidhje vetëm me ndjenjat tuaja subkejtive! Sa i përket punëve vetjake familjare të Xhelës, ne nuk kemi thënë asgjë, sepse ato janë punë të Xhelës, ndonëse ai i ka pasë futur hundët në punët private të Hamzit, madje vonë, se po ta bënte atë atëherë… Ne kemi folur për historikun. Ky është punë e të gjithëve. Kemi vërë në dukje shpifjet, shtrembërimet, pohimet e pavërteta, vjedhjen e njerëzve të Hamzës, të luftrave të tija, përpjekjen me fjalë për ta zëvndësuar luanin e Pollogut Xhemë Simnicën, përpjkeja për t,u bërë “plak i maleve” kur ai ishte i thjeshtë që nuk kishte dalë në mal për patriotizëm, mëtimi që jo veç ka organizuar popullin, por edhe ka marrë pjesë në luftëra, barazimi i tij me Muharrem Bajraktasrin dhe gabime të tjera shumë të rënda… Këto i kemi kundërshtuar me fakte, me dokumente, me dëshmitarë pjesëmarrës….Besoj fuqimisht se si Xhela, ashtu edhe juve që e mbroni me pa të vërteta atë, duhet të skuqeni pak, sidomos para figurës së Hmazës, vrasjes së tij, vdekjes së Babait të tij dhe gruas së tij pas afër 3 v jet burg shtëpiak, vrasjes së vëllaut të tij nga Titoja dhe nga Enveri juaj…. Shtoj gjithashtu se ne nuk e fshehim vrasjen që ka bërë Hamzi. Por mos harro se ai ka vrarë për kanun, njerëzit që kanë thyer besën, që kanë tradhëtuar fjalën e dhënë. Edhe këtë nuk e kuptoni juve?! Kush është ai shqiptar, që nuk e vret atë që e then fjalën e dhënë, sidomos për çështje nderi, kur ai ishte njeri i rregullit….. A jeni juve shqiptar, apo Enver Hoxha dhe Titoja, që vrisnin njerëzit e pafajshëm, madje shqiptarë atdhetarë u kanë mësuar që të mos bëni dallime midis vlerës dhe pavlerës njerëzore…
e more esat p tju vije turp me punet kqija qe keni ba ne pollog keni ardh nga luma tena tregoni llafe ju bani mir te lipni falje per punet e kqija qe ikeni ba cfar kanuni meja mar cucen ziberit per nji bur 50 vjec mbas 4 fmive cucen 16 vjecare masandej pse cuca nuke mer hamzen per bur shkon te dajt ne caj se ka desht me emar me zort e ju luftar nga bicaj shkoni dhe ivritni ziberin edhe shoqen e tij edhe ne caj dikendin ne nuk kemi shkoll si kur ju poju boj me dije se me pun te pista nuk imi mar ju kishi merak me rit familen ju vet ju per mendni sherifin un skam qen ilindur jukeni bashk punue me sherif zhelinen jufolni per nji shka po azha raman qehaja ja ka cue xheles per me e qit ne greqij po jam metvertet tu upa juve sa u punon kriyjet ashte puna juj
Ne nuk duhet të bisedojmë me ata njerëz që e “hedhin gurin dhe e fshehin dorën” si ti që quhesh “mergim”, ajo tregon se kush je, ndonëse po e fsheh emrin.. Megjithatë, po dua të të kujtoj ato punë që thua ti, Së pari, ato nuk kanë lidhje me historinë, Megjithatë lexoe se çka ka thënë Xhelë “trimi” për atë në libër, ndonëse nuk kanë qenë ashtu. Së dyti, ngjarjet e para 100 vjetëve nuk gjykohen me mendimet e tanishme fashisto-serbisto-komuniste, por gjykohen në kontekst ku dhe kurë kanë ndodhur. Së treti, si shqiptar që je, shpresoj që je, të pabesët, tradhëtarët, duhet ta dishë se çdokush i vret, sepse kështu pastrohet shoqëria..Shtoj se e ke mirë që pesë vjet kemi bërë punë të këqia, Xhela e din shumë mirë, kundër të keqes dhe kundër pushtuesit serbo-maqedon! Bravo të qoftë!.Kështu ka pasë bërë edhe Xhema e Mafaili. Po edhe një pyetje po ta bëj. Kur ishin ata njerëz aq të këqinjë, pse Xhela vinte në çetën e Hamz Rexhepit, bre, djal? Po të mos ishte Hamz Rexhepi, edhe sikur t,i kishte shpirtrat e macës Xhela do i merrshin shkijet, ndonëse nuk e njihte askush dhe askush nuk e kërkonte. Prapë po të kujtoj, historia nuk bëhet me llafe, po me fakte të vlefshme historike, me dokumente që flasin më mirë e më zëshëm, me dëshmitarë që i kanë parë ato, jo me be “pasha këta dy sy” dhe me interpretime analitike, or ti djal. Mos u hidhërohuni në neve pse nuk i pranojmë rrenat e Xhelës dhe të Halit Elshanit dhe përpjekjen tënde duke na sharë! Ju, nëse doni të na kundërshtoni, po e përsëris, duhet të prodhoni fakte, dëshmitarë, dokumente, jo të na nxjerrni atje, në vend të historisë çështje që nuk janë historike, si ata fëmijët e këqinjë që ia shejnë nënën njëri tjetrit nga urrejtja patalogjike.
Daja Esat i nderuar dhe i respektuar Une jam nipi i Tosunit Dajes tuej prej Topojani , por une jam djali i Ahmetit qe kemi jetue ne Sodoll te Lipjani Kosove. Njihere jemi takue ne Sodoll kur ke ardh prej Amerike me e vizitue gjyshen time Zarifen e dajes Tosun. Une athere isha nxenes i shkolles mesme teknike dhe me the se duhet te kryej fakultet prandaj edhe e qova porosin tende ne vend. Tani jam inxhinier i minierave ne Institutin e KEK-ut ne cilsin e projektuesit. Shkrimet e tua gjithnji i kam lexuar ne internet edhe shum here kam bisedue per keto gjera me dajen Avdi Rrahmanin djali i Rrahman Kalishtit sepse nana e Avdis asht halla Lije. Ate e kam pas shembull i grues burneshe lumjane. Dua te them se kam deshir qe te kontaktojm ne email (ymer51@hotmail.com).
Ne fillim duhet te ju them se mos bini ne nivel te njerzve qe thon “hajde bab ta tregoj arën”. Une e diej shum mir se daja Neshet ka qen pjesmares i luftes se Muzdaqes dhe tani e del dikush e tregon se kush ka qen Hamza e kush Xhelili. Une e kam ndegjue ne Gostivar kur kendonte halla Naxhie bija e rrahmanit ” Qatje nalt te kepi kerset pushka e Hamëz Regjepit” e jo e Xhelilit apo e dikujt tjeter.
Une e diej se qeta e Hamëzës i ka mbrojt krejt atë popullat prej bashibuzukve dhe kriminelve si Sherif Xhelina qifti i Xhelilit e të tjer e tani ata njerez duhen te krahasohen me një personalitet si ishte Hamëz Regjepi Destan Regjepi e Muharem e Bajram Bajraktari. Ata shkruejn pralla e jo histori sepse historia e tyre do të kaloi në historin e prallave per fëmij. Prandaj të lutem qendro krenar dhe mos u mer me ata qe shkruajn pralla per femij edhepse ato pralla duhet te mbeshtetyen se paku ne pak realitet.
Pershendetje te perzemert nga Ymer Vehapi-Instituti “Inkos”-Prishtinë-Kosovë.
I nderuari Zudi flm per keshiillim,por nuk premisohen gjerat kesisojt,sepse sejcili modnen ashtu si e ka perjetue,aq sa ka pase qasje dhe njuhori.nuk eshte e munudura se nuk gjen te popujt tjer keso pretendime apriori se e verteta eeths si them une e jo si thot tjetri,aq ma pare se nje kohe nuk kan qene ne mbrojtje te trojeve etnike,sepse e kan leshue kete rrezistence me ne krye Muharrem bajraktarin dhe e ka lnan vetun,ama bash vetun qeten e mbetur te kalishtes.kjo eshte pasoje e varferise intelektuale.kjo ndodh vetem te ne shqiptaret.Une e kam krye nje obligim me nder duke rrespektue autorizimin obligativ me gjelen.shif vendimin ne faqen 248.andaj sejciil koautor e ka pergjegjesine e vet.une ne Prishtine i kam thnae bijes suaj se jam autj mibrehs nen per te zbardhe çdo gje.
rresepkt
nga
Halit Elshani
Shkrimi i lart permendur,Komunistët piratë të historisë dje, aleatët e tyre piratë të historisë sot! eshte shkrim i autorit, M. Essat Bilali, Sr. Sc.,dhe ska te bej me mua personalisht,ju zotri mergim beheni BURR dhe dil me emer te vertet e jo me nofka dhe shifra,ngase ti je njeri i shifruar dhe i koduar prandaj ja ke frig te dalish me emer dhe mbiemer, dhe bisedojm se kush dhe ku ka punu dhe ku ka jetu dhe ku jeton,femit e mi dhe un flasim Shqip, ngase un jam Shqiptar e te tut besoj se jan asimiliar oooo MERGIM i shkret.
ZUDI HAMITI
Hamz Rexhepi dhe xhel Kalishta kane pasur te njejtin qellim,clirimin e trojeve kombetare ,prandaj nuk duhet tu hudhet ketyre martireve ngjira te erta,por ndrycim te veprave.
Di fjale per Mergimin,shkrimi larte permendur ,Komunistët piratë të historisë dje, aleatët e tyre piratë të historisë sot! autori i shkrimit shifet kjart se esht ,Essat H.Bilali,dhe ska te beje me mua personalisht,por ti Mergim i Mergimeve,dil me emer dhe mbiemer e thuaj cka ke ne zemer dhe mandaj te shofim se kush ashte me shqiptar ty apo une,ti paske dalur me nofke,ty gjithnji paske qen njeri sekret,mandej kush ku ka punuar te shofim se ndoshka kete nofke e ke nga ish Komunizmi,por mos e vrra mendjen, kush ku ka punuar ngase ti je mergimtari dhe kujdesu per femit tuaj ne mergim qe mos te lindin ndonje zezak apo mos te kesh ndonje nuse zezake ne shtepi.
Dhashte Zoti e ky Mergimi del me emer ta shofim se kush na qenka,se qenka Sekretush i sigurimeve te Beogradit,O MERGIM SEKRETUSHI
Kërcënimi si argument
Për librin me titull artificial “Çeta e Gostivarit” i autorit Halit Elsshanit, sa i përket historikut të Pollogut 1941-1946, janë dhënë në internet – Google, një numër vërejtjesh, rindërtimesh dhe sqarimesh me fakte, dokumente dhe argumente cogjente, e cila është lexuar me mjaft interes. Këto së shpejti do të botohen në trajtë libri, ndonëse ndonjë rubrikë prej tyre është botuar edhe në ndonjë të përkohëshme.
