Tre ushtarë dhe 9 kryengritës kurdë të vrarë

Tre ushtarë dhe 9 kryengritës kurdë të vrarë

Në përleshjet më të reja ndërmjet ushtarëve të Turqisë dhe kryengritësve kurdë në pjesën juglindore të Turqisë, janë vrarë tre ushtarë dhe nëntë kryengritës.

Agjencia turke Anadollia, ka raportuar se përleshjet kishin shpërthyer kur pjesëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), që është e ndaluar, e sulmuan një bazë ushtarake në provincën Hakkari, afër kufirit me Irakun.

PPK-ja aktualisht i ka intensifikuar sulmet kundër forcave të armatosur turke, në pjesën juglindore të Turqisë. Ata sulmojnë dhe pastaj tërhiqen në bazat e tyre në pjesën veriore të Irakut.

Më se 40 mijë njerëz janë vrarë prej vitit 1984, kur ky konflikt ka filluar, meqë PPK-ja i mori armët dhe e filloi luftën kundër Turqisë me synim për ta krijuar shtetin e ndarë kurd./rel/