Toreadori braktis fushëbetejën

Toreadori braktis fushëbetejën

Një toreador në fushëbetejë duhet të jetë një luftëtar i vërtetë dhe simbol i njeriut luftarak e sypatrembur, por e kundërta ka ndodhur me një 22 vjecar meksikan.

Christian Hernandez, si askush tjetër më parë ka zbritur në “Plaza Mexico” ku i kanë mjaftuar pak sekonda përballë demit për të ndryshuar përgjithmonë mendje.

Ai është penduar duke kaluar murin rrethues duke u hedhur në arenë. “Ky sport nuk bën për mua”, ka thënë me një sinqeritet të tepruar Hernandez. Por dita ters për ish toreadorin nuk ka përfunduar këtu pasi gjyqtari i arenës ka urdhëruar arrestimin e 22 vjecarit për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës.

Pak më vonë ai është paraqitur para gjykatësit ku u mjaftua me pagesën e një gjobe. “Në deponimin tim tregova të vërtetën duke thënë se kisha shumë frikë dhe nuk mund ta vrisja kafshën”, shtoi i riu gjatë deklaratës për mediat.