Trashëgimia filmike italiane në “YouTube”
Makina kërkuese “Google” dhe instituti italian “Luce Cinecittà” kanë prezantuar projektin e përbashkët në kuadër të të cilit një pjesë e madhe e trashëgimisë filmike italiane do të publikohen në “YouTube”.
“Ky paralajmërim paraqet një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për të ruajtur kulturën e pasur italiane dhe ta bëjmë të qasshme për publikun global”, ka thënë Federica Tremolada, përfaqësuesja e “YouTube” për Italinë.
Siç njofton AFP, më shumë se 30 mijë incizime nga arkivat e Institutit Italian të Kulturës do të publikohen në një kanal të veçantë në “YouTube”, mes të cilave janë revistat historike filmike dhe materialet e kushtuara legjendave të filmit italian si Sofia Loren dhe Gina Lollobrigida.
Shfrytëzuesit e internetit do të mund të hulumtojnë këta materiale filmike, të drejtat autoriale të të cilave janë të mbrojtura në bazë të listave tematike.
Në vitin 2010, “Google” ka arritur marrëveshje me Qeverinë Italiane për digjitalizimin e një milion librave nga bibliotekat kombëtare të Romës dhe Firencës.
“Google” po ashtu ka përfshirë edhe monumentet italiane në projektin e saj “World Wonders” (Çudirat e botës), që bashkëpunon edhe me disa muze italiane në kuadër të projektit “Google Art”.