largea_klop091348902650

Trajneri, Klopp mbron përforcimin e verës, Reus

Marco Reus nuk po shkëlqen te Borussia Dortmund, ose më saktë nuk po jep atë që bënte në fushë me M’Gladbach pavarësisht disa golave të shënuar me verdhezinjtë dhe në mbrojtje të tij del Jurgen Klopp.

‘Jemi të kënaqur që kemi marrë Marcon, është një lojtar me talent që e dëshironim me çdo kusht. Lidhur me formën e tij është normale që një lojtar i ri të ambientohet, ndodh me të gjithë por mjafton të dish të presësh.

Tekniku i kampionëve në fuqi siguroi se Reus është shumë i motivuar dhe se shumë shpejt të gjithë do të shikojnë më të mirën nga repertori i sulmuesit të tij.

Deri tani në 5 ndeshje me fanellën e skuadrës së re, sulmuesi gjerman ka shënuar 2 gola.