Tottenhami kërkon Carlo Ancelottin

Tottenhami kërkon Carlo Ancelottin

Tottenhami kërkon Carlo AncelottinKryetari i Tottenhamit, Daniel Levy, është i interesuar që të angazhojë një trajner të njohur.Sipas London Evening Standard, klubi anglez pritet që gjatë javës së ardhshme të nënshkruaj me një menaxher.

Janë duke qarkulluar disa emra rreth postit të trajnerit në White Hart Lane, mes tyre Frank De Boer (Ajax) dhe Rafael Benitez (Napoli).

Mirëpo, Levy është shumë ambicioz që ta angazhojë trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Në rast se strategu italian nuk e fiton Ligën e Kampionëve të shtunën mbrëma, atëherë shumë lehtë mund t’i tregohet dera, përkundër se ka pasur një sezon të shkëlqyer.