Nga këto të dhëna, dikush jo vetëm është hidhëruar shumë, por edhe ka përdorur kërcënime dhe sharje të një katundari të lig. Ky qendrim jo vetëm i egër, por edhe brutal, madje fund e krye në kundërshtim me mendjen e shëndoshë dhe me ligjet normale përkitazi me çështjen historike shkencore, përbën argumentin e ashtuqueajtur “argumentum ad hominem”, i cili është argumenti i atij që nuk ka argumente, që nuk ka fakte, që nuk ka dokumente, por ka vetëm rrena dhe don t’i mbrojë ato me forcë brutale, pikërisht siç bënin fashistët, serbistët dhe komunistët. Efekti i këtyre qendrimeve, si ai i atyre që u përmend, mund të jetë i sukseshmëm për një kohë, por asesi jo për gjithëmonë. Bashkëkohësia, a provoi atë të vërtetë të madhe!.
Prandaj i thërras ata kapadaijë që të hjekin dorë mga kërcënimet e egra dhe llafosjet e pista dhe të përpiqen t’i përkrahin mendimet e tyre me forcën e faktit, të dokumentit dhe të dëshmitarëve që flasin me dorë në zemër e mbështetje në fakte autentike të dëshmuara edhe nga të tjerët, sepse vetëm kështu fitohet argumenti dhe ndera dhe vetëm kështu ai jeton për gjithëmonë, jo si “rrena që ecën shpejt, por që është jetësjkurtër dhe ka faqen e zezë”, pikërisht si shkrimet halucinuese të z. Halit Elshanit me protogonistin e tij Xhelë Xhelilin e falsifikuar. Kur ballafaqohet njeru i ndjeshëm me faktet e pakundërshtueshme dhe me argumetet kogjente, duhet, me dorë në zemër, ta ndryshojë menimin, jo t’i kundërshtojë ato me egërsi dhe me kokëfoetësi të një demi!
Essat H, Bilali, Sr, Sc.
zotri neshati une ju shkruj nemr te familes time do mundohem tjua buj me dije ne baz te matrialit qe kemi edhe ne goj dhana qe flsin deshmitaret ekohes edhe sidomos qe ka qen kshilli katundit atje eqer me habit fakti se kini shkrujt me dalje e librit xhels kini shkruj mjaft ta kishi ba nji pun te mir do ishte ba mir per fat keq nuk ini tregue bura te vertet jua thom me plot pergjegjsij pse une meju kam bisedue ne telefon me ju mbasi ka dal ne gazeten shqiptare nji botim i axhes xhel ju me kini than nuk ka shkrue per hamzin xhela shum aj vetem ka permend luften evraces ac ka pas mundsij me ba une jua kam than neket numer telefoni 0012017688336 athere ju nuk that kurghja etash ini tu u mar llafe tekota nuk ashte mecurij vec ju keni nji far inati ju buj me dije vrasjen eshevalit per fat te keq ju nuke dini meju ba hoxhum tjua mare pushken ju cka kishi ba ju keni ba pun shum ma tekqija me daljen nga burgi xhela me shok del ne mal ne malet e kalishtit xhema shefki pershefca e qer shkujn ne kalisht te hajra e pitin ku ashte xhela xhela neve na duhet hajra u tregon nji dit ma von shkujn neat vend xhema shefki pershefca xhela me shok e bujn dert krejt punet qe duhet meu ba atij vendosin menihere te takohen ne cegran ku kajn pas programin e xhvat kallexhis edhe ja kajn fillue jo si thoni ju te mashne nijazis aspak nuk ashte e vertet si thoni jupermendni hajren kur kaqen loka ne katundin kalish te shpija e dautajces atij kaqen ene hajra jo te mullini si thoni ju te xhamija ka pas vrasje ae dini juve pse e doxhen shpijen ton se neve ikem luftue slavt jo si juve ikeni mbrojt sllavt nga fillimi cato sllav ne vitin 1912 ne kalisht te voret ereja kajn pushkatue 42 vet cato shkijet e pozharanit shkujn ne kalisht ne luften edit nja 10 ,15 vet prap me e ghjeg eme vra po kajn pit ku jan ghjemt e hajres upaskan than xhela ketu ashte me luftaret afer permendni se xhela me muharem bajraktarin nuk kajn qen bashk ne shipnij jan takue ne caj te sheh rahimi masandej ne buz madhe ne lusnje mos permendim shum mane fund edhe ne greqij mosi bani xhanat shum bajat ju dashamir vejni gishtin ne kok edhe mendoni mir cka ini tu shkrujt kur hiket nga bicaj pse hiket pse shkut te shkijet ju ndejtet dy vjet e xhis ne pozharan cka bat per at koh elmas tasini ramadan tasimi ehamzi nuk keni ba mir ne polog me shum pun j u edini ma mir po edhe neve ikimi faktet rasti ne preshefc vrasja e ziberit me gruen evete plackitjet ne shum vende prej juve prej pozharanit shkoni te familja shum endershme axhes rahman tuva dhan buken ju kthij me vrasje neper burgje me turtura e internim neve kimi pas nevoj qe luftrat mbar teritorit shqiptar tejen meni ndergheghje te shendosh menji moral te paster panji te keqe athere mundim te flasim mudi tju them kur ka ardh xhela spari here ka qen shum ihapur me cdo kandi si ne kalisht kue kajn prit krejt katundi edhe ne cdo vend tetov gostivar ashte nderue ne gostivar aste prit shum mir ju permendni shqiprin ne kohen e enverit ne sae kemi dasht shipnien tij mend tlan si athere edhe sot shpresa jon ajo kaqen mendoj se paka shum me qen te matur juve shum matriale ja keni fut zudij hamiti prej senakosi ekeni fut neqor sokak aj ati ashte ne vend po te kit vullnet te shendosh te mire met realitetin nuk ka prblem jo si thoni ju me shtremberime mose bani kjamet une nuki kam shku me ushtrij zudis as me kercenime po kimi ba muhabet me argumente ku edhe aj u habit ku na tha se juja futni ne faqe te atij atij ka pas e´dhe qer muhabet normal kjo vazhdon per esatin se aj paska qen me neve ne at muhabet shukri sinani
Pershendes Z-ri Shukri Sinanin dhe Z-ri Essat Bilalin,mua nuk me kercenoi kush por thjesht u bisedua qe un te heq dore nga shkrimet te cilat nuk jan te mia,prandaj edhe me nalt une kame permendur se kush eshte autori shkrimeve,dhe ju lus per zbutje dhe per realitet pamare parasysh,edhe Hamzi edhe Xhela kane qene kontribues te se mires kombetare kush mashum e kush mapak,por ideollogjia e tyre ka qene e njejte,per bashkim kombetar..
Me respekt nga Zudi Hamiti
Z, Shukri S., E shikova shkrimin tuaj më sipër. Ai kishte jo veç mungesa gjuhësore, që e bënin të vështirë kuptimin e tij, por pasqyronte injorancë edhe për rrethin kur kanë ndodhur ngjarjet për të cilat bëni fjalë (1941-1946). Për këtë arsy, e pashë si të kotë të bëhet fjalë për të. Por, për shkak se duhet sqaruar do gjëra për të cilat bënte ai fjalë, nuk munda ta injoroj. Hamz Rexhepi me çetën e tij dhe me popullin atdhetarë të Pollogut, sipas kërkesës së shqiptarëve vendas, sidomos të kalishtasve, i ka pasë ruajtur nga keqbërësit shkijet e pafajshëm, ashutu siç i ka pasë ruajtur edhe shqiptarët, në atë kohë të turbullt ku qeni të zotin nuk e njihte. Kjo ishte një gjendje me plot rreziqe, por në traditën e mirë shekullore të shqiptarëve, një gjë që e bënte edhe Xhemë Simnica me shumë atdhetarë tjerë nga Pollogu. Po si Hamzi ashtu edhe Xhema, në një numër fushatash ushtarake që zhvilluan me vite, i vrisnin jo vetëm shkijet zaptues, po edhe shqiptarët keqbërës dhe të pabesë e trdhëtarë, si për shembul Sherif Xhelininën me disa, që e vrau Xhema…Po ashtu Hamz Rexhepi i ka vrarë të pabesët, ata që e jepnin fjalën me pikë të qejfit dhe nuk e mbanin atë, vlerën e madhe të kombit tonë, për të cilët juve po u vinka shumë keq, në vend që ta dënoni atë. Kur doli Xhela nga burgu (shtator 1944), pothuajse kishte përfunduar lufta. Në këtë kohë, si krerët e luftës, ashtu edhe populli, ishin të preokupuar me kobin që e gjeti përsëri popullin e Pollogut nën zgjedhën sllave. Në atë kohë Xhema nuk kishte kohë të merrej me punë të kota, për të parë atë që kishte dalur nga burgu për vrasjen e të ngratit roje të karpuzave. Por po ta gjente atë Xhemë Simnica, do ta pushkatonte në vend, sepse kishte vrarë jo veç një njeri të ngratë, por edhe të pafajshëm. Për këtë Xhela ose fshihej në çetën e Hamz Rexhepit, ose ky i fundit e përcillte për Lumë për të humbur gjurmë… Për ato llafet tjera nuk po flas, sepse nuk e vlenë barra qiranë…, se ju nuk paski lidhje për historikun e kohës, sigurisht se i nxitur nga ato mendimet e Oznë/Udëbësë raciste kundërshqiptare dhe të sigurimit gjakatar të Enverit, të cilët ju kanë pasë futur në baltë dhe nuk keni mundës të dilni nga ajo. .. Për të ju ndriçuar pak për atë periudhë, përmes fakteve, dokumenzeve dhe dëshmitarëve, po ju rekomandoj të lexoni: Esat Bilali, “Shkrime historike: Kosovë – Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë”, Tiranë, 2001; shkrimete e botuara në gazetën “Fakti” dhe gazeta të tjera të përmendura në gazeta e revista tjera për çështjen dhe Neshat Bilali, Rindërtimi i historikut të Pollogut 1941 – 1946″, Prishtinë 2011. Shtoj se historia nuk shkruahet me llafe, por me me fakte, me dokumente dhe me dëshmitarë nga njerëzit e ndjeshëm dhe të formuar. Me këto kushte jam gadi të debatoj me njerëzit e ndjeshëm.- Essati
Zudi, e lexova shënimin tënd dhe jo vetëm qesha por edhe u këputa në gaz…! -Essati
PËRGJIGJEJE E SHKURTËR :NESHAT BILALLIT DHE ESAT BILALLIT
Te nderuar komentues te librit tim “Çeta e Gostivarit”, Tetovë 2009 .Me vonese e pash ket shkrim qe ka per qellim degradimin e luftes se Pollogut,jo timin sepse une ju kam permbajte te vertetes dhe vetem te vertetes qe e ka fole bashkeluftetari i juaj “anonimus”,plaku i maleve Gjel Gjelili-Kalishta,pikrisht nga pjesemarrsit ne kete lufte.Kjo është çmenduria dhe pabesia qe keni pasë ndervehte.Ky eshte ai viruesi qe ua ka mbjell armiku shekullor kunder te cilit aty ketu keni luftuar ju!Te mohosh te tjeret qe pasi keni ikur ju e ka vazhdue luften-rrezistencën guerile është një njihilizëm i llojt të juaj,i urrejtjës qe paskeni ushqye 50 vjet pas kesaj rrezistence nga largesia(USA) .Te mohosh luftën e korronel Muharrem Bajraktarit për Kosovën është e pa vertët sepse dihën vëndët ku i ka shkel më këmbë të veta.Ju po i bëni një shpifje nga urrejtja patologjike qe keni për Plakun e maleve,për Muharrem Bajraktarin,Arif Kapetanin,për luftetrët qe derdhën gjakun duke përfshi edhe babjn e jujaj. etj.Kush i ka ra për fytyre i pari,kush ta ka shnosh kryet në front për babjn tuaj,kush të ka ndihmue për t’a varrosë !Është ky tradhetar,ka ardhë për anhenxhe,për ken ka luftue,a kanë qenë bashë,a keni qenë edhe ju aty si luftetari më i rij !Pse nuk e përmende këtë plak-luftetar në librin tuaj ?Pasi sipas jush Kalishta e vogel, e varfër nuk paska pasë shans të këtë çetë !Ju nëçmoni duke e quajtur katundar !Po ju a nuk ishi katundar .Në vënd qe të mburreni më këtë përkatësi ju n’Amerikë na qenkeni berë qytetar !Ky është subjektivizmi i juaj,jo i imi.Unë fatkeqesisht nuk kam pasë fatin të jem lufterar,për shkak të moshës,po ju pse i beni hile kësaj rrezistence titanike.Po më inate e brryla nuk shkruhët historia !Po une çfaj të kem ?Po ti ç’faj më ke ?Po,po me ke shumë,aq sa nuk mundsesh ta mbash mbi supët tuaja !Unë bera diq për t’a zbardhë sado pak at rrezistencë,e ti në vënd qe të më përgezosh,po e mohon vetvehtën.A ka gjë më të trishtueshme qe për hirë të urrejtjës ta tradhetosh edhe vehtën,edhe ato këmbë tuajt shpesh të merdhita,ata hapa të juaj prej basketbollisti,ato vuajtje,bashk edhe më Gjelën.Kush e benë këtë ?Pyete vehtën,shokët,pyete Zotin,lutu qe je gjallë.hiqma thuaj o zotë këtë urrejtje,këtë smirë.
