Tuna, spektakolare këtë javë në DWS

Tuna, spektakolare këtë javë në DWS

Tuna, spektakolare këtë javë në DWS Tuna mbrëmjen e dytë të spektaklit “Dancing with the Stars Albania” është siguruar që ta kthejë vëmendjen për vete me një vallëzim spektakolar.

Këngëtarja ka treguar se ka aftësi mjaft të mira të vallëzimit, pasi ka arritur të tregojë impakt të jashtëzakonshëm e të fuqishëm në skenën e Dancing with the Stars, duke u treguar edhe më e mirë se në javën hapëse.

Mediat shqiptare nga Maqedonia kanë shkruar javën e kaluar se ajo arriti të shkëlqejë me vetëm tre ditë përgatitje, teksa edhe më e mirë ishte këtë javë.

Vallëzimi i saj i stilit “Jive” filloi me dy lëvizje akrobatike të jashtëzakonshme të “fletës” që la të fascinuar publikun në sallë, sepse pak këngëtare do të ishin në gjendje të bënin lëvizje të tilla akrobatike.

Edhe këtë javë nuk kishte eliminime, teksa paraqitje të mira shfaqën edhe Rudi Vata dhe Renis Gjoka që morrën pikë shumë të mëdha nga publiku. Pozitivisht u vlerësuan edhe Eva Alikaj dhe Evi Reci, teksa Diellza Kolgeci nuk mori aq shumë pikë nga juria sepse vallëzimin ajo e bëri zbathur shkaku i dhimbjeve në këmbë.

Dancing with the Stars Albania transmetohet çdo të hënë nga ora 21:00 në Vision Plus dhe RTK 4.