Trajko Veljanoski: Së bashku edhe më shpejtë të hapërojmë drejt Evropës

Trajko Veljanoski: Së bashku edhe më shpejtë të hapërojmë drejt Evropës

Trajko Veljanoski: Së bashku edhe më shpejtë të hapërojmë drejt EvropësTë jesh i zgjedhur tre herë me radhë për Kryetar të Kuvendit është nder dhe kënaqësi, ndërkaq vetë kjo tregon edhe se vlerësohet puna dhe mundi i personaliteteve të caktuara të zgjedhura, potencoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski dhe shprehi kënaqësi që mu përmes intervistës së parë për MIA-n prej se është zgjedhur sërish në funksionin e ri-të vjetër, do t’u dërgojë porosi qytetarëve të Maqedonisë.

Veljanoski pret nga qeveria e re, si edhe deri më tani, t’u përkushtohet çështjeve lidhur me rritjen e mëtutjeshme të standardit ekonomik. Si dhe integrimit në NATO dhe në BE, që janë prioritetet tona strategjike.

Kryetari i Kuvendit shpreh edhe shpresë se deputetët e zgjedhur nga LSDM-ja do ta ndryshojnë vendimin për bojkot dhe sa më shpejtë do të vijnë në Parlament, në mënyrë që të mund t’i përfaqësojnë ineterast e 280.000 qytetarëve të cilët dolën në zgjedhje dhe votuan për ta.

“Presidenti i shtetit më 19 maj ia dha mandatin mandatorit për formimin e qeverisë. Kjo do të thotë se në afat prej 20 ditëve, mandatori duhet ta parashtrojë programin e qeverisë së ardhshme, si dhe listën me propozimet për ministra. Kjo duhet të bëhet më së voni deri më 8 qershor, por nuk do të thotë se kjo duhet të jetë afati i fundit. Si kryetar i Kuvendit menjëherë sapo ta marr propozimin me listat për ministra dhe programin për punë të qeverisë, do të thërras mbledhje në afat prej dhjetë ditësh. Ky afat është paraparëme Rregullroen, në mënyrë që deputetët të mund ta shqyrtojnë programin qeveritar dhe të shohin se cilët janë propozimet për ministra. Do të thotë, në afat prej dhjetë ditëve pasi që do ta pranoj propozimin, do të caktohet mbledhja dhe besoj se atëherë edhe qeveria do ta kalojë filtrin nëpër Kuvend”, thotë Veljanoski.

Kryetari i Kuvendit në intervistën për MIA-n thekson se LSDM, me mospjesëmarrjen në punëne Kuvendit, i bojkotojnë edhe ata qytetarë që ua dhanë votën. Në LSDM, konsideron ai, kanë obligim jo para vetes, por para qytetarëve të cilët dolën në votime dhe u angazhuan që ata të zgjedhen.

Një nga punët më të rëndësishme të cilat në mandatin e tretë do të ndodhë, paralajmëroi kryetari i Kuvendit, është përfundimi i riparimit, renovimit dhe mbindërtimit të madh, siç thotë, historik, të shtëpisë ligjdhënëse të Maqedonisë.(MIA)