Turqia premton përkrahje për Shkupin

Turqia premton përkrahje për Shkupin

Turqia premton përkrahje për ShkupinKryeministri Nikola Gruevski në kuadër të vizitës së tij në Ankara ka takuar kryeministrin e ri Ahmet Davutoglu dhe presidentin e sapozgjedhur turk Rejep Taip Erdogan.

Gruevski dhe Davutoglu në orët e pasditës kanë mbajtur edhe një konferencë me mediat, duke nënvizuar se midis dy vendeve ka një bashkëpunim të fuqishëm, që kultivohet në frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellët.

“Republika e Turqisë është një vend mik disavjeçar dhe një partner strategjik, dhe ky takim është tregues për marrëdhëniet e tona të shkëlqyera ,që po zhvillon në nivel të lartë të bashkëpunimit dhe miqësisë së mirë për interesa të përbashkëta në shumë fusha”, deklaroi Gruevski.

Gruevski nënvizoi se janë pajtuar me Davutoglu se integrimi evropian dhe euroatlantik i Evropës Juglindore është një vizion i përbashkët i dy vendeve dhe dy qeverive dhe se kjo është garanci për stabilitetin e rajonit dhe zhvillimin ekonomik.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu theksoi se kjo është vizita e parë e një kryeministri të jashtëm, pas ardhjes së tij në detyrën e re.

“Me këtë vend kemi marrëdhënie të mira dhe miqësore, si dhe lidhje historike. Ne e mbështesim këtë vend në përpjekjet e tij evroatlantike dhe jemi të gatshëm për të vazhduar përkrahjen në këtë plan”, deklaroi Davutoglu.

Gruevski mbrëmë në Ankara u takua me presidentin turk, Rejep Taip Erdogan, ku përmes një komunikate qeveritare u informua se tema të diskutimit kanë qenë forcimi i marrëdhënieve në planin ekonomiko – tregtar si dhe në fusha të tjera.

Kryeministri maqedonas po vijon vizitën e tij katër ditëshe në Turqi në kuadër të një turi për tërheqjen e investitorëve turq.