vajzaTregimi tronditës për vajzën e cila mund të komunikojë vetëm përmes kompjuterit

Tregimi tronditës për vajzën e cila mund të komunikojë vetëm përmes kompjuterit

vajzaTregimi tronditës për vajzën e cila mund të komunikojë vetëm përmes kompjuterit Carly Fleischmann është një 18 vjeçare që vuan nga autizmi dhe nuk mund të flasë. Por ajo mund të komunikojë me familjen e saj përmes kompjuterit, një aftësi qe ajo filloi ta zhvillojë që në moshën 10 vjeçare, shkruan HuffingtonPost.

Në videon kreative me titull “Kafeja e Carly-it” mund të shihet si ajo e përjeton botën. Përmes syve të saj është treguar si ajo e kupton komunikimin mes babait dhe motrës së saj, mënyra se si ata i drejtohen dhe momentet kur ajo nuk mund ta shprehe atë që dëshiron, si ajo nuk ka në kontroll shqisat e saj.

Video është publikuar së bashku me një ueb-sajt dhe për këtë ka marrë çmimin ‘Luani i agjendë’ në Kanë. Video është nxjerrë nga libri i shkruar së bashku me babin e saj Arthur Fleischmann. Mbyllet me mesazhin e vajzës autiste: “Të gjithë kanë një zë të brendshëm. Unë gjeta mënyrë si ai të dëgjohet jashtë” .

Arthur, agjencia e të cilit krijoi videon i tha Fast Company që vajza e tij thotë se video ishte e “mirë” por jo një reflektim i “ përsosur” i eksperiencës së saj të përditshme. Në një intervistë për Simon&Schuster, babai i Carlyt shpjegon se si e ka rritur atë, se si ajo komunikonte nëpërmjet teknologjisë me të.

“Carly u diagnostikua në moshën dy vjeçare me autizëm tejet të vështirë, me çrregullim neurologjik që parandalon të folurin. Ne nuk mund ti flasim asaj sepse nuk e dimë se çka kupton ajo, dhe ajo nuk mund të flet me ne sepse ajo e ka të pamundur të flas. Teknologjia ishte çelësi kyç për ta zbërthyer zërin e Carlyit” tha Arthur.

Carly është regjistruar edhe në Universitetin e Torontos. E entuziazmuar ajo në Facebook shkroi “Unë Carly Fleischmann, një person i cili nuk mund të flet është regjistruar në Universitet. Do të doja shumë ta shihja fytyrën e mësueses time të kopshtit. Ajo mendonte se unë nuk e pëlqeja atë sepse nuk e shikoja. Mësimi që mund ta marrim nga e gjithë kjo është se gjithkush mundet” shkruan Carly.

httpv://www.youtube.com/watch?v=KmDGvquzn2k