Turqia nuk do të njoh Al-Sisin për president të Egjiptit

Turqia nuk do të njoh Al-Sisin për president të Egjiptit

Turqia nuk do të njoh Al-Sisin për president të EgjiptitTurqia nuk do të njoh Abdel Fatah Al- Sisi, i cili orkestroi grusht shtetin ushtarak, ose çdo person tjetër nëse zgjidhet si president i Egjiptit , tha kryeministri Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan tha për Al – Jazeera se ai nuk mund të pranojë ose të njoh një regjim që erdhi me anë të një grusht shteti ushtarak, duke shtuar se ai dyshon se zgjedhjet presidenciale egjiptiane do të jenë të drejta.

” Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi fitoi presidencën me 52 përqind të votave. Vetëm populli egjiptian ka të drejtë të shkarkojë atë me mjete demokratike dhe jo me një grusht ushtarak. Ky është qëndrimi im ndaj grusht shtetit kundër demokracisë dhe çdo udhëheqës demokratik duhet të marrë të njëjtin qëndrim,” shpjegoi ai.

Erdogan tha se njerëzit e të dy vendeve Turqisë dhe Egjiptit janë vëllezër dhe populli egjiptian nuk e meriton një fat të tillë.

Marrëdhëniet turke-egjiptiane u përkeqësuan pas rrëzimit të presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi nga ushtria më 3 korrik të vitit të kaluar, për shkak të kundërshtimit të grusht shtetit nga Turqia. Qeveria egjiptiane e mbështetur nga ushtria tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja në nëntor dhe reduktoi përfaqësinë diplomatike me Turqinë.