Halit Xh.Elshani,Bruksel,08.11.201
z. Halit Elshani, ne jemi marrë me historikun e Pollogut që nga mbarimi i luftës. Këtë e tregojnë shkrimet e shumëta që kemi përpiluar si në trajtë artikujsh, në rtajtë qortimesh dhe në trajtë librash. Gjatë periudhës së komunizmit Xhela nuk është marrë me ato punë, mbase sepse është frikësuar se mos po ia prish qejfin Llazos, Milloshit ose aleatëve të ryre. Shumë gjëra, prandaj, duket se i ka harruar plaku 96 vjeçar, ose ka pritur që të vdesin të gjithë dëshmitarët për ta deformuar historinë, ose ka kërkuar të gjejë një Halit Elshan për ta ndimuar në atë aferë të turpëshme dhe tradhëtare dhe kështu i ka dalë gjumi shumë vonë, pas demokratizimit me sajimet e tija kur u bë ballist për ta fshahur të kaluarë e tij. Po ju pyes edhe juve, z. Halit Elshani, duke na u paraqitur në librin e rrenave me atë kapelën ushtarake të urryer jugosllave dhe me atë yllin e kuq të krimeve dhe me atë kapotën e krimit jugosllav ndaj shqiptarëve, ku keni qenl gjatë gjithë asaj kohe?! Ku keni qenë edhe gjatë luftës së fundit ?- një herë duke shijuar “vëllazërim-bashkimin” racisr të Titos, kurse pastaj duke hëngër makaronat e “shumazhit” në Belgjikë?! Po të ishte ndryshe edhe juve me Xhelën do të ju vriste UDB-a, ashtu si vrau Gërvallën me shokë dhe Hadrin me të tjerë. Prandaj juve as nuk jeni pjesëtar i luftës, mbase nga ana shqiptare, as nuk jeni studjues i të dhënave të saj, sepse nuk shkruani në mbështetje as të të dhënave, as të dokumenteve, as të dëshmitarëve autentikë, po me thëniet e një personi, madje të një plaku që nuk di të shkruaj as emrin e vet, pa i kofirmuar ato fare për vërtetësi. A nuk ju ka shkuar mendja, z. Halit Elshani, ndonjëherë që ta pyetni veten se a janë të vërteta ato pohime halucinacioniste të plakut Xhelë? Ku janë dëshmitarët për të vërtetuar ato thënie?! Ku janë dokumentet dhe a ka ndonjë?! Nuk keni pyetur, sepse ato nuk ekzistojnë për Xhelën dhe punët e tij pa rëndësi historike, apo jeni injorant për shkencën e historisë?! Prandaj juve jeni marrë me sajimin e ëndrrave të Xhelës, me vjedhjen e sakrificave të tjerëve, të Xhemës, të Hamzës, të Mefailit dhe të tjerëve… dhe kështu keni bërë pikërisht siç bënin fashistët, komunistët dhe serbistët për ta deformuar historinë. Kjo është ndërgjegje e një intelektuali, e nlmlsuesi, për ta shitur shpirtin për një kafe, madje kafe me pare të “shumazhit”, pare shumë të lira, për të mos thënë të fituara… Pra, juve, z. Halit Elshani, keni hyrë në, në çdo mënyrë, në punë të huaj dhe për këtë juve jo veç nuk keni hedhur dritë mbi luftën heroike të Pollogut për liri e bashkim kombëtar, mbi vuajtjet dhe theroritë e popullit tonë por, jeni përpjekur, duke e deformuar historinë e tij, të hedhni gëlbazë e pështimë, nëse jo me qëllim, me siguri nga injoranca….Sa i përket urrejjtjes, që e e keni përmendur shumë për të muluar plehun që keni bërë, një shpifije burracake si shumë të tjera, urrejtje shprehin ata që nuk flasin me fakte, ata që nu mbështeten në dokumente, ata që nuk mbështeten në dëshmitarë, po në bejën e tyre…Sa i përket librit të parë që ka shkruar Neshat Bilali, ai ka pasur të bëjë me përgaditjen dhe udhëtimin e Muharrem Bajraktarit për Greqi me disa lumjanë dhe me disa kosovarë, duke e çarë rrugën nëpër Maqedoni me grykë të pushkës dhe me flakë të barotit, ku humbën jetën me dhjetëra kosovarë dhe lumjanë, jo për historikun e Pollogut. Nëse juve nuk e keni hetuar këtë, ka mundësi të mos e keni lexuar librin, ose nuk keni qenë në gjendje ta kuptoni! Megjithatë po ju kujtoj se për t’i takuar historisë, duhet ë luftohet me përkushtim të flaktë atdhetar si Ajvazi dhe Ramizi me të tjerë nga Kalishti, jo duke vrarë një karpuzxhi të ngratë, jo duke bashkëpunuar me Llazot e Milloshat e aleatët e tyre. Këtë nuk e keni ditur!? Atje ku e meriton, Xhela është përmendur. Shikoi shkrimet e Essat Bilalit. Për këtë lexo edhe Neshat Bilali, “Rindëertimi i historikut të Pollogut 1941 – 1946″, Prishtinë, 2011. Esati
Zenel Ali Peposhi i Lumnjan, përshendetje dhe jetë të gjatë,ju dshiron Halit Elsha.Lexova nje polemikë me Esat Bilalin :Mësova se e kishe të afërt dhe ishit Lumnjan.Mësova për librin e tij dhe shpërfilljet qe i ben historisë nënë siglën se ka qenë vet pjesëmarres dhe apriori janë të sakta pohimët e tija,kur dihën rrethanat dhe mundësia per te qene i informuar.Edhe une inderuari Zenel jam përpjek më pasqyrue luftën e Pollogut.Ky far Esat Bilali më ka ra në qafë,siq thot populli.Është aq intagjorë sa qe nuk don as fjalë: Unë i nderuari Zenel ,fatkeqesisht nuk kam pasë fatin të jem lufterar,për shkak të moshës,po ju pse i beni hile kësaj rrezistence titanike.Po më inate e brryla nuk shkruhët historia !Po une çfaj të kem ?Po ti ç’faj më ke ?Po,po me ke shumë,aq sa nuk mundsesh ta mbash mbi supët tuaja !Unë bera diq për t’a zbardhë sado pak at rrezistencë,e ti në vënd qe të më përgezosh,po e mohon vetvehtën.A ka gjë më të trishtueshme qe për hirë të urrejtjës ta tradhetosh edhe vehtën,edhe ato këmbë tuajt shpesh të merdhita,ata hapa të juaj prej basketbollisti,ato vuajtje,bashk edhe më Gjelën.Kush e benë këtë ?Pyete vehtën,shokët,pyete Zotin,lutu qe je gjallë.hiqma thuaj o zotë këtë urrejtje,këtë smirë.Sa shperfillë dhe mohues është ndaj shokëve të luftës,sa qe : Kush i ka ra për fytyre i pari,kush ta ka shnosh kryet në front për babjn tuaj,kush të ka ndihmue për t’a varrosë !Është ky tradhetar,ka ardhë për ahenxhe,për ken ka luftue,a kanë qenë bashë,a keni qenë edhe ju aty si luftetari më i rij !Po kështu të gjith ata qe ishin dashamir te familjës se tij,gjeni kohë t’i denigroni duke rënë në kundershtim me vet vehtën.Pse nuk e përmende këtë plak-luftetar në librin tuaj ?Pasi sipas jush Kalishta e vogel, e varfër nuk paska pasë shans të këtë çetë !Ju nëçmoni duke e quajtur katundar !Po ju a nuk ishi katundar :i Lumës nga keni ardhë,i Prizernit ka keni shku,i Kalishtes se madhe,….Në vënd qe të mburreni më këtë përkatësi ju n’Amerikë na qenkeni berë qytetar !O bo bo thojnë në Shqiperi.Andaj i bashkangjitëm thenjeve tuaja : »Me keqardhje më duhet të them se me shkrimet e tua në librin e cituar, » Betejat e reja nuk fitohen me armë të vjetraâ », po shëmton në mënyrë të ndjeshme të vërtetën në radhë të parë, dhe personalitete të nderuara, të cilat në mënyrë të padiskutueshme kanë pasur dhe kanë vlerë burrërie dhe atdhetarie ».Sidomos shquhët refreni i juaj :« O Esat, Esat dajia, me kut tand, su matka burrnia »!Pasi e kan lëshue atdheun,kanë shkue për Greqi,kanë lanë pas 28 burra,të vrarë e të maskruar e kanë mbrri 34 veta.Këtu është gabimi i strategjis dhe këtu janë pasojat.Ndersa Çeta e Gostivarit,të gjith kanë dal shnosh e mirë.Ku ka dijt Esat Bilali për rrezistencën e Kalishtajve,pasi ai veq ka qenë duke mrizue në kampet e Greqiqsë.Kjo Çetë e ka nderin dhe namin se e ka vazhdue rrezistencën kombetare .
