Tiranë, eksploziv makines, nuk ka të lënduar nga shpërthimi

Tiranë, eksploziv makines, nuk ka të lënduar nga shpërthimi

Tiranë, eksploziv makines, nuk ka të lënduar nga shpërthimiI vihet eksploziv një automjeti në Tiranë. Ngjarja është shënuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në zonën e Liqenit artificial në kryeqytet.

Është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në këtë zonë. Mësohet se eksplozivi i ishte vendosur automjetit tip “Opel Corsa” me ngjyrë jeshile me targa të huaja GR 31 97 94. Automjeti është dëmtuar tërësisht, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Pjesët e automjetit janë shpërndarë disa metra larg vendit të ngjarjes. Është ende herët të flitet për sasinë e tritolit.

Ekspertë të Policisë së Tiranës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur të dhënat e nevojshme për të zbardhur ngjarjen.

Nuk dihet ende se kush është pronari i këtij automjeti, të cilit është vënë eksploziv.

Policia do të sekuestrojë kamerat e sigurisë në zonë, gjë që do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.