Twitter për BlackBerry

Twitter për BlackBerry

Më në fund edhe BlackBerry është bërë me aplikacionin zyrtar për Twitter i cili vjen pas disa muajsh në fazën eksperimentale.

Përdoruesit e aplikacionit mund të përgjigjen në cicërima (tweets), të përcjellin përdoruesit tjerë, si dhe të ri-cicërojnë, e në dispozicion kanë edhe të shohin rrjedhën e tyre kohore.

Po ashtu, është mundësuar edhe dërgimi i lidhjeve të internetit si dhe kërkimi i përmbajtjeve sipas disa kritereve të paracaktuara.

Qysh në fazën eksperimentale Twitter ka pasur mundësinë e shfletimit të fotografive nga shërbimet Yfrog dhe Tweetphoto, derisa është mundësuar edhe përcaktimi i gjeo-lokacioneve të cicërimave si dhe shkurtesat e tastierës për navigacion.