TKZ: Ja si bëhet bashkimi i ligave

TKZ: Ja si bëhet bashkimi i ligave

TKZ: Ja si bëhet bashkimi i ligaveGrupimi i strukturuar i tifozave të kombëtares shqiptare, Tifozat Kuqezi, një ndër zërat e parë të bashkimit të dy ligave të futbollit, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqiperise, ka argumentuar, sipas tyre, se si mund të bëhet bashkimi në një ligë.

Tifozat Kuqezi thonë se Kampionati kombëtar përveç ekipeve nga Shqipëria e Kosova duhet të përfshijë edhe ekipet shqiptare në Iliridë dhe ato në Mal të Zi.

“Nuk është hera e parë që iu drejtohemi. Politika, qeveritë dhe federatat janë informuar prej kohësh si realizohet kjo pa i marrë leje askujt. Pse nuk e realizojnë të përgjigjen ata! Duam vepra, jo fjalë. Për të treguar që Tifozat Kuq e Zi nuk janë organizëm që japin vetëm kritika, por që ofrojnë edhe zgjidhje për kritikat që japin, po japim një zgjidhje. Konkretisht, Statuti i FIFA-së – Fifa nuk lejon vende dhe klube jo-anëtare të luajnë me vende dhe klube anëtare. Kosova nuk është anëtare. Zgjidhja: Mjafton që klubet e Kosovës të regjistrohen në Republikën e Shqipërisë. Klubi Prishtina ka kërkuar prej kohësh tek kryeministri, ministri dhe federatat, por ende nuk ka marrë përgjigje. Problemi: (po i paraprijmë problemit që do ngrejë FSHF pas zgjidhjes më lart). Klubi Prishtina duhet të regjistrohet në Kategorinë e tretë në Shqipëri”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë në faqen zyrtare në rrjetin social të Facebook nga Tifozat Kuqezi.

Bashkimi i dy ligave të futbollit është rikthyer në qendër të vëmendjes pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit. Kryeministri i kërkoi Ministrit të Sporteve, Aldo Bumçi të nisë menjëherë punën për realizimin e kësaj.

E në frymën e këtij urdhëri, ministri Bumçi pak ditë më parë u takua me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Në përfundim të takimit, kreu i FSHF-së tha:

“Nuk lejohet që një vend anëtar i FIFA-s të zhvillojë ndeshje me klube joanëtare, por gjithsesi ka një vendim të Komitetit Ekzekutiv që lejon zhvillimin e miqësoreve, hapësirë që mund të realizohet për turne mes ekipeve shqiptare dhe kosovare.”