“Trepça” do të jetë pronë shtetërore

“Trepça” do të jetë pronë shtetërore

“Trepça” do të jetë pronë shtetërore”Trepça” si ndërmarrje publike nuk do të mund të privatizohet. Kështu ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, gjatë një tryeze diskutimi me temën “Statusi pronësor i Kompleksit Trepça – Rruga përpara për të promovuar një strategji të re të investimeve për ringjalljen e saj”, organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID.

Sipas tij, “Trepça” duhet trajtuar ndryshe nga si është trajtuar deri më tash. Duke vlerësuar rekomandimet që ka bërë komisioni i ekspertëve, bazuar në rekomandimin e Kuvendit të Kosovës që të nxirret një ligj për “Trepçën”, sipas të cilit ky kompleks industrial do të mund të listohet në listën e ndërmarrjeve publike, me ç’rast Qeveria dhe Kuvendi do të kishin pronësinë mbi të.

Sipas tij, ligji mbi Trepçën do të vendosë vijat e trasha të organizimit, ku do hapë rrugën për rivitalizimin e kompleksit në Stan Tërg. /zeri/