Turqia do te hap tri banka shteterore islamike

Turqia do te hap tri banka shteterore islamike

Turqia do te hap tri banka shteterore islamikeQeveria turke planifikon krijmin e tri bankave shtetërore islamike si degë të bankave konvenciale shtetërore, deri në fund të vitit 2015, njoftoi agjencia turke e lajmeve, “Anadolu Agency.

Zevendes kryeministri, njekohesisht ministri i Ekonomisë, Ali Babaxhan njoftoi se tri bankat shtetërore, Banka Agrare, Banka Popullore dhe Banka e Fondacionit (Vakifbank) do të kenë degët e tyre islamike.

“Ne kemi marrë vendimin tonë, dhe urojmë që sektori publik të jetë pjesëmarrës në sektorin bankar islamik”, theksoi Babaxhan.

Babaxhan theksoi gjithashtu se “Ziraat Bank” ka filluar negociatat për pjesmarrjen me modelin privat islamik, dhe se qeveria e tij uron suksese në negociatat per fillimin e punes se saj. “Besoj se deri në fund të vitit 2015 do të ngrihen tri banka shtetërore islamike”, sqaroi ministri Babaxhan.

“Ziraat Bank” është një nga tri bankat shtetërore, që planifikon të hapë një degë pjesëmarrëse islamike, që të ofrojë shërbime financiare pa interes.

Në katër muajt e fundit, “Bank Asya” ka qënë në bisedime ekskluzive me Bankën Islamike të Katarit në Doha, me te cilen po perpiqet te shkembej mundesite e kredise pa interes.