Trashalluqet1_771965_thumb_large

Trashaluqët e futbollit

Problemi me peshën i ka përcjellë gjatë gjithë karrierës disa prej futbollistëve, edhe pse sukseset assesi nuk u munguan. Mbret i trashaluqëve pa dyshim konsiderohet braziliani Ronaldo. Në top 10 të lojtarëve me mbipeshë janë edhe emrat e Adrianos, Bosnich, Gascoigne, Maradona etj.

Futbollistët e njohur botërorë nuk mund të konsiderohen si gjigantë vetëm për atë që e bëjnë në fushë. Ka prej tyre që janë gjigantë për nga dukja. Tabloidi britanik ‘The Sun’ e ka publikuar listën e futbollistëve më trashaluq në histori të futbollit.

Top 10 trashaluqët e futbollit

10. Mark Bosnich – Ishte njëri prej portierëve më të trashë në histori të futbollit. Australiani ka zbuluar se kurrë nuk dëshironte të stërviste. Ai ka shtuar peshë me të madhe edhe pas përfundimit të karrierës.

9. Mido – 
Thonë se hante shumë dhe rezultati shihej. Egjiptiani luajti në 11 klube të ndryshme, por apetiti i tij për ushqimin nuk ka ndryshuar kurrë.

8. Adriano – Ish sulmuesi i Interit ka shtuar peshë pas moshës 25 vjeçare. Tash, për t’ia humbur peshën po përkujdeset klubi brazilian Corinthians, me të cilin nënshkroi kohë më parë. Më parë ai thoshte: Ha shumë sallatë”, por a është kjo e vërteta? Pesha e tij thotë ndryshe.

7. Benni McCarthy – ‘Big Benit’ si duket i bëri mirë Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi shtoi peshë në këto dy vende, ndërsa ishte në peshë ideale kur luante në Portugali, Holandë e Spanjë.

6. Neville Southall –
 Legjenda e Evertonit u kthye për ta ndihmuar ekipin nga Premierliga, Bradford në vitin 2000, kur ky ekip kishte krizë portierësh. Në moshën 41 vjeçare, ai ishte një gjigant i vërtetë.

5. Paul Gascoigne –
 ‘Gazza’ nuk kishte mundur kurrë të binte në peshën ideale. Legjenda e futbollit anglez nuk ka hequr dorë kurrë nga birrat dhe nga qebapët.

4. Neil Ruddock –
 ‘Razor’ e përdori një regjim të heqjes së peshës së tepërt, por pa rezultat. Edhe ai është njëri nga lojtarët më të shëndoshë në histori të futbollit.

3. Willie ‘Fatty’ Foulke – 
Ish futbollisti i Sheffield United e i Chelseat e kishte goditur tërthorësen dy herë me një goditje, ndërsa e kishte sulmuar edhe gjyqtarin Tom Kirkham në ndeshjen finale të FA Cup, në vitin 1902. Mirëpo, ajo që e veçonte këtë lojtar ishte mbipesha.

2. Maradona – 
Legjenda argjentinase e teproi me ushqim, duke u bërë si një top. Ai kishte filluar të shtonte peshë në fund të karrierës, ndërsa e teproi pasi e la futbollin, kur rrezikoi të vdiste nga pesha e tepërt.

1. Ronaldo –
 Dhe mbret i trashaluqëve pa dyshim konsiderohet braziliani Ronaldo. Tri herë lojtari më i mirë në botë dhe dy herë kampioni i botës me Brazilin nuk mundi ta fshehë asnjëherë barkun e stërmadh, i cili u rrit në vitet e fundit. Ai ndoshta e humbi luftën me peshën dhe u pensionua para kohe në shkurt të këtij viti.