TVSH'ja rritet për 18 për qind

TVSH’ja rritet për 18 për qind

TVSH'ja rritet për 18 për qindQeveria e Kosovës ka aprovuar të martën një pako fiskale, nëpërmjet së cilës ka rritur normën standarde të tatimit mbi vlerën e shtuar, ka lënë të njëjtën shkallë të tatimit në pagë dhe ka prekur edhe në tatimin në të ardhurat e korporatave.

E ka bërë këtë nëpërmjet ndryshimeve në tri ligje, kopjet e të cilave i ka siguruar gazeta.

Kësisoj, element kryesor i Projektligjit për TVSH-në është përshkallëzimi i kësaj takse për produkte dhe shërbime të caktuara, pastaj zbritja e pragut të TVSH-së për bizneset, dhe lirime të caktuara për linjat e prodhimit.

“TVSH-ja ngarkohet me normën standarde prej 18 për qind”, është përcaktuar në nenin 26 të Projektligjit, ndryshe nga norma aktuale standarde që është 16 për qind.