Tirqit e FSK-së vetëm për festa

Tirqit e FSK-së vetëm për festa

Tirqit e FSK-së vetëm për festaMe tirq e me plisa, pushkë në duar dhe me flamurin e Kosovës në krahë, tregonin një pamje të jashtëzakonshme, pjesëtarët e Gardës së e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mirëpo, kjo pamje për ta do të jetë e pranishme vetëm gjatë rasteve të veçanta ceremoniale të Republikës së Kosovës.

Ndonëse kjo uniformë gjendet në depot e FSK-së dhe ka mjaftueshëm për gjithsecilin pjesëtarë të gardës, nuk do të mund të vishet gjithmonë nga ushtarakët e FSK-së.

Sipas zëdhënësit të FSK-së, Ibrahim Shala, Forcat e Armatosura të Kosovës tashmë kanë një uniformë zyrtare dhe kjo me motive popullore nuk do të përdoret.

“Uniforma me tirq është një uniformë tradicionale dhe nuk është krejtësisht ceremoniale. Kjo do të përdoret sipas kërkesave dhe nevojave të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës për shënimin e datave të veçanta”, ka thënë Shala për Tribunën.

Sipas tij, uniformë e parë ceremoniale do të jetë uniforma që FSK ka pasur më herët.

“Uniforma e parë ceremoniale e FSK-së është ajo që ne e kemi e pasur dhe vazhdojmë ta kemi, për ceremoni ushtarake, për zyrtarë të lartë shtetërorë të vendit si dhe të ushtarakëve të lartë dhe zyrtarëve të shteteve që vijnë të vizitojnë Kosovën”, ka shtuar Shala.

E për të parën herë kjo gardë është rreshtuar më uniformë me motive popullore pasditen e 3 gushtit të këtij viti. /Tribuna/