Triko prej flokëve të veta

Triko prej flokëve të veta

Triko prej flokëve të vetaNë Kinë mund të jetë ftohtë, por së paku triko prej flokëve do ta mbajë atë të ngrohtë.Xiang Renxian, 60-vjeçe, së fundi ka përfunduar një kapelë dhe një xhemper nga flokët e veta, raporton “Global Times”.

Mësuesja e pensionuar, që jeton në Chongqing, Kinë, i ka ruajtur flokët e saja për 11 vjet me radhë. Ajo thotë se vazhdimisht kur flokët i binin gjatë krehjes, i ruante ato, transmeton Koha.net.

Ajo e nisi këtë projekt pjesërisht se mendonte që kjo është mënyra më e mirë për t’i ruajtur flokët e saja të gjata, shkruan “Shanghai Daily”.

Ndonëse triko është për të, kapelën ia ka bërë bashkëshortit të saj si shenjë falënderimi për ndihmën dhe mbështetjen që i ka dhënë gjatë punimit të trikos.