Turqia, ndër 10 ekonomitë më të mëdha të botës më 2023
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD është shprehur plot lëvdata në lidhje me Turqinë. Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Angel Gurria i cili ndodhet për kontakte në Turqi u takua me Zëvendëskryeministrin, Ali Babaxhan.
Gurria tha se hyrja e Turqisë në 10 ekonomitë më të mëdha të botës deri në vitin 2023, nuk është një ëndërr e pamundur.
Turqia do të jetë kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik që do të zhvillohet gjatë datave 22-24 maj 2012 në Paris. “Duke u nisur nga pozicioni, ju zini vend plotësisht në zemër të shumë vendeve. Krahas kësaj, ju keni gjallërinë e mjaftueshme edhe në tregun e brendshëm dhe kjo ju ndikon pozitivisht. Shpresoj që Turqia në vitin 2023 të zërë vend ndër 10 ekonomitë më të mëdha në botë. Mos u shqetësoni në lidhje me këtë”, theksoi Gurria.
Ai tha gjithashtu se Turqia, me ekonominë e saj është shembull për shumë vende.
Kurse Zëvendëskryeministri Ali Babaxhan foli në lidhje me punimet për Këshillin e Ministrave të OECD-së që do të fillojë në muajin maj.
“Ministrat e këshillit do të mblidhen dhe do të flasin, dhe do të kenë në rend të ditës 3 tema kryesore. E para është “Pjesëmarrja në rritjen ekonomike dhe rritja e krijimit të vendeve të punës” e dyta “Strategjia e zhvillimit” dhe e treta “Tregtia e lirë ndërkombëtare dhe kontributi i kësaj lirie në punësim”, u shpreh Zëvendëskryeministri Babaxhan. Për herë të fundit, Turqia kryesoi këtë këshill para 28 vjetësh.
desha te komentoj me shoket neper bot