Twitter ndalon videot pornografike në Vine

Twitter ndalon videot pornografike në Vine

Twitter ndalon videot pornografike në VineTwitter ka vendosur të mos lejojë postimin e videove me përmbajtje seksuale në “Vine”, shërbimin e tij “video-sharing”. Kompania tha se nuk ka probleme se cfarë materialesh pornografike mund të gjenden në internet, por thjesht nuk dëshiron të jetë një nga burimet e shpërndarjes së tyre.

Deri tani, janë disa rrjetet sociale kanë vënë rregulla rreth videove me përmbajtje seksuale. Facebook përshembull e ka ndaluar shpërndarjen e videove me materiale pornografike, apo të cdo lloji, sidomos kur në të janë përfshirë të mitur, përvec kufizimit të shfaqjes së lakuriqësisë.

Twitter do të fshijë cdo imazh apo foto në profilet e përdoruesve të saj që kanë përmbajtje pornografike, por nuk do të ndërhyjë tek tweet-et që mund të lidhen me portale të jashtme, përfshirë edhe ato pornografike.

I lancuar në janar 2013 aplikacioni “Vine” fillimisht u bombardua me postime videosh me përmbajtje të lartë pornografike, cka shtyu Twitter të eksperimentonte me disa mënyra për ta reduktuar këtë fenomen. Masat e marra janë për faktin e thjeshtë se nuk duam të jem burim i fenomeneve të ndryshme pornografike, përfshirë edhe pedofilinë deklaruan drejtuesit e Vine.