Top lista e kërcënimeve për 2013 sipas McAfee

Top lista e kërcënimeve për 2013 sipas McAfee

Top lista e kërcënimeve për 2013 sipas McAfeeSipas vlerësimeve të kompanisë McAfee, në këtë vit na pret një rritje e sulmeve malinje në pajisjet mobile, pastaj shantazhet kompjuterike, sulmet e motivuara politikisht në sistemet kompjuterike, si dhe “hackimi si shërbim”.

Në raportin e vet McAfee parashikon që kriminelët dhe aktivistët kompjuterikë të cilët i shfrytëzojnë sulmet kompjuterike do të rafinojnë dhe evoluojnë teknikat dhe veglat e tyre në mënyrë që të shfrytëzojnë më mirë të dhënat e viktimave të sulmeve.

Përveç rritjes së kërcënimeve të cilat do të shfrytëzojnë popullaritetin e teknologjive mobile, McAfee tërheq vërejtjen edhe për rritjen e sulmeve kompjuterike me qëllime politike dhe ekstremiste.

Pajisjet mobile do të jenë cak i posaçëm kur kihet parasysh rritja e pritshme e popullaritetit të zgjidhjeve të bazuara në NFC dhe teknologji tjera të cilat mundësojnë pagesat përmes telefonave mobilë dhe pajisjeve tjera mobile. Pritet edhe paraqitja e zgjidhjeve të gatshme për shantazhe kompjuterike të cilat do t’u mundësojnë edhe personave jo aq të shkathët në programim që të inicojnë sulme dhe shantazhime të tilla të shfrytëzuesve për qasje ndaj të dhënave të tyre në kompjuterëve të sulmuar.

McAfee pret edhe rritje të sulmeve me përmasa të mëdha të cilat nuk kanë për qëllim direkt ndonjë përfitim financiar, por janë të drejtuara për shkatërrimin e infrastrukturës, pamundësimin e afarizmit, vjedhjen e pronës intelektuale, dhe në përgjithësi shkaktimin e dëmit sa më të madh.

Më shumë informata mund të gjeni në raportin e McAfee në adresën http://www.mcafee.com/us/resources/reports/rp-threat-predictions-2013.pdf/.