|

Toshiba zbulon tabletin Folio

Detajet janë zbuluar për tabletin e ri Android nga Toshiba. Toshiba e ka emërtuar tabletin e saj – Folio 100 Smart Pad Android.

Toshiba Folio 100 do të posedojë një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10,1 inç, funksionin e prekjes së shumëfishtë dhe rezolucionin me 1024 x 600 piksel.

Specifikimet tjera përfshijnë sistemin më të ri operativ, Android Google 2.2 (Froyo), 16GB hapësirë të integruar për ruajtjen e të dhënave, plus lidhjet 802,11 b / g / n / WiFi, Bluetooth dhe 3G.

Toshiba Folio 100 do të sjell me vete edhe teknologjinë HDMI, USB me funksion të plotë, një port 3.5mm për kufje, dëgjueset, një mikrofon, një aparat fotografik me 1,3 mega-piksel dhe një bateri me 1020mAh, e cila do të mundësojë deri në shtatë orë përdorim të pajisjes.

Pajisja do të vijë me Adobe Flash 10.1 të integruar, shfletuesin Opera dhe qasjen në tregun e vetë të aplikacioneve, Toshiba App. Mirëpo, ende nuk është e qartë nëse tableti Folio do të ketë qasje të plotë në tregun e aplikacioneve të Android.

Lajme të ngjajshme:

  1. Samsung Galaxy Y Duos dhe Y Pro Duos me dy sim-kartela

Etiketa: , , , , , ,

Komentoni