Tiziano Ferro është homoseksual

Tiziano Ferro është homoseksual

Edhe pse me vite sillen tregime për homoseksualitetin e tij, pop ylli Tiziano Ferro, më në fund edhe vet e ka ndërmend që ta pohojë këtë në autobiografinë të cilën momentalisht është duke e shkruar, publikoi javorja italiane “Novella 2000“.

Kur në vitin 2006, kënëgtari për “Vanity Fair“ deklaroi se shtatë vjet nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, lajmi nuk kishte bërë jehonë të madhe, ngase mediet tjera konsideruan se bëhej fjalë për promovimin e albumit të atëhershëm “Nessuno é solo”. Në intervistën e njëjtë e pranoi se është “personi më joseksual në botë”.

Nga viti i nëntëmbëdhjetë i jetës sime jetojë i vetëm, pa të dashur. Ky është çmimi të cilin duhet ta paguajë personi sikur unë, i cili gjithmonë është nën reflektorët. E ndjejë se nuk do të jetojë gjatë. Dhe jam i sigurt se gjithmonë do të jem i vetëm”, kishte thënë ai.

Preferencat seksuale të Ferros i zbuloi që në vitin 2007 “transvestiti” Mauro Coruzzi, i njohur si Platinette, ku në emisionin e tij të drejtpërdrejtë në radio “Dee Jay”, kishte thënë “të gjithë e dinë se Tiziano është ‘gay’, por me siguri të gjithë nuk e dinë se ai i pëlqen meshkujt me qime”.

Para disa muajsh, moderatori Alessandro Cecchi Paone e kishte lutur këngëtarin që nëpërmjet televizionit publikisht ta pranojë seksualitetin e tij. Vetëm disa javë më vonë moderatori tjetër, Fabio Canino, deklaroi se këngëtari i njohur italian është shpërngulur jashtë vendit që ta fsheh homoseksualitetin, ndërsa Tiziano vërtetë qe disa vjet është duke jetuar në Londër.

Shumë mendojnë që këngëtari 30-vjeçar që moti e ka zbuluar seksualitetin nëpërmjet teksteve të këngëve të tij, dhe me pranimin e tij se e adhuron Raffaella Carrán!? Fakti që kurrë deri më sot nuk i konfirmoi këto thashetheme mund të këtë një justifikim: në fakt, vështirë që shtëpia diskografike do të lejonte që idhulli i femrave të pranonte se i pëlqen meshkujt. Megjithatë, pasi që këtë tashmë e ka bërë Ricky Martin, së fundi edhe Ferro duket se ka mbledhur forcën dhe do ta zbulojë sekretin.