|

Toshiba SmartPad në muajin shtator

Kompjuteri tablet i Toshibas është i bazuar në platformën Tegra 2, e premiera e tij pritet të ndodhë në panairin elektronik IFA 2010 në fillim të muajit të ardhshëm.

Faqet e portalit Notebookitalia kanë paraqitur fotografitë e para të tabletit të Toshibas me emrin SmartPad. Kompania do ta demonstrojë kompjuterin e vet tablet në panairin IFA në Berlin, e bëhet fjalë për një pajisje e cila vjen me ekran 10-inçësh dhe sistemin operativ Android të Google.

Nga pikëpamja harduerike SmartPad është i bazuar në platformën Tegra të Nvidias, e pos dizajnit elegant fotografitë zbulojnë edhe qasjet për HDMI e USB, lexues të kartela të memorieve, disa taste në shtëpizë e të ngjashme. Po ashtu vërehet edhe kamera e uebit, gjersa pajisja ka edhe dy altoparlantë.

Për më shumë detaje do të na duhet të presim ditët e para të shtatorit, kur edhe fillon panairi IFA 2010.

Lajme të ngjajshme:

  1. Paralajmërimi i Toshibas për CES

Etiketa: , , ,

Komentoni