Tom Hanks

Tom Hanks rimburson shikuesit e pakënaqur

Tom Hanks i ka kthyer paratë e biletave të kinemasë një çifti të cilët i thanë se nuk e kishin pëlqyer filmin e tij më të fundit ‘Larry Crowne’.
Personat e panë aktorin në një pikë karburanti në Kaliforni dhe i thanë se sapo kishin parë filmin në kinema. Kur Hanks i pyeti se çfarë mendonin për të, burri iu përgjigj: “Nuk ishte dhe aq i mirë.”

“Më vjen keq që jeni zhgënjyer. Më lejoni që t’iu kthej paratë e biletave”, tha 55-vjeçari duke nxjerrë nga portofoli 25 dollarë.
‘Larry Crowne’, filmi në të cilin interpreton edhe Julia Roberts, nuk ka pasur vlerësime të mira edhe nga kritika.