Turqia ashpërson kontrollin e internetit

Turqia ashpërson kontrollin e internetit

Turqia ashpërson kontrollin e internetit Parlamenti turk miratoi një ligj i cili shtrëngon kontrollin e Qeverisë mbi internetin. Ligji i ri do të lejojë autoritein e telekomunikacionit në Turqi të bllokojë website e internetit pa kërkuar vendim gjykate.

Gjithashtu, ai do të detyrojë kompanitë e internetit të mbledhin të dhëna për aktivitetet e përdoruesve të tyre në internet dhe t’i ruajnë ato për një periudhë dyvjecare, kohë kur mund të vendosen në dispozicion të autoriteteve.

Gazetarët që punojnë online thonë se janë të shqetësuar për ligjin e ri, opozita gjithashtu e ka kritikuar këtë lëvizje si një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Aksesi në internet edhe aktualisht është i kufizuar në Turqi e mijëra faqe janë të bllokuara.
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan e ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj internetit, duke e quajtur rrjetin social Twitter a “scourge” ndërsa median sociale në përgjithësi rrezikun më të keq për shoqërinë.

Si Twitter ashtu edhe Facebook u përdorën gjerësisht nga protetsuesit antiqeveritarë për të përcjellë informacione gjatë demonstratave masive të vitit të kaluar. Gjithsesi, ligji i ri u miratua në parlament pas orësh debati në sallën ku partia e Erdogan, për drejtësi dhe zhvillim dominon me 319 vende nga 550 gjithsej.

Në nisje të debatit, deputeti i opozitës Hasan Oren e krahasoi kryeministrin me Adolf Hitlerin. “Kur erdhët në pushtet, folët për zgjerim të demokracisë në Turqi, tani po përpiqeni të zbatoni fashizmin”, tha ai, duke shtuar se edhe Hitleri përdori masa të tilla për tu ngjitur në pushtet.