Tito s’ka qenë jugosllav, por polak ose rus

Tito s’ka qenë jugosllav, por polak ose rus

Tito s’ka qenë jugosllav, por polak ose rusJosip Broz Tito nuk ka qenë kroat, e as me prejardhje jugosllovene, thuhet në një dokument të CIA-s mbi analizën fonetike të gjuhës që ai ka folur.

Ky dokument është publikuar kohë më parë pikërisht në faqen e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës. CIA ka analizuar një fjalim të Titos nga viti 1977 dhe argumentoi se ai flet gjuhën “serbokroate”, mirëpo me theks të huaj.

 

Sipas CIA-s, problemi në fjalimin e Titos qëndron tek zanorja “i” pas bashkëtingëllores i cili tingëllonte shumë më afër me gjuhën ruse apo polake sesa me gjuhën që do të duhej të ishte “gjuha e tij amtare”. Autorët e dokumentit thonë se do të ishte e logjikshme të thuhet se Tito ka qenë në të vërtet rus apo polak, mirëpo thonë se kjo është vetëm hipotezë. /Zëri/