Fatkeqesisht shifët çartë qellimi meskin i juaj për të krijue në mënyrë të rrejshma historin e familjs,luftetarëve të lirisë,me kutin tuaj ,duke i atribuar gjera qe nuk përkojnë më te vërteta.Ju pas çdo aksioni keni ikur dhe keni shkue në Lumë,andaj nuk keni qenë gjithmon në korrent më ngjarjët qe janë zhvillue.Rrespektoni edhe mëndimët tjera qe e begatojnë këtë rrezistenc brilante.Jo z.Esat ka pasë dhe ka hala njerez qe flasin pa anshem dhe më dinitet.
.Halit ELSHANI
Z. Halit Elshani, më duket se juve nuk e keni kuptuar kuptimin e fjalës “katundar” të poetit Çajup kur e tha për kundërshtarin e tij që llomotiste pambështetje. Pra katundarë janë të gjithë ata që flasin si kundërshtari i poetit të Çajupit: pa fakte, pa dokumente dhe pa argumente….
1. Ju shkruani histori si ato gjyshet që u tregojnë përralla rreth votrës nipave dhe mbesave “një herë ka qenë”…., duke mos e ditur që historia është shkencë shoqërore dhe ka ligjet e veta…njëra ndër to kritika historike….
2. Ju jeni përpjekur ta shkruani historikun e Pollogut duke u mbështetur në dëshmitë e një plaku afër 100 vjeçar dhe analfabet (me kuptimin pa fyerje) dhe i cili nuk ka qenë veprimtar i ndonjë ndërmarrjeje të rëndësishme që meriton të shënohet, përveç që ka mbajtur një pushkë, pa pasur haber për rrethanën historike (H. E.) duke mos qenë nga visi, po që gjente shpëtim ndonjëherë në çetën e Hamz Rexhepit, të përvetësuar nga ai ose Halit Elshani pa fije skuqjeje të fytyrës, një gjë që është një ndër karakteristikat thelbësore të historisë. Nuk ka histori pa njohur rrethanën ose kontekstin, por pa të ka përralla… nuk e keni ditur këtë, z. Elshani…?!
3. Ju nuk jepni asnjë arument për t’i kundërshtuar pohimet e mia të mbështeura në vetitë sine quan non për historinë dhe të kofirmuara me fakte dhe argumente (poe atyre fyerjeve të Zenelit), posë dëshmitarëve të shumtë (shih pikëpamjet e mia më sipër) në rrethana të përjetuara drejtëpërdrejti në beteja (Neshat Bilali) dhe tërthorazi (Essat Bilali): dy vjet burg shtëpiak, arrestuar qysh fëmijë, rrahur… dhe internuar për më se dy vjet në Shlegovo, Kratovo. Pra ne e shkruajmë historinë jo vetëm si shkencë shoqërore, por edhe me këto përvoja, nuk e kemi me thënie të tjerëve, as duke na ka paguar dikush të holla dhe jo si dikush që e ka shitur shpirtin për disa euro të pista nga paret e shumazhës të fituara pa djersë dhe pa mund…dhënë për të ndërtuar gënjeshtra, për të shpifur, për të zhvlerësuar heronjët e vërtetë dhe për të përkrahur….gjë që shihen shumë mirë në atë librin tuaj, që nuk po më jepet t’ia përmendi emrin…
4. Sa i përket atij Zenelit që e keni përmenduar dhe e keni përdorur si ideal për të më diskredituar mua, gjë që e quaj veten të nderuar kur më kritikojnë e shajnë ata njerës, po ju tregoj pak për të. Ai është njëri nga emigrantët e Shqipërisë në Perendim, të cilët juve i keni quajtur në atë librin tuaj të gjithë spijuna të Udëbësë (shih sqarimet më lart) dhe nuk ju kundërshtoi askush, jo pse e keni pasur drejt, por sepse janë çuçana dhe disa mbase me faj…dhe i cili ka qenë enverist (mbase për këtë e keni bër juve ideal) i flakët qysh nga 1941, pastaj si juve u bë fashist dhe pastaj demokrat si juve ballist, për të fshehur të palarat e së kaluarës…
5. Sa i përket librit tim me titull “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra” kundër tradhëtarëve të atdheut fashista dhe serbista, të cilët i ka pasë mbrojtur ai Zeneli, duke më quajtur mua enverist, enveristi i përkushtuar, pra, e ka quajtur enverist atë që nuk mund të jetë pa u prishur bota, sepse, në të vërtetë, luftoja me kosovarët kundër pushtuesit të egër serb dhe tani, duke u bërë aleat me Zenelin, po i mbroni edhe juve ato krijesa, që personifikojnë njërën ndër të këqijat më të mëdha të atdheut Shqiptari. Shtoj se ai Zeneli ka qenë një ose dy vjet para gjashtëdhjetave në gjimnazin e Mitrovicës ku kishte shumë serb e serbe…ku përhapte stalinizmin e Enver Hoxhës me librin “Tragjedia jugosllave” të Stalinit me të cilën i fuste kosovarët në burgun e pushtuesit, duke ua dhënë librin për ta lexuar….
6. Edhe nëse juve, z. Elshani, jeni jo Faust i Getes, kur ju shoh në libër me atë shapkën partizane serbo-jugosllave të stërpikur me gjakun e pafajshëm të shqiptarëve dhe me atë kapotën serbo-jugosllave të përgjakur gjithashtu me gjakun e mijëra birëve dhe bijave më të mira të kombit, jo vetëm habitem, por edhe ngeli me gisht në gojë kur shoh që keni sy e fytyrë, madje pa u skuqur faret, të paraqiteni në publik, madje duke më kritikuar edhe mua, që nuk kam asnjë mëkat në jetë, përveç që nuk jam i mençur si juve për t’u bërë aleat me të kuqët, pjella të serbisë….O Perendi o dreq, bota u shthur, a ka Zot që të të ndreqë?!
7. Sa i përket ikjes që përmendni shpesh, edhe kjo, duke qenë një shpifje si shumë të tjera fund e krye të paskrupullta, nuk qëndron, madje as për së largu. Ne kemi luftuar në Pollog, në tokën shqiptare, dhe në shqipëri, po ashtu tokë shqiotare, me vite kundër të keqes, trimërinë e të cilëve, pa i njohur, e pohoni juve në atë librin tuaj dhe kemi rënë në fusha të betejave si burrat shqipëtarë, duke ecur në këmbë përmes fushëbetesë (Hamz Rexhepi në Pollog), kurse në shqipëri, gjithashtu luftëtar edhe i Pllogut, vëllau i Hamzës, Dostani, është vrarë duke ecur dhe duke thyer rrethime duke qenë jithënjë në ball…Po ashtu ne jemi njëri nga ata që, duke e çarë rrugë me grykë të pushkës dhe me flakë të barotit në udhtimin me Muharrem Bajraktarin për Greqi përmes betejash në këmbë me shumë kosovarë dhe lumjanë (Neshat Bilali). Këta njerës, pra, që kanë rënë duke iu bindur ligjeve të atdheut dhe ky njeri i cili gjithashtu luftoi duke iu bindur ligjeve të atdeut, nuk kanë ikur nga fushëbetejat…Prandaj, z. Halit Elshani, ju flisni e shkruani pa mbështetje në fakte, dokumente dhe dëshmitarë autentikë. Për këtë jam i mendimit që duhet të skuqeni pak, duhet ta vini dorën në zemër dhe të vini në vete, sepse jo vetëm e shtrembëroni të vërtetën, por edhe e dëmtoni shqiptarizmin. Por, në të vërtetë, ata që bashkëpunonin gjatë luftës me armikun e kombit dhe bashkëpunuan më vonë dhe me aleatin e saj, që edhe sot u ngrejnë lëvdata atyre (shih librin tuaj) që i kanë braktisur, madje me përbuyje, edhe fëmijët e tyre politikë, kanë ikur duke qëndruar ose në koteca pulash, ose në dhoma të grashë…o i mjeri Haëit Elshani…Njiheni realitetin…Burrat dhe shkencëtarët e vërtetë i mbështesin gjykimet në fakte, në dokumente dhe në dëshmi autentike dhe nuk e hapin gojën faret pa qenë të sigurtë për vërtetësi…
8. Duke u mbështetur në këto që u thanë dhe në librin tuaj me gjysmë të vërteta, falsifkime të paskrupullta, shtrembërime patalogjike të bëra për të arsyetuar kafetë, ju duket se keni shumë probleme jo vetëm me vlerat autentike njerëzore dhe shqiptare, por edhe më shumë me ligjet thelbësore të mendimit të thjeshtë dhe të shkencës së historisë.- Essat H. Bilal
As një popull ,as një individ nuk rron dot pa mbamendje,ashtu sikurse nuk rron dot pa një ideal !Në një kohë kur mbretëron gënjeshtra, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.Nisur nga kjo une mendoj se sa do pak e kam zbulue të vërtëtën dhe vetem të vertetën.Unë jam betuar për këtë para se t’ia nisi punës dhe ju kam përmbajtë(shif librin Çeta e Gostivarit,faqe 248 dhe 253-260).Në një kohe kur mbreteron urrejtja,smira sociale,ndarja në qytetar dhe katundar,në i vogël dhe i madh, na duhet një rrevolucion,jo ideologjik nga shekulli i kaluar,por objektiv.Se çka paske pasë ndermend për katundar qe merr shembullin e Migjenit,ajo nuk pin uj nga se ti e ke perdor për qellime denigrimi.Shpekulimi edhe me fjalët i mjer nuk është ashtu.I mjer është ai qe nuk shef përtej hunde,ai qe nuk din të shkruaj,ai qe nuk ka femijë,ai qe është garip,ai qe është tradhetar,ai qe mohon të tjerët qe nuk paskan dijt gjë tjeter veq me mbajt pushkën,ose ai argat-sherbetor qe ua paska pasë bajt pushkët ese ai qe paska pas prit të vritët ndoj shokë për t’a marr pshkën !Reagimi në komentin tim,në librin tim është si pasojë e subjektivizmit i cili zbeh gjithnjë të vërtëten.Kjo është një fenomen unukat i shqiptar nga ai qe ka marr pjesë në këtë rrezistencë.Gjuha e juaj e lximit të këtij libri është nihiliste,skandaloze më paragjykime dhe shantazhe qe i keni berë edhe gjatë rrezistencës njeri tjetrit.Kjo është edhe si pasojë e tradhetimit të idealit,betimit,i ndarjës nga rrethi duke jetue larg atdheut pa pasë kurrfar kontakti,pa dijtë pasojat qe i keni lënë pas për të shpetue bythen tauj !Me pas dijt se : jeni kaq shpërfillës ndaj rrezistencës dhe lajkave qe e keni berë,qe jeni aq të pa besë duke mos i besue as një njeri tjetrit,se keni gjuajt gurin e keni mshef dorën,se ini mundue më ia lënë fajin njeri tjetrit,se keni ik mbas çdo aksioni duke i lënë tjerët vetun ;kurrën e kurrës nuk i kisha hye këti projekti për të cilën është desht shumë punë e mund,pa ndihmën e as kujt përveq kryetarit të KK të Gostivarit prof.dr Rufi Osmani,të cilin edhe më këtë rast e falenderoi nga zemra.
