Tri shqiptarët e Bazelit përballë Portos

Tri shqiptarët e Bazelit përballë Portos

Tri shqiptarët e Bazelit përballë PortosSot ne orën 20 45 do të luhen dy takime të rëndesishme në Champions League. Në Zvicër, në qytetin Bazel ekipi me të njëjtin emër do të presë Porton.

Me ekipin e Bazelit aktifizohen edhe tri futbollistët e kombëtares shqiptare Shkëlqez Gashi,mbrojtësi Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti.
Sulmuesi Gashi ndihet në një formë optimale, pasi ka shënuar 13 gola në kampinatin zviceran të futbollit, dhe përbën rrezikun kryesor të paktën duke iu referuar medias portugeze.

Kështu reporterët e Portos raportojne se sulmuesi shqiptar Gashi është një rrezik kostant. Ai mund të shënjë nga cdo pozicion.
Nga ana tjeter Taulant Xhaka mendohet të aktivizohet në repartin e mbrojtjes dhe pikërisht në krahun e djathtë. Ndërkohë përsa i përket Arlind Ajetit,duket se ai do ta nisë nga stoli këtë takim.

Ndeshje e sotme do ta gjykojë elektricisti nga Anglia Mark Klatenburg.
Ne Gjermani Shalke 04 do të presë Real Madrid në një ndeshje që pritet të dhuroj spektakël. Trajneri Italian Anceloti do të ketë në dispozicion mbrojtësin Pepe, i cili është rikuperuar nga dëmtimi.
Gjithashtu Anceloti nuk fsheu shqetësimin për formën e topit të artë Kristiano Ronaldo,

“Memdoj se Kristiano po përmisohet dita dtës. Atij i mungojnë golat në këtë periudhë, por ato së shpejti do të vijnë. Ai luajti shumë mirë me Deportivon të njëtën gjë mund të bejë edhe ne takimin e sotëm”. Reali sezonin e kaluar u bë skuadra e parë në fazen e eleminimeve, qe në fushë të huaj shënon 6 gola.

Për këtë është shqetësuar edhe trajnëri tjetër Italian i Shalke 04 Di Mateo. “Ne duhet medoemos të evitojmë turpin e vitit të kaluar. Për mua është kënaqësi që do të kem përballë një ekspert të Champions League, trajnerin Karlo Anceloti.