Toni Bler arrinë në Prishtinë

Toni Bler arrinë në Prishtinë

Ish kryeministri britanik, Toni Bler, sot arrinë për vizitë në Kosovë. Vizita bëhet me ftesën e kryeministrit Hashim Thaçi, ka njoftuar qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi Memli Krasniqi tha se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet “për pritjen e mikut të madh të Kosovës”.

Gjatë qëndrimit dyditor në Prishtinë, Toni Bler do të takohet me zyrtarët e lartë dhe do ta mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.