Halit Elshani
Z. Halit Elshani, historia nuk shkruhet me llomotitije. Ajo kërkon fakte, dokumente dhe dëshmi. Dr. Ruhi Osmani, një burrë që ka grada akademike dhe është funkcionar i lartë në pushtet, duhet të kërkojë fakte, dokumente dhe dëshmi. Si i këtillë, nuk duhet t’u besojë sofistikimeve, siç keni bërë juve më lart. Shtoj se atje ku jepen fakte, dokumente dhe dëshmi, nuk ka subjektivizëm, por ajo ndodh ku nuk ka fakte, ku nuk ka dokumente, ku nuk ka dëshmi. Edhe këtë nuk e kuptoni z. Halit Elshani. Po ashtu shtoj që atje ku ka fakte, ku ka dokumente dhe ku ka dëshmi nuk ka inate, por ka fakte, dokumente, dhëshmi dhe argumente. Nuk e dini edhe këtë? Essati
NJE MENDIM PER LIBRIN
Libri :”Çeta e Gostivarit” (plaku i maleve Xhelë Xhelili-Kalishta), të autorit Halit Elshani është një enciklopedi e llojit të vetë. Halit Elshani përpara vetes e ka pasur një “arkiv të tërë”, respektivisht ashtu siç e ka dëgjuar rrëfimin për Xhelë Xhelilin-Kalishtën ashtu edhe i ka përcjellë besnikërisht në këtë libër monografik. Halit Elashani me këtë monografi del në “fushën e mejdanit”, respektivisht në atë fushë ku dalin të gjithë krijuesit me veprat e veta.Mr.Flori Bruqi
Z. Halit Elshani, mendimi i z. Mr. Flori Bruqi, i paraqitur nga juve për heqjen e barrës së rëndë të deformimeve historike, ku, posë tjerash, thuhet: …ashtu siç e ka dëgjuar rrëfimin për Xhelë Xhelilin – Kalishtën ashtu edhe i ka përcjellë besënikërisht në këtë libër monografik” (sic). Së pari, duhet vërë në dukje se rrëfimet në libër, sa i përket historikut të Pollogut, i ka bërë Xhelë Xheloli, jo dikush tjetër, z. Bruqi. Sikur z. Halit Elshani t’i paraqiste ato në thonjëza, me sic-un, dmth. si të dikujt tjetër dhe të tipizuara me gjuhën e katundarit Xhelë Xhelili, nuk do të kishte përgjegjësi z. Halit Elshani. për “enciklopedinë” ose “monografinë”, siç e quani, por ai ka përgjegjësi, madje të madhe, në të vërtetë edhe morale dhe atdhetare, sepse i ka rrëfyer pohimet e Xhelës në prozë të lirë, që rrjedhin mu sikur lumi pas shiut të fuqishëm… Se kjo qëndron, z. Flori Bruqi, e ilustrojnë një numër faktorësh, epitete që z. Halit Elshani ia mveshë Xhelë Xhelilit, të cilat asesi nuk përkojnë me realitetin: “Komandant i çetës (cilës çetë – eb), faqe 201; “Plaku i Maleve” Xhelë Kalishti që e vazhdoi rezistencën kombëtare me çetën që e kishte formue Xhema me shokët që nga 41″ (sa qesharake – eb); “çeta e Kalishtit – Gostivarit këtë që e kishte mbajtë dhe e kishte prirë vetë Xhelë Kalishti gjer më 1947″ (sic), faqe 198 (në Kalisht nuk ka pasur çetë dhe Xhela që nuk kishte bukë për të hëngër vetë asesi jo – eb); “…edhe para 62 vjetëve kur vritet Xhemë Gostivari dhe vazhdohet lufta e tij me bashkatdhetarët me në krye Plakun e Maleve Xhelë Xhelilin – Kalishti”, (sic) (në atë kohë Xhela ishte djalosh dhe cilat luftëra ka bërë, jo ato që përmenden në libër, se ato janë luftëra të të tjerëve, të atyre që dhanë jetën -eb), faqe 133; “Xhelë Xhelili është luftëtar i ndërgjegjes kombëtare, shembull unikat dhe emblematik i një luftëtari të kohës para dhe pas Luftës së Dytë Botërore”, (sic), faqe …?, sigurisht se duke e pasur Halit Elshanin si komesar politik. për të deformuar historinë..(eb); “…për heroin e pashpallur, i cili, siç u cek më lart, është gjall dhe jeton në Bruksel” (sic), faqe 49; Xhelë Kalishti një legjendë kjo e gjallë, dramë e një ballisti të madh, i cili për shtatë vjet qëndroi në mele duke mbrojtur Shqipërinë etnik” (sic), (prandaj ajo është ashtu sikur që është -eb!!!), faqe 54.
Këto të gjitha, të cilat përbëjnë disa nga sofistikimet e shumëta në libër, nuk janë rrëfime të Xhelë Xhelilit, por janë marifete të Halit Elshanit, cili gjithashtu vazhdon të sajojë çeta të paqena dhe ta krahasojë Xhelën me luanin e Gostivarit të Pollogut, Xhemë Simnicën…! Pra, sa është përgjegjës për deformimet patalogjike të historikut Xhelë Xhelili, për trillimet skicofrenike, për vjedhjen e luftës së të tjerëve, që është quajtur “plak” atëherë kur ishte djal i ri, po aq është përgjegjës edhe Halit Elshani, nëse, si i shkolluar që ësjtë, jo më shumë, për këso epitetesh që asesi nuk përkojnë me realitetin historik 1941-1946 të Pollogut… E. H. Bilali, Sr. Sc.
ju,dashamir nga bicaj neshat edhe esat ju vec e keni kalue vijen kuqe tu rejt etu fallcifiku ju neve na dytyroni ta nzjerim edhe njy matrial ku ne fakte do shkrujm ju cka ibat familes axhes rahman pse u burgos edhe pse ulijkudue ne burg edhe pse uba internimi dhe ne bjshken e pershefces pse alij zaimi nga kalishti ja kthen pushken ma para hamzit e per shum pun qera edin pollogi shum mir kush ini juve ju keni inate te mbrashpme nuk ashte burnij ju me cka ini mar e tash cka ini tu mashtrue sh sinani
Shukri,pyete familjen e Riza Adilit te negotines e te tregoj pak per ate Gjelen tuj,pse ja vrau bostenxhin per ni karpuz…mizori..mizori..per familjen tuj..boll se e kini gerdit
Z. Sinani, sigurisht se nip i Xhelës, po vihet në dukje jo me përbuzje, por me dorë në zemër dhe me nderim për kalishtasin, se shënimi i juaj i zhveshur nga informacioni historik, por i pasur me kërcënime si të Alkaedës, shkruar nga një i pashkolluar dhe axhami nga mendja, nuk meriton përgjigje nga askush, se lëre më nga ne, sepse nuk ka të bëjë me historinë që quhet serioze. Po me që përmenden emrat e Rrahman Ali Haxhi Qehajës dhe të Ali Zaimit, dy burra nga fshati Kalisht, po bëhen pak fjalë për të sqaruar atë se si ata i ka pasë përndjekur OZN-a, kurse disa të tjerë atëherë dhe më vonë bashkëpunonin me të dhe me Sigurimin, miken e saj, sigurisht se kundër tyre dhe të atillëve…!
Ne kemi pasë dëgjuar të flitej në popull që “Para se të përmendet emri i Rahman Ali Haxhisë, duhet të merret avdes”. Këtë Rrahman Ali Qehaja, e kishte fituar me vepra të ndjeshmërisë së lartë njerëzore. Ja një shembull. Kur vinte dita e “xhuma”, Rrahman Ali Qehaja vetë shkonte në “xhami” për t’u lutur e falur, murse qetë ia jepte ndonjë fikaraje për të lavruar arat…Ai ishte bukëdhënës dhe mirëbërës… Ai ka pasur prejardhje nga një familje të madhe. Ata kanë qenë katër vëllezër: Rrahmani, Shefija, Jakupi dhe Sherifi. Kanë pasur një hoxhë dhe dy hafëzllarë, njëri “mederriz”, Selimi, që vdiq nga turturat e OZN-ës me rastin e Lokë Llokovicës. Rrahman Aliun Hamz Rexhepi i ka pasur dhëndërr, sepse gruaja e tij ka qenë mbesë dhe kushërirë e Hamz Rexhepit… Axhën Rrahman, siç e quanim, e burgosi OZN-a në verën e vitit 1949 dhe, me sa dimë, e dërgoi në Shqipëri për ta vrarë diverzantin Bajram Dobërdollin me shokë…Por Rrahman Alia nuk mund ta bënte atë krim. Kur u kthye nga Shqipëria OZN-a nuk e la të lirë plakun mbase 90 vjetësh, por e burgosi dhe e mbyti në burg..
Po kështu edhe axha Ali Zaimi ka qenë një burrë i ndershëm i një shtëpie të madhe. Ai ka pasur disa djem, Ibrahimin e mbaj mend, djal vërtetë zotëri, më i madhi. Aliu ka pasur një vëlla, Veliun, i cili gjithashtu ka pasur një numër djemësh, që më kujtohet mirë Isniu, më duket se ka qenë djali i dytë i tij, i cili jeton në Tetovë. Edhe axhën Ali e arrestoi OZN-a, pak më vonë se axhën Rrahman, dhe e dërgoi në Shqipëri për ta vrar Bajram Dobërdollin. Edhe ky nuk mundi ta bënte atë, nuk kishte se si, sepse e kishte mik. Kur u kthye nga Shqipëria, Ali Zaimin e lanë të lirë. Thash që Ali Zaimi e ka pasur mik Bajram Dobërdollin, sepse një vajzë e vëllaut të tij, ishte e martuar për djalin më të madh të Veli Zaimit, kurse Hamz Rexhepi e kishte byrazel Bajram Dobërdollin, por edhe luftëtar trim të çetës së tij. Nëse nuk na besoni neve, sepse, siç thoni ju, ne “rejmë”, dhe juve tregon “drejt”…, pyete Isniun në Tetovë, pastaj vazhdoni sharjet e kërcënimt ndaj nesh, sepse nuk ju pengon askush, as ndërgjegjia e juaj. Ashtu kanë bërë fashistat dhe komunistat. Po historia kërkon fakte, jo shpifje të Halit Elshanit…
Sa i përket internimit, kemi qenë katër familje nga Kalishti. Ajo e Rrahman Ali Haxhi Qehajës, fëmijët e Hamz Rexhepit (tre), ajo e Ali Zaimit (mbase 20 vetë) dhe ajo e Veselit, që kishte dy vëllezër në Shqipëri. Kemi qëndruar afër dy vjet në internim në Shlegovo, Kratovo dhe kemi pasë punuar në xeheroren e Dobrevës me të burgosurit e Idrizovës. Po ashtu për një kohë kemi qenë edhe në do vende kah Shtipi, ku kemi mjellë fidane rrushi. Si i ri, madje i mirur, që isha, djemtë e Ali Zaimit dhe të Veli Zaimit, më kanë pasë përkrahur si vëllaun e tyre, për çfarë nuk ua harroj kurrën e kurrës. Në të vërtetë më vjen mirë që doli ky muhabetë sepse më ka dhënë rast të mirë që t’i falënderoj nga gjithë thellësia e zemrës dhe me gjithl çiltërinë e shpirtit dhe të mendjes ata burra trima, mirëbërës e fetarë dhe miq të vërtetë të Hamz Rexhepit jo vetëm kur ishte gjall, por edhe pas vrasjes së tij, kur njihet miku i vërtetë…
Por duhet shënuar, për hirë të së vërtetës, se axhës Hajrullah, babait të Xhelës, nuk i ndodhi gjë bashkë me djalin e Xhelës (pse?), në atë kohë kur populli i ynë, siç u pa, vunte dhe përndiqej dhe Hamz Rexhepi humbi babain, vetë u vra, bashkëshortja i vdiq pas afër tre vjet bur shtëpiak dhe fëmijët i ngelën në rrugë… Ju me të gjithë të tjerët, djalosh, që shkonit në verime në bregdetin e bukur të Jugosllavisë dhe që shkonit në gosti te Shqipëria e Enver Hoxhës, keni shumë të drejtl të na paraquteni sot me ato sharjet, shpifjet, shtrembërimet ala fashito-komuniste…
Pra, djalosh, si i ri që duket se je, nuk i di gjërat, mos u orvat kot. Po ashtu duket se qenke edhe i pa arsimuar, gjë që është edhe më keq. Kurse Xhela, edhe nëse nuk është i djallëzua, i ka harruar të gjitha, madje edhe mirënjohjen ndaj Hamz Rexhepit që ia ka pasë shpëtuar jetën më se njëherë, pas gati afër 100 vjetësh, sepse tashmë nuk mund t’i bajë edhe tirçit e tij…Me llomotitje, sharje dhe shpifje nuk shkruhet histiria. Ajo është kokëfortë dhe këmbëngul për fakte, dokumente dhe argumente…
Essat Hamz Bilali, USA
Histiria duhet te ndryçohet…
Të tregojnë sado pak, sado pak, ndjeshmëri (Nga një shkrim më i gjatë)!
