|

Tuna : Zbulohet lidhja e re me djalin e ambasadorit

Ajo gjithmonë di të “gjuajë” gjërat më të mira, pasi mësohet se Rilind Reka është djali I ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, z. Blerim Reka, një profesor shumë i nderuar në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, vend ku ka filluar studimet edhe vetë këngëtarja.

Peshku i artë bie në duart e Tuna Sejdiut. Një histori e re ro mance duket të ketë nisur për këngëtaren shqiptare nga Shkupi, Tuna Sejdiun. E shoqëruar nga një djalosh zeshkan, këngëtarja
ditë më parë është parë në një nga lokalet e Prishtinës, ku sipas një burimi, i cili ka pare çiftin, raportet e tyre nuk dukej se ishin vetëm shoqërore. Sipas këtij burimi, ata kanë shkëmbyer përkëdhelje dhe puthje të shumta në lokalin ku kanë qenë të pranishëm. Ndërsa, sipas një burimi
tjetër që ka dashur të mbetej anonim, emri I djaloshit i cili po shoqëronte Tunën, është Rilind Reka, bashkëpronar i lokalit Flirt Lounge (ish Hani i 2 Robertëve) të cilin Rilindi e menaxhon së bashku me Drin Zatriqin, lokal në të cilin gjejnë prehje gati shumica e fytyrave publike. Kujtojmë që kohë më parë jeta private e këngëtares ka qenë mjaft e përfolur, madje më ishte shkruar se këngëtarja është fejuar, gjë që asnjëherë nuk e ka pranuar ajo. Por, kjo nuk ishte e tëra pasi që atë kohë nuk munguan thashethemet se këngëtarja ishte shtatzënë. Pasi që ajo tashmë është në përfundim të studimeve në Selanik të Greqisë, kohëve të fundit atë nuk e lodhin udhëtimet e gjata. Gati çdo fundjavë ajo bën rrugën Selanik- Prishtinë dhe shkak i gjithë këtij rrugëtimi është pikërisht Rilind Reka, djaloshi me të cilin Tuna ka gjetur gjuhën e përbashkët. Sharmante, ekstravagante dhe tepër e pëlqyer nga publiku, si duket nuk ka pasur shumë fat në
dashuri derisa tashmë gjendet në duar të sigurta. Ajo gjithmonë di të “gjuajë” gjërat më të mira, pasi mësohet se Rilind Reka është djali i ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, z. Blerim Reka, një profesor shumë i nderuar në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, vend ku ka filluar studimet edhe vetë këngëtarja. Ajo tashmë ka realizuar këngën e re të titulluar “E boj nxehtë” në bashkëpunim me reperin Vig Poppa, që është Vigani i grupit K-OS. Muzika është bërë nga Enis Presheva, ndërsa tekstin e ka shkruar Vig Poppa. Tuna tregon se këngës së shpejti do t’i realizohet edhe një videoklip, i cili do të punohet në Shkup. Kënga është shumë ritmike dhe kombinim i zhanreve R&B dhe hiphop. “E boj nxehtë” do të jetë pjesë e albumit më të ri të Tunës, i cili do të dalë nga fillimi i verës. Tuna është e kënaqur me punën rreth këngës, por nuk do të flasë paraprakisht nëse do të jetë hit ose jo, vetëm shton se, sipas atyre që e kanë dëgjuar gjer më tash, është nuhatur një hit i ditëve të nxehta që do të vijojnë. Tuna ishte kualifikuar për në natën finale të festivalit maqedonas për Eurovizion, që u mbajt më 21 shkurt, në sallën Universale në Shkup. Eshtë paraqitur në natën e parë të festivalit, duke u renditur e
katërta, falë votave të juries dhe të publikut. Ajo është pritur jashtëzakonisht mirë si nga juria, ashtu edhe nga publiku dhe për këtë është ndarë tepër e kënaqur, por qëllimi i saj mbetet suksesi në natën e sotshme. “U prita shumë mirë në natën e parë, por besoj se do të shkojë edhe më mirë të shtunën”, u shpreh ajo. Në këtë festival Tuna po konkurron së bashku me Igor Xhambazov-in, një nga shoumenët më të njohur në Maqedoni dhe me grupin “Nokaut”, të cilët janë edhe autorë këngësh të zhanrit ‘disko style, të titulluar “Pak si naive”. Pos vëmendjes së madhe për interpretimin e drejtpërdrejtë në skenë është përkujdesur edhe për dukjen në përgjithësi. Një këngëtare si ajo që gjithnjë i kushton vëmendje performances skenike, nuk ka se si në një festival të këtillë të mos e bëjë këtë. Kështu, grimin dhe flokët ia ka bërë Armend Gashi dhe Sellma, si gjithmonë, derisa veshjen e ka pasur kreacion të një të dizajneri të njohur grek./PanoramaPlus/

Lajme të ngjajshme:

  1. Tuna fryn byzët…?

Etiketa:

4 përgjigje për “Tuna : Zbulohet lidhja e re me djalin e ambasadorit”

  1. luani says:

    ejjjjj shum mir veq ti Tuna e Bardh e djali i Ambasadorit Zeshkan hehehe

  2. nesim says:

    ishalla bahni rahat

  3. lina says:

    veq vazhdo

  4. arta says:

    oooo moj tun a veq per pasuri e deshte a?nuk paska sen nto si mi pas 40vjeq qika e re me gjith at bukuri e qka ke zgjedhe te ky moj shum keq.qift i papershtatshem

Komentoni