Tito-Vilanova

Tito Vilanova: Nuk do te behem asnjehere trajner i Realit

Tito-VilanovaTrajneri i Barcelones, Tito Vilanova, shprehet se te trajnoje Realin e Madridit eshte nje nga tri gjerat qe nuk do te beje asnjehere ne jete.

“Nuk do te jem kurre trajner i Realit ne jeten time. Gjithashtu nuk do te pranoj asnjehere qe te fitoj nje ndeshje pa e merituar dhe te promovoj dopingun”.

Opinioni i tij eshte bere ne librin “Te jesh i Barces”, ku personalitete te ndryshme te botes katalanase kane dhene opinionet e tyre. Edhe ish-tekniku Pep Guardiola i eshte pergjigjur keshtu pyetjes se per se e do klubin blaugrana.

“Eshte njesoj sikur ju te me pyesni se perse une i dua prinderit e mi”. Zevendes trajneri i Barcelones, Hordi Roura, e cileson teper te rendesishme takimin ndaj Osasunes, ndaj do te hedhe ne fushe formacionin me te mire, pavaresisht se te merkuren ata u perballen me Malagan ne kupe. Me daten30 janar, katalanasit do te kene nje takim te rendesishme ndaj Realit te Madridit ne gjysmefinalet e Kupes se Mbretit, por Rouran e shqeteson vetem sfida e sotme.

“Ne i marrim ndeshjet me radhe. Sado e rendesishme te jete sfida e Madridit, per ne synimi kryesor eshte qe te fitojme ne takimin ndaj Osasunes. Per Madridin nuk dua te flas, pasi do te kemi kohe ne vazhdim”, – tha zv/tekniku i blaugranave.