Pra, lufta e Vrasës, Lufta e Vrasës së Madhe buzë Muzdaqes, me dy përleshjet e saja dy ditore të mëparëshme, është zhvilluar vetëm në një vend në afërsi të kolibes, jo siç thotë Xhela dhe mentori i tij Halit Elshani “Beteja në Vrasë së Madhe dhe Beteja në Vrasë së Vogël”, faqe 131 dhe 132) të librit në fjalë. Po ky zmadhim nuk është i papritur. Ai është vazhdim i hipërbolizimev të shpifura të “komandantit” Xhelë dhe të mentorit të tij Halit Elshanit, për të paraqitur madhështinë vëzëlluese të “mrojtësve të Kombit”!!!
Këto të gjitha janë çmenduri, por më çmenduri është vrasja e Hamz Rexhepit, sepse ai është vrarë dy herë, po dy herë! Një herë në Vrasë të Madhe, ku “U vra Hamza dhe e fshahëm në një shpellë duke e mbuluar me borë” (sic), faqe 132 dhe herën tjetës në Vrasë të Vogël, ku thuhet se “Në këtë betejë humbën jetën dy luftëtarët tanë (luftëtarë të Xhelës!!!-eb) ishin trimat e pashoq Hamz Rexhepi me të vëllanë” (sic), faqe 133.
Pra lëre që Hamz Rexhepi qenka vrarë në dy vende ku qenkan bërë luftërat, por aty qenka vrarë edhe vëllau i tij, Dostan Rexhepi, bashkëluftëtar i Muharrem Bajraktarit. Këto nuk don mend se i di mirë si Xhela me atë afër 100 vjetët, ashtu edhe Halit Elshani me bagazhin e vet!? Prandaj nuk duhet të vihen në pyetje, se fundja ata bëjnë edhe be për t’i vërtetuar faktet historike! Pastaj këto i vërteton edhe miku im i shtëpisë, z. Eugjen Shehu me recensionin që i ka bërë librit jo me bardh e zi, por krejt bardh si dëbora…Le të harrohen, sipas këtyre rrëfimeve dhe atyre komentatorëve dy ose tre të tjerë që e kanë vështruar librin aq bardh, dy shkurti 1946 i vrasjes së Hamy Rexhepit në Vrasë të Madhe dhe i Dostan Rexhepit me tre luftëtarë të tjerë në rrethimin kërmish në Lojme më 17 qershor 1946, sepse nuk kanë rëndësi për historinë të vërtetat objektive, sepse mbase sipas Xhelës dhe mentorit të tij që bën se po shkruan histori…O Perendi, o dreq, bota u shthur, Xhela e Haliti kanë lindur për të të ndreqë!
Ky libër me këso pasaktësishë, me këso marrëzishë dhe me këso rrenash të paskrupulla, është shitur në Kosovë, Në Pollog dhe gjetiu për 10 euro, po për dhjetë euro. I zënçin në fyt si Xhelës që ka bërë para me këto rrena, ashtu edhe Halit Elshanit që i ka jehuar ato, madje duke përdorur plehra për të na e mbylluar gojën neve, që të mos flasim për këtë libër, madje me kërcënime terroroste, në vend që ta venë dorën në zemër dhe të tregojnë pak, sado pak, ndjeshmëri njerëzore!!!
Por nëse Xhelë Xhelili është ai që e njohim ne kur vinte në çetën e Hamz Rexhepit për të shpëtuar jo veç jetën, por edhe fytyrën, kur i sheh këto konstrukcione halucinaciniste të Halit Elshanit, të cilat të kujtojnë Sanço Pançot e Serantesit me mullinj, ku është marrë Xhema nëpërkëmbë, Hamz Rexhepi është bërë luftëtar i çetës së Xhelës që nuk ka qenë dhe Mefail Zajazit i ndërrohet fotoja, me siguri do ta ndiejë veten, nëse ka pak ndërgjegje, në gjendje të papërshtatëshme!!!
Esat H. Bilali, USA
Per Esat e Neshat Hamez Billallin
Genocidi serb 30.000 shqiptarë musliman në vitin 1944 – 1945 nga Çameria gjetën strehim në Shqipëri at ditë e sod atje jetojnë.
Rezistenca shqipëtare, në Karshijak, Dërven dhe Koritë, forcat shqipëtare u udhëhoqën nga Xhem Gostivari, Arif Kapetani dhe Shaban Korita.
Ndërsa plani operativ i tyre i cili dështoj plotsisht ishte kështu: Brigada e VIII kishte detyrë të sulmoj armikun në drejtimin Krivo Dërvo, Zhivkov Doll, Gurgurnicë, Sallarevë, Llokovicë që ti zotrjonë pikat nga Kërstac Tepe. Në këto pika u ba një betej e madhe, erdhën forcat shqiptare dhe u ba lufta e ashpëer, shqiptarët treguan trimni guxim e zgjuarsi, pat humbje në të dyja anët, ma shum nga partizanët.
Hoxh Kadria – Prishtinë kryetar i komitetit për mbrojtjen kombëtare qër kur pajtim me sllav nuk kemi. Motoja e Kacakëve ishte betimi. Sul Hoti – Kumanovë, Ibrahim Kelmendi – Preshevë, kosovar. Në burg erdhën Luan Gashi, Adem Gllavica, Abaz Ermeni, Gani Hamiti mes nesh na e futën nji shpijun. Tu fol shpiuni Adem Gllavicës i plasi buza e poshtme gjak në Greqi në burg. Ka pas 100 vet në burg. Foli Neshat Gora dalim ne vendet tona e kemi shtabin në Tetovë atje asht Arif Kapetani vullnetar kapetani ësht ne luft në Karadak. Ai prej karadaki vjen drejt maleve Sharit dhe mbetet kacak deri në 1948. Atëher kan ardh nga Ferizaj në malet e Sharit , jan taku Riza Gogaj, Avdil Dura, Ramë Beka , Ramadan Pleshina, Sali Ribari me gjith djalin nga Drenica. A un me Arif Kapetanin organizojshim forca bashkimi Xhela thoshte jam i cuem nga jasht, bashkoheni mos mirni njerëz në caf, e unë dot vi prap nga Evropa deri sat ë më vjen lajmi nga evropa edhe armatimi atëher do ti biem komunizmit. U ban shum kallaballëk e u ndam pjes pjes. Xhela del në Greci vet i treti vlla
Billal Simnica dhe Xhem Gostivari, Brahim Cela me vlla, Neshat Gora nga Cegrani, Qenan Garipi, Nazmi Maliku nga Recica, Hamit Recani, Nazmi Hasipi, Ilmi Koloveri nga Strojani, Sejfulla Demiri nga Prapadeshi e gjith këto burra shpërndahen, Arif Kapetani vet i 7 në malet e sharit në Glloboqicë. Në këto grupe kanë marë pjesë Daman Lila – Gjakovar, Islam Gjini dhe Isa Gjini, Dem Ali Pozharani, Sadik Alaj Vokshi, prej tyne dy vet na tradhtojn bahen argat e Hysen Tërpezës e kan mshel shumë vet kosovar kur nuk hynte në këtë legalitet edhe atje u përcan.
Cka ju tha Mitat Frashëri gjatë një fjalimi në Bari të Italis: Ju jeni ajka e shqiptarizmit, nuk shkoj larg ballistat dhe legalistat pa durim nisën luft mes vete. Propaganda greke thonin deri në vdekje. Kur u kthyen nga Bari i Italis e morëm vesht se Ismail Terzinë e kishin burgos si nacionalist se i kisht mbrojt shqiptarët nga Plava e Gucia prej cetnikëve sërb dhe malazes.
Xhel Kalishti protagonist, aktor Halit Elshani
Ja edhe ky rast – Këto të dhëna nga Cen Arif Berisha
Flet për Arif Kapetanin dhe për Xhem Gostivarin
Ishin trima të përpikt nacionalist ballistishin të qëllimit për të bërë tamam nji shqipni etnike me të gjitha trojet jetike. Dhe u kycen me aradhat e ballit kombëtar në cdo vend apo fshat që e kontrollojshin nga nji ushtar vullnetar e dërgojshin për sigurimin e ati fshati, që tjetër kush mos të hym e me ba ndonji dam. Ka pas regull ushtarake e ky rast ka ndodh në Gjorce Petrov aty e kan pas zyrën qendrore, jan mbledh burra nga Ormani, Kuckova, Rizare etj, e mbushin nji vorb me lira apo ducat dhe e cojn nji plak te qendra e zyrës ne Gjorce ei thon plakut thuj Kapetanit ja 1 kafe për hir tvatanit. Kët fjal e thujn Kricalit dhe menjëher kapetanit ju rit shtypja ei tha plakut meri e coj kui ke mar se nuk jam aj ci pi ksi kafe, mosi ngoni të hujt me kto llafe
Shkoj plaku në Karadak që po e presin shkijet këtë plak, ca po thot ja u dha ducit me dukat , jut ha plaku nukishte ai njeri qe pinte ksi kafe.
Tan Kricalit than vaj medet ca paska me na xhet për kundrazi Arif Kapetani coj perforcime, as shpez ma mos lejoni me hy gabon pa lejen ton me hi menjëher me pushktaim me e fshi.
Edhe ky rast që folet
Që shqipëria gaboj se para nesh se sistemin sllavo komunist e pranoj por bash për ate në luft me gjermanin pasoj humbje.
Pra tek ne u bam aleat e gjermanit askush nuk u vra as nji gjerman por ai na tha a keni administrator, udhëheqsijai tha: jo ku ka pas shkoll para 70 vjete atëher gjermani ju tha Xhem Hases dhe Arifit mbasi skeni shkoll ja kui kini vagonat me armatim, armatoseni edhe lisat e malit e ku fshatarët e mbajne vendin me gryk se kur ma kollaj sju vjen, mir po gjith fati jonish kan te gjermani atëher gjith botai ran gjermanit dhe u zhduk fatii shqiptaris.
Edhe ky rast duhet përmendur se në 1944 nga besimi qe kishin gjermanët për Xhemën dhe Arifin udhheqësit e ballit e prun një sasi armatimi 4 kere me armatim u zbrazën në shpin tonë të kapetanit plus armatimit edhe 4000 palë kepuca për ushtrinë vullnetare këmbësore për rrugë malore. Armatimi pushoj 3 muaj dit erdhi Xhem Hasa e ngarkoj gjysmen e armatimit dhe e dërgoj në viset e Kërcovës. Pjesa e mbetur u shfrytzu nga lufta në Karadak. Me rënjen e gjermanit u mbyll edhe lufta e ballistve edhe trojet tona robnuen e u mbushën me cetnik sërbo – sllav dhe vazhdoj genocidi në krejt trojet shqiptare nga sërbët barbar. Si për shembull në lagjen e Kapetanit cdo e dyta shpi kish strehu partizan cetnik. Atëher dulën në mejdan u pan tradhtart me bashkpunimin me partizan. Dhe ju dhan detyra lakmuse, detyra nënpunse prej në arsimtar e posht ju dhan edhe medalje dhe librez të kuqe që do tjeni partiasht e ksaj partie edhe do tkeni privilegje nkët qeveri.
Si të verteta me citatin nga CEN BERISHA.
Intervistoj Halit Elshani
per neshatin e per esatin un kam shkrujt per shevalin nihere juve uzan kambet vec catyj se skeni kurxha qeter per me rejt ketu kemi pa sa ini te drejt jo pse shkruni cka doni per xhelen neve nuk na merziten po ktu shihet mencurija e juve edhe kush ini sh sinani
Flm.Sh Sinani , megjithat paske desht diq me than!Kjo eshte e drejt e sejcilit,por historia nuk shkruhet me bryela,ajo çeniset si çejzi i nuseris.Dikujt mese,dikuj çarapa!Dikush pa boshqe e dikush me to,qe te gjithe krushqit ishin krenar.Ketw krenari jam mundue me zbardhe edhe pse te gjithve nuk kam mujt me ua hjek subjektivitetin dhe kajtjen.
Rrespekt dhe URIME per vitin e Ri
Halit Elshani
Përshendetje, Halit
Rexhep Elezaj komentoi në statusiin tuaj
Rexhep shkroi: Haliti Elshani është një intelektual i madh i familjesn së shquar të Xhemë Halit Halilit-Elshani nga fshati Saradran, një arsimtar e mësues i zellshëm, pedagog dhe atdhetar i denjë, humanist dhe shkrimtar, poet e aktivist i palodhur i çështjes kombëtare. Zoti e shpërbleftë dhe bekoftë për gjithë punën dhe sakrificaën që ka bërë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Jam krenar që dy baballartë tanë dhe familjet tona kanë qenë mike dhe gjithmonë unike në realizimin e idealeve tona kombëtare. Xhemë Haliti (babai i Halitit) dhe Tahir Rexha-Elezaj (babai im) kanë qenë trima të rrallë dhe të mëdhenj në luftën-qëndrimin e tyre kundër çetnikëve serbë të cilët si kolonizatorë na i sollën nga Shumadija dhe na i kurdisën me dhunë në fshatin Dobrushë, Lluga të Drinit (në lagjën time), në Osojna, në Gjyrakoc, në Lug të Shkijeve afër Istogut, etj
Rexhep Elezaj
Shembull më i mirë i citimit të mësipërm të Halit Elshanit është ajo kapela dhe palltoja jugosllave e përgjakur me gjak shqiptari, përkrahja e tij e fashisto-serbbizmit dhe deformimi i historikut të Pollogut në librin e ashtuquajtur “Çeta e Gostivarit”.E keqja duhet të ludftohet, z. Rexhep Elezi, jo të përkrahet – E. Bilali …
TUBIMI NË KATUNDIN FSHAT TË LUMËS NË VERË 1945
Duke përfunduar një pjesë, mbase mund ta quaj një kapitull ku pështjellohen shumë gjëra, në faqen 129 të librit, posë tjerash, thuhet: “Muharremi më tha se duhej të bëja diçka lidhur me mungesën e ushqimit. I mora katër shok dhe dola për të kërkuar ushqim. Dolëm andaj ku ka qenë kufiri i parë” (sic). Në ndërkohë vazhdon Xhela ose mentori i tij Halit Elshani duke bërë kërdi në armikun bjeshkëve! Kurse në faqen 130 e vazhdon përsëri çështjen e ushqimit. Në të thotë: “Të nesërmen ashtu duke u end në kërkim të ushaqimit i gjeta pa çobanë shtatë demë dhe i morëm. I dërguam në shtab ku ishte Muharrem Bajraktari. E urdhërova kasapin që ta pret njërin prej tyre dhe të përgadisë ushqim për afro 50 vetë” (sic).
Pjesa e mësipërme nuk ka lidhje me realitetin historik dhe këtë e tregojnë një numër faktorësh. Së pari, vendi se ku ka qenë Muharrem Bajraktari nuk tregohet. Së dyti, Po ashtu edhe data e ngjarjes, së pakut përafërsisht, nuk jepet. Së treti, asnjë e dhënë tjetër për ta konkretizuar ngjarjen nuk paraqitet. Së katërti, nuk ka fije përpunimi të pjesës, por janë hedhur ato si slogane. Në këto kusshte shtrohet pyetja se a mund të besohet si e vërtetë një paraqitje e till? Kështu siç është thënë, si shumë trillime të tjera, shtrembërime dhe gjysmë të vërteta, ajo nuk mund të gëlltitet asesi.
Prandaj ia tregova pjesën z. Neshat Bilalit, pjesëmarrësit në atë çast dhe në ato lufta e përpjekje dhe e pyeta për vërtetësinë e asaj pjese. Ai, si në tallje, qeshi dhe tha: “Xhela mund ë ketë ndigjue diçka nga ne me shokë për atë ndodhi kur kemi pasë shkue me e përcjellë Mefailin për Zajaz ose kur a takue me ne ndonjiherë” (sic). Dhe shtoi: “Ajo ngjarje a kanë kështu: Gjatë muejve korrik – gusht 1845, Muharrem Bajraktari dhe Dostan Rexhepi me disa luftëtarë e miq të tyne, në mesin e të cilëve isha edhe unë dhe djali i Muharrem Bajraktarit z. Esat (të dy jetojnë në Amerikë), kemi qëndruar në pyellin e quajtur Shkoza e Fshatit dhe Mali i Gjwgjun (Fshat – Buzëmadhe) për disa javë” (sic). Kjo ngjarje vërtetohet edhe përmes dokumentesh. Bajram Bajraktari, vëlla i Muharrem Bajraktarit në “Promemorjen” e tij, shkruar në burgun e Kukësit pak para zhdukjes së tij më 1948, bën fjalë për veprimtarinë e Muharrem Bajraktarit. Ai, ndër të tjera, bën fjalë edhe për takimin në Fshat, për çfarë thotë: “Preçizoj se gjatë periudhës korrik gusht 1945 Muharremi ka qindrue vazhdimidht në pyllin Shkoza e Fshatit dhe Malin e Gjegjun (Fshat – Buzëmadhe) dhe të gjitha shërbimet i ka drejtue Hamz Rexhepi me njerëzit e tij, të cilët ishin praktikë për të udhëtue për Makedoni e Kosmet e vendali për pikëpamje furnizimi. Baza e furnizimit ka qenë mish i vjedhun në Makedoni (afër 20 lopë e qe), me nji ndihëm të vogël me miell, të cilën e blente Hamzi me të hollat e feta dhe të Muharremit … Hamzi ka bamë takime me NIjazi Alushanin (Prizren)” (sic), faqe 63. Në këtë rast përmendet Mefail Zajazi, “i cili ishte vu në dispozicion të Muharrem Bajrajtarit me 300 të armatosun… i dorëzon një listë prej dy mishë shqiptarë të pushkatuem në Kërçovë”, faqe 63 (sic). Ndonjë tjetër njeri nuk përmendet.
Pra, Hamz Rexhepi “me njerëzit e tij, të cilët ishin praktik për të udhëtuar për Makedoni…”, ka bërë furnizimin me blerje të ushqimit dhe me prenë që kanë marrë njerëzit e tij te stani i Vrasës së Madhe
, sqaron z. Neshat, të cilët, në të vërtetë “kanë qenë tre qe”. Siç po shihet, dëshminë e z. Neshat Bilalit për tubimin në Fshat, e përkrahë edhe Bajram Bajraktari, gjithashtu pjesëmarrës, me të dhëna të ngurta në librin e tij. Po ashtu është e vërtetë që dikush ka shkuar në vendet shqiptare aty afër për të marrë mish. Edhe këtë e vërteton Bajram Bajraktari dhe po ashtu z. Neshat Bilali. Pra, për të marrë mish ose furnizim, kanë shkuar luftëtarët dhe miqët e Hamz Rexhepit dhe ata kanë qenë: Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, Liman Peposhi dhe ndonjë tjetër, emrat e të cilëve Xhelë Xhelili nuk i tregon në llafosjen e tij, sepse nuk i ka ditur, ndonëse për ngjarjen ka pasë dëgjuar dhe ka mbajtur mend diçka.
Po tani shtrohet pyetja se si ndodhi Hamz Rexhepi në atë tubim të arratisurish kundërlomunistë?
Në dimrin e vitit 1945/1946 Hamz Rexhepi vendosë ta kalojë në anën ku kishte vepruar dhe ku e kishte edhe familjen e tij. Për një kohë, ai strehohet te Izet Zylbehari në Negotinë, mik i tij dhe mik i Mefail Zajazit. Pas pak kohe, aty vjen edhe bashkëluftëtari i Hamzit, Mafail Zajazi, me të birin, Xhemën, për shkak se në vendin e ti i ishte bërë i pamundshëm strehimi, gjë që është treguar edhe më parë. Duke mos patur mundësi të qëndronin aty të tre, ata vendosin të shkojnë në Lumë për të gjetur strehim. Pas një udhëtimi përmes dëborës dhe furtunës, përfundojnë në një rrugë në Çajë, të cilët, pas një lajmëtari kalimtar, i merr dhe i strehon Daut Hoxhë Lushi, një burr trim, bukdhënës dhe i mençur. Aty qendrojnë gjatë gjithë dimrit, natën te Daut Hoxha dhe ditën nëpët natyrë.(Është interesant të shënohet fakti i habitshëm se, se, siç më tha nipi i Daut Hoxhës, Gani Isuf Hoxha, në Korishë të Prizrenit kur i bëra një vizitë në shtator 2011, i gjithë fshati e dinte që Hamz Rexhepi qëndronte te Daut Hoxha, po askush nuk e lajmëroi sigurimin. Është një mrekulli? Me siguri po.. Paçin faqen e bardhë ata burra trima atdhetarë! Në pranverë, ata sillen pak nëpër miq në Lumë. Kur bëhet tubimi në Fshat për organizimin e kryengritjes, atje shkon edhe Hamz Rexhepi me Mefail Zajazin (aty ishte edhe vëllau i Hamz Rexhepit, Dosatni), ku planifikojnë për qëndrimet e mëtejëshme politike. Pas kësaj ngjarjeje, Hamz Rexhepi dhe Mefail Zajazi kthehen në malet e Kalishtit, ku e takojnë edhe Xhelën. Fill pas kësaj, bëhet përcjellja e Mefailit për vend të vet me luftëtarët e Hamzit, ku ndodhë edhe Xhela, për të cilën ngjarje bën një varg deformimesh të tjera, duke i quajtur luftëtarët e Hamzit “njerëz të tij”.
Në qoftë se Xhelë Xhelili i ka bërë këto deformime të historisë së Pollogut nga harresa e moshës së shkuar, kjo është e kuptueshme dhe ai duhet të rrëfehet për të ruajtur shpirtin…Por nëqoftëse i ka bërë këto deformime të dhunëshme në bashkëpunim me mentorin e tij, Halit Elshanin, me qëllim për ta dhunuar të vërtetën historike, me siguri e ka humbur shpirtin, sepse rrenat ecin hpejt, si në librin unikal “Çeta e Gostivarit”, por janë jetëshkurtëra dhe faqezeza po ashtu si në “Çeta e Gostivarit”, sajuar me tendenciozitet serbo-fashisto- komunist..
Esat H. Bilali, Sr. Sc.
Dhjetor, 2011, USA
1.Degradimin e luftës mund ta bejnë vetëm njerzit si JU !Degradimin e luftës së përbashkët duke e përsonalizue deri ne ekstremitët .Kjo nuk i benë nder asaj rrezistence.Duke krahasue mohimin tuaj qe Gjela të këtë pasë lidhje në shkrimet e më hershme,ju zoteri e vertetoni tani më këtë koment se Gjela ka qenë pjesëmarres,udhëheqes dhe krah për krah më Muharrem Bajraktarin,për të cilin ne nje koment te ma hershëm keni pohue se gjoja Gjela nuk ka pasë lidhje më Muharrem Bajraktarin!!!!!!!
2.Edhe Haliti dhe shum te tjer Halita,pra edhe Gjela kanë pasë n’at kohë at uniformë.Kjo nuk ka qenë deshirë e as një shqiptari,por është qit aty me ua berë me dije se është e vërtët se në shqiptarët kemi qenë ushtar oblikatisht,pra edhe Xhela ne te njatin vend ne Semizovc të Bosnjes,jo në Serbi,bile mue me ka ra rasti të luftoja me ustash të cilët edhe na sulmuen më 1971!Ju e keni pasë lehtë se keni qenë jashta kufirit shqiptaro-jugosllav.Shembull më eklatant i shtrembrimit është citimit dhe banalizimi kur thueni:”Halit Elshanit është ajo kapela dhe palltoja jugosllave e përgjakur me gjak shqiptari, përkrahja e tij e fashisto-serbbizmit dhe deformimi i historikut të Pollogut në librin e ashtuquajtur “Çeta e Gostivarit”.Dezertori gjithmonë kapët për çofte edhe për një fije kashte për të shpetue se mbyturi,sepse ju i kini sherbye fashizmit të shpirtit të juaj.Ju i keni lanë shokët tuaj dhe ia keni mbath matan dhe tentoni apriori se dini bçdo gjë !Historia nuk shkruhët apriori si ju e keni pa,rrallë here aty këtu.Pas çdo aksioni keni ikur dhe jeni strehue andej kufirit.Gjela më shokë ka qenë vendas dhe e ka vazhdue luftën edhe dy vjat pas jush.Leni më këto denigrime se po e ulni vleren tuaj dhe shokët tuaj.Halit Elshani
Racionalizimi i Halit Elshanit për bartjen me mburrje të yllit të kuq të UDB-ësë dhe të kapotës së përgjakur serbe me gjak shqiptari, madje të atyre më të mirëve, është nostaligji e Haliti për të kaluarën e “vëllazërim bashkimit”. Fjalët tuaja përbëjnë argumentin e çuçançve dhe të sahanlëpirësve, në vend që t’i kërkoni falje atij populli, t’i pështini ato dhe ti shkelni me këmbë ato flliqësira, madje me përbuzje ato salltanate të UDB-ësë jugoasllavo-serbe! Sa i përket shkrimit “Tubimi…”, lexojeni mirë dhe mos ia bëni qejfin vedit, or të mjerë!
…………………………………………………………………………………………………………………………….
Oi, oi, Xhela dhe Haliti shkruajnë histori, oi, oi!
Disi më sillet vërdallë në kokë ajo fjala e urtë shqipe: “Një budalla hedh një gur në detë dhe turren pastaj njëqind të mençur dhe nuk mund ta nxjerrin”. Pikërisht kështu është puna për protagosnistin e Halit Elshanit, Xhelë Xhelili, njeriu që ka luftuar në Pollog, në Lumë, në Midritë, në Shkodër dhe gjithkund, madje që ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet (shih faqet 236-237). Po Aristoteli, filozofi i kohës së vjetër, që ka shkruar edhe “Organum-in”, të cilin Bekoni e quajti budalla në “Novum Organumin”, nuk ka qenë tamam kështu, sepse tha se “Ata që mëtojnë se janë ose kanë qenë gjithkund, nuk janë dhe nuk kanë qenë askund”!!, një e vërtetë e madhe.
Se Xhela nuk di se çka thotë dhe Haliti se çka shkruan, e tregon edhe kjo: “Nji grup i komunistave serbë e kishin shtabin në malësinë e Shkodrës dhe ishin të lidhur me krerët e komunistëve shqiptarë, me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Fadil Hoxhën, Milladin Popoviqin, Dushan Mugoshën. Aty ishin Hamz Rexhepi dhe Bajram Dobërdolli”, faqe, 137 (sic)ë
Kjo pjesë pa fije dyshimi përbën një çast çmendurie në librin e Halit Elshanit të rrëfyer nga “axha Gjelë” i tij. Se kjo është ashtu, e tregon nj shqyrtim i përciptë. Së pari, vendi nuk pëcaktohet. Së dyti, data gjithashtu nuk jepet. Së treti, që nga sajimi i partisë së tyre, më 8 nëntor 1941 dhe gjithënjë pastaj gjer më 1948 ata kanë bashkëpunuar dhe të flitet për një grup të tillë ëashtë njësoj sikur t’i mëshohet legenit, ose, siç thonë, nëse nuk ke tjetër punë, luaje derën, se shpenzimet i paguan Shamyhi i Belgjikës, madje edhe për ata që spijunojnë e shpifin…
Se kjo është çmenduri halucinacioniste e tregon edhe akti se atje paska qenë edhe Hamz Rexhepi me byrazelin e tij Bajram Dobërdollin. Kjo është një rrenë tjetër e madhe që duhet hedhur poshtë pa shqyrtim. Por për ta parrë mirë cullaksinë e saj të mjeshtrit Xhelë që i bën jehonë mjeshtri Halit, po bëhet një shqyrtim i përciptë.
Hamz Rexhepi ishte dalluar në luftërat në Pollog si para ashtu edhe pas shkatrrimit të pushtueve fashistë dhe nazistë.si vetë ashtu edhe me Xhemë Simnicën dhe Mefail Zajazin. Si këtillë, ai ishte njëri ndër armiqët kryesoë të serbo-maqedonëo-komunistëve. Ai me çetën e tij kishte shkuar edhe në Lumë për të luftuar kundër tyre, gjë që ishte dënuar me vdekje (shih dokumentin “Reshenie”, broj 227, 18/9/1945, Tetovo…). Për këtë, partizanët e gjeneralit famëkeq të Enver Hoxhës, Shefqet Peçi, sigurisht se me ata serbo-maqedonë me kësula me yllin e kuq dhe kapota të përgjakura me gjak shqiptari, ndërmorën një fushatë te stani i Muzdaqes për ta eliminuar atë, dhe pas luftimesh të ashpëra, vranë disa dhen, por jo Hamzin, sepse para se të vinte ai, ata ikën si langonjë….
Por këto mungesa e shpifje tendencioze nuk janë të vetmet. Në faqen 236, thuhet: “Pas bisedës Xhema na tha se do të shkojë në familjen e vet në Gostivar dhe pas dy ditësh do të kthehet te kulla e Pozharanit” (sic). Për të mos e zgjatur deklarojmë që Xhema nuk ka pasur asnjë lidhje me fshatin Pozharanin sllavo-shqiptar, se lere më të ketë pasur kullë! Ky fshat ka qenë vendi ku banonte Hamz Rexhepi…”Agja Gjelë” i Halit Elshanit duket se e ka pasë humbur lidhjen me realitetin, sidomos me atë historik!
Të gjitha këto janë përpjekje për ta fshirë Hamz Rexhepin nga historiku i Pollogut. Për këtë arsye “Axha Gjelë” i Haliti jo vetëm i përvetëson luftëtarët e Hamzit, të cilët i quan “njerëzit e mijë” dhe ndërton njëmijë e një sajime patalogjike, por edhe bëmat e tij vetëmohuese.
Në faqen 137 thuhet: “Unë dhe Bajram Rexhepi e Bajram Dobërdolli…” Në vend të Hamz Rexxhepit thuhet Bajram Rexhepi. Kurse në faqen 141, thuhet: “Ndejtëm ca ditë Mefaili, Rexhepi dhe unë…! Këtu përmendet vetëm mbiemri, Rexhepi në vend të Hamz Rexhepi. Në faqen 135, ndër të tjera thuhet: “Unë dhe Bajram Rexhepi dhe Bajram Dobërdolli morëm vesht…”. Në vend të Hamz Rexhepi, përdoret Bajram Rexhepi. Në faqen 144-145, posë tjerash, jepet një foto e Hamz Rexhepit, e ndarë nga ajo e çetës së tij. Por ajo që është më qesharake është se nën të shkruhet: “Luftëtar i çetës së Xhelë Xhelilit”, i çetës së ëndërruar. Në faqen 141 thuhet: “Ndejtëm ca ditë, Mefaili, Rexhepi dhe unë…”. Thuhet Rexhepi, në vend të Hamz Rexhepit. Më tej thuhet “…dhe një lumjan Hazer Rexhepi dolën të parët që të bënin roje”. Këtu të tërheq vëmendjen prishja e emrit nga Hamëz Rexhepi në Hazër Rexhepi. ..
Në dritën e një gjendjeje të këtillë, shtrohet pyetja se çka mund të bëhet ? Një amerikan i mençur për këso gjendjesh patalogjike thotë se asgjë, posë ngeljes me gojë hapur dhe fillimit për të vajtuar:
O Pollog i mjeri Pllog, sa shumë keq më vjen për ty, se edhe Xhela (Gjela) e Haliti po të shkruajnë histori, pa u skuqur fare për këtë mjeshtri!!
Esat Bilali
Kallnnor, 2012 USA.