f1_08-huntel-jpg1352403806

Tottenham ofron 7 milionë euro për Huntelaar

Duket i destinuar për të vijuar dueli i transferimeve të lojtarëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit për të arritur shërbimet e Klaas-Jan Huntelaar, sulmuesit holandez, kontrata e të cilit me Schalke 04 mbron në qershorin e ardhshëm. 

Siç raporton “The Indipendente”, për Huntelaar Spursat janë gati të shpenzojnë rreth shtatë milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa “The Reds” ditë më parë kanë ofruar rreth 10 milionë funte.

Reprezentuesi holandez më parë ka luajtur në PSV, Real Madrid dhe së fundi në AC Milan.