Trafikanti fshehu në trup 18 shimje

Trafikanti fshehu në trup 18 shimje

Ne një kohë që të gjithë trafikantët përpiqen të fusin kokainë në Meksikë, një 18 vjecar ka preferuar të zgjedhe një rrugë të ndryshme, duke transportuar kafshë kontrabandë.

Ben quhet adoleshenti që është kapur në Meksiko me 18 shimje, kafshë të cilat synonte t’i shiste. Ai është nisur nga Lima e Perusë por nuk ia ka hedhur pa u lagur në aeroportin e qytetit meksikan.

Dy prej majmunëve të lidhur në qese, kishin ngordhur. Bëhet fjalë për shimjet e rralla titi me origjinë nga Amazona dhe me gjatësi jo më të madhe se 15 cm. Në tregun e zi mund të shiten nga 800 deri në 3.000 dollarë.