youtube

Turqia heq ndalesën për YouTube

Pas dy vitesh të plota Turqia ka hequr  ndalesën për qasje në faqen e internetit YouTube.com, të vendosur sepse disa nga videot e publikuara në këtë shërbim kishin ofenduar themeluesit e shtetit modern turk.

Ministri i transporteve Binali Yildirim, i ngarkuar për mbikëqyrje të përmbajtjeve të internetit, ka thënë se qeveria ka qenë në kontakt me pronarët e faqes, kompaninë Google.

Yildirim ka thënë se nuk ekzistojnë më arsye për ndalimin e faqes, sepse video materiali kontestues është larguar.

Ofendimi i themeluesit të shtetit Kemal Ataturk është e ndaluar në këtë shtet.

Video-incizimi është publikuar nga Greqia, e ai ka ofenduar Atuturkun dhe turqit si homoseksualë.

Megjithatë, ndalesa ka hasur në kritika të ashpra të turqve të shumtë, në mesin e të cilëve edhe presidentit Abdullah Gul, i cili ka urdhëruar gjetjen e zgjidhjes së kësaj çështjeje.