'Tranzicioni', Nishani: Askush të mos sulmohet

‘Tranzicioni’, Nishani: Askush të mos sulmohet

'Tranzicioni', Nishani: Askush të mos sulmohetPresidenti i Republikës Bujar Nishani kërkon që institucionet e vendit të mos përfshihen në inercinë e tranzicionit të pushteteve dhe të mos ndikohen nga pikëpamjet e Kryeministrit të ri. 

Në një takim me Guvernatorin e Bankës, Kreun e Gjykatës së Lartë, kryetarin e KLD-së, kryeprokurorin, kreun e KLSH-së dhe inspektorin e ILDKP-së, Nishani theksoi se institucionet kushtetuese të vendit tonë tashmë janë të konsoliduara.

“Jemi në një kohë serioze për të ardhmen tonë europiane. Reformat strukturore që janë në vazhdim e sipër nuk duhet të ndërpriten. Institucionet duhet të kenë një rol garantues për tranzicionin e pushtetit. Askush nuk duhet sulmuar gjatë tranzicionit të pushtetit”, tha Nishani.

Kreu i vendit kërkoi punë me përkushtim për një shtet të bazuar tek ligji, ndërsa kërkoi prej institucioneve që të vazhdojnë punën e tyre në shërbim të qytetarëve./tch/