Toshiba zbulon televizorin e ri 84-inch Ultra HD 4K

Toshiba zbulon televizorin e ri 84-inch Ultra HD 4K

Toshiba zbulon televizorin e ri 84-inch Ultra HD 4KGjatë një eventi për mediat që Toshiba zhvilloi ditën e diel, u prezantoi gazetarëve linjën e re të televizorëve Ultra HD 4K. Seria L9300 kryesohet nga modeli 84 inç por përfshin edhe një set me televizorë 58 dhe 65 inç.

Formati 4K ju ofron rezolucion katër herë më të madh se një TV 1080p Full-HD television, pra me një imazh 3,840 x 2,160 pixels. Televizorët e serive 4K të Toshiba’s përdorin procesorin e saj CEVO 4K Quad + Dual Core, i cili konverton përmbajtjen 1080p standarde në rezolucion 4K pa krijuar artifakte në proces.

Procesori bën të mundur që të merret përmbajtja e zakonshme 1080p, për shembull një disk Blu-Ray, dhe të shihet në rezolucion të përafërt me 4K pavarësisht faktit se nuk ishte krijuar fillimisht për atë rezolucion. Procesori rrit edhe kontrastin e videos.

Shitjet e kësaj pajisjeje pritet të fillojnë në verë

Televizorët e kësaj serie përdorin gjithashtu edhe platformën e re të Toshiba’s “Cloud TV”, e cila u prezantua po të dielën e javës së kaluar.

Kjo platformë u jep mundësi përdoruesve të aksesojnë opsione si telefonatat Skype, mesazhet personale, lajme streaming apo kalendari familjar të eventeve.

Seritë e televizorëve L9300 Ultra HD 4K priten të fillojnë shitjet këtë verë ndërkohë që çmimi nuk është bërë ende i ditur. (PCWorld Albanian)