Tri shpërthime në Prishtinë, një në Mitrovicë

Tri shpërthime në Prishtinë, një në Mitrovicë

Tri shpërthime në Prishtinë, një në MitrovicëTri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në Prishtinë.

Njëri shpërthim ka ndodhur në lagje “Ulpiana”, tjetri te Xhamia e Llapit dhe shpërthimi i tretë ka ndodhur në Bregun e Diellit. Të tria shpërthimet kanë ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë, ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ende nuk dihen detajet por targat janë të gjitha 3Z. Mësohet se nuk ka të lënduar. Ndërsa një shpërthim tjetër ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka thënë për KTV-në se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Në mëngjes pritet të bëhet verifikimi dhe hetimet e mëtejme ka thënë ai.