Turqia i thotë JO konferencës së Mynihut, shkas pjesëmarrja e Izraelit

Turqia i thotë JO konferencës së Mynihut, shkas pjesëmarrja e Izraelit

Turqia i thotë JO konferencës së Mynihut, shkas pjesëmarrja e Izraelit Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se ka anuluar programin e Konferencës së Sigurisë në Mynih pasi në momentin e fundit doli në shesh se do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit izraelitë.

Çavusoglu, në konferencën për shtyp të zhvilluar pas mbledhjes së Kryekonsujve të Evropës Perëndimore në Ambasadën e Turqisë në Berlin, ju përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me arsyen se përse nuk do marrë pjesë në konferencën e Sigurisë në Berlin.

Ministri turk u përgjigj se ftesa i ishte bërë Kryeministrit Davutoglu por për shkak të tempos së ngjeshur përpara zgjedhjeve në vend dhe rendit të ditës, Kryeministri turk nuk do të mundë të marrë pjesë.

Mevlut Çavusoglu, tha: “Unë do të merrja pjesë në konferencë, por duke qenë se në seancën e Lindjes së Mesme, më pas u shtuan edhe përfaqësuesit e Izraelit, vendosëm të mos marr pjesë. Por marrëdhëniet tona me Gjermaninë nuk janë të kufizuara vetëm me Konferencën e Mynihut. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet dypalëshe por është një konferencë ndërkombëtare. Për këtë arsye nuk është një qëndrim ndaj Gjermanisë”.