Trafikimi i shqiptarëve, biznes ditor

Trafikimi i shqiptarëve, biznes ditor

Trafikimi i shqiptarëve, biznes ditorKosovarët që duan të shkojnë ilegalisht në Evropë duhet të paguajnë 1200 deri në 1500 euro për person. Organizimi nis nga Prishtina, përmes Beogradit e Suboticës, drejt kufirit hungarez.

Po pinin kafenë e mëngjesit në bufenë e Stacionit të Autobusëve në Suboticë (Serbi), derisa po prisnin dy autobusë me qytetarë nga Kosova që ia kishin mësyrë ilegalisht Evropës.

Të gjendur vetëm dymbëdhjetë kilometra larg kufirit me Hungarinë, së paku dhjetë burra, serbë e romë, me padurim pritnin arritjen e kosovarëve. Nga kosovarët që ia kishin mësyrë ilegalisht Evropës, për disa qytetarë serbë në Suboticë, tashmë është bërë përfitim i mirë. Hiç më keq nuk po mbesin as disa serbë të tjerë në Beograd bashkë me disa shqiptarë që organizojnë udhëtimin e kosovarëve nga Prishtina./koha/