Tracey Ann Jacobson: ​‘Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Serbisë, pjekuri politike’

Tracey Ann Jacobson: ​‘Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Serbisë, pjekuri politike’

Tracey Ann Jacobson: ​‘Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Serbisë, pjekuri politike’Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, thotë se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, tregon pjekurinë politike të Kosovës.
“Sipas mendimit tim të gjithë qytetarët kanë të drejtë vote.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë kryeministri i vendit. E di që modalitetet dhe format se si do të bëhet ky votim janë duke u biseduar, por po ashtu mendoj se nëse ofroni këto modalitete dhe u ofrohet rasti për të votuar të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre, atëherë për se të mos u mundësohet një gjë e tillë. Kjo është një shenjë e pjekurisë së Kosovës dhe avancim i demokracisë së saj”, tha Jakobson.

Këto komente, ajo i bëri gjatë shënimit të përfundimit të renovimeve të Kishës së Shën Stefanit dhe Shtëpisë së Famullisë në Hoçë të Madhe.