|

U promovua libri ‘Çeta e Gostivarit’ i autorit Halit Elshani

Në mjediset e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, në kuadrin e ditëve të Mërgatës u bë promovimi i librit ”Çeta e Gostivarit” i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Xhelë Xhelilit nga fshati Kalisht.

Libri në mbi 260 faqe është përplot materiale shumica e të cilëve botohen për herë të parë dhe ku janë portretizuar disa dhjetëra trima dhe luftëtar të pashoq.

“Libri ‘Çeta e Gostivarit’ qysh në pamje të saj të lënë përshtypje se mund të lexohet « me një frymë », sa për shkak të personazhit kryesor në libër po aq për shkak të veprimtarive atdhetare të bashkëluftëtarëve të plakut të maleve Xhelë Xhelili – Kalishta”, u tha në promovim.

Promovimi i librit u organizua nga Zyra për mërgatë e Kosovës, ndërsa botimi i tij u mbështet financiarisht nga Komuna e Gostivarit.

Lajme të ngjajshme:

  1. Promovohet libri “Shteti kandidat i Bashkimit Evropian”
  2. Promovohet libri “Besa në traditën shqiptare” e Mark Krasniqit

Etiketa: , , ,

51 përgjigje për “U promovua libri ‘Çeta e Gostivarit’ i autorit Halit Elshani”

  1. Ymeri says:

    O Halil Elshani historia nuk shkruhet duke treguar pralla per femij nje plak i cili nuk din as vet se q’thot por historia bazohet ne fakte data dhe dit te sakta. Nese ke dasht me i qit vetit ni kapuq qe nuk e meriton keshtu te del dardha me bisht. Ata qe mundohen te mbrojn jan si ti duke mos pasur fakte sulmojn dhe ofendojn pjesmarsit e kety ngarjeve qe per fat ende jan gjall e nuk eshte gjall vetem ky Xhela te mos them i krisur. Ti Halil ndoshta je i ndonje familje “patriotike” nuk po e diej por po shoh se qka po shkruen dhe qka po mundohesh te mbron te paverteten dhe llafet e kota. Nuk mundesh o zotri te mbrosh ate qe nuk mbrohet sepse minarja nuk mundet te hyje ne thes. Te lutem ke kujdes kur permend familjet e njerzve te sprovuar te Kalishtit si psh, ate te Rrahman qehajes sepse kur ti permendesh ato familje duhet te qohesh ne kembe e te drejtohesh kah kibla sepse as ti e as ajfar Xhela yt nuk jeni te thembra e atyre familjeve. Sa per Xhelen po them se sikur ta kishte pa ne ender Muharem Bajraktarin ate Xhelen e kioshte leshue shpirti. Ai Xhela yt ka qen trim dhe ne jeten e tij trimrore ka arit te vret vetem ate bostangjiun e shkret kur ka shkue me ba trimri e me vjedh nji bostan. Prej asaj dite ky trim u ba i njohur se vrau fukaran e shkret qe ishte duke e ruajtur bostanin.E ti zotri shukri sinani nuk po e diej as kush je por po te them se kur te kritikosh dike duhet te kesh argumente e jo genjeshtra. “genjeshtarit i kallet qiri vetem deri ne aksham” prandaj mos ia fut kot vetem pse ke ndegjue ndonji prall prej qiftave te Xheles e Halilit. Si bre Halil mundesh ti thua vetit intelektual e bile edhe shkrimtar e te shkruan pralla duke u thir ne histori kur e din se historia thiren ne data vende dhe fakte. E sa per Zyhdi Hamitin nuk mundeni te kontestoni shkrimet e tija sepse ato per ju jan abetare te gjuhes shqipe qe ju duhet ta mesoni para se te filloni te shkruani histori duke lujtur si femija mshefsa. Heren tjeter kur shkruani ndonji liber me par ulunni e lexoni ndonji liber qer te msoheni te shkruani.

Komentoni