Tito Vilanova: Skuadra ma lehteson punen

Tito Vilanova: Skuadra ma lehteson punen

Tito Vilanova: Skuadra ma lehteson punenVit i ri por Barcelona vazhdon me avazin e vjeter. Fitorja 4-0 ne derbin katalanas i dha nje kenaqesi te vecante edhe trajnerit Vilanova qe u rikthye ne stol ne kohe rekord pas nderhyrjes per heqjen e mases tumorale. 44-vjecari beson se situata e tij do ta ndihmoje edhe skuadren te vazhdoje te luftoje dhe te qendroje me kembe ne toke.

“Ndiej mbeshtetjen dhe mbrojtjen e klubit. Dua te falenderoj stafin dhe lojtaret qe me kane qendruar prane. Ky grup po punon perdite dhe kjo do te na ndihmoje shume. Duhet te vazhdojme ne kete rruge sepse nuk jemi ndryshe nga te tjeret”.

Ne vijim te intervistes, Vilanova vecon paraqitjen e sulmuesit Pedro Rodriguez, i cili realizoi nje dopiete ne takimin ndaj Espanyol.

“E nisem ndeshjen shume mire edhe pse nuk ishte nje perballje e lehte. Treguam se jemi ne forme optimale dhe mendoj se Pedro mund te shenoje ne vazhdimesi nese luan me te dyja kembet. Ky eshte nje lajm i mire per skuadren”. Barcelona mban vendin e pare ne renditjen e Primera Division pas 18 javeve te para, e shkeputur me 11 pike me shume se Atletico Madrid.