|

Topi dhe Berisha kërkojnë nga Kina ta njohë Kosovën

Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, këto kohët e fundit kanë shfaqur pikëpamje të ndryshme për disa çështje të brendshme në vend, por kur flitet për Kosovën dhe marrëdhëniet me Kinën, dy krerët e shtetit shqiptar flasin me të njëjtën gjuhë.

Si presidenti Bamir Topi, i cili do të zhvillojë në shtator një vizitë në Kinë, edhe kryeministri Berisha, kanë shfrytëzuar takimet me delegacionin kinez për të ngritur çështjen e njohjes së shtetit te Kosovës. Autoritetet shqiptare kanë vlerësuar se Kina, e cila ende nuk e ka njohur Kosovën, si një nga pesë anëtaret e përhershëm të Keshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, mund të luajë një rol konstruktiv dhe përcaktues në të ardhmen.

Sipas Top Channel, pozicioni i Shqipërisë është se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë bëri të qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të Këshillit te Sigurimit dhe se rasti i saj është unik.

Me këtë qëndrim, duke theksuar se njohja e Kosovës i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë do të shkojnë pas dy javësh në Neë York, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku në rendin e ditës, një nga pikat është edhe rezoluta serbe për Kosovën.

Etiketa: , , , , , ,

